Të ruhet apo jo godina e Teatrit Kombëtar, kjo është çështja. Reagimet janë të shumta, disa janë për ruajtjen e godinës, e disa të tjerë duan, që në këtë territor të ndërtohet një teatër i ri dhe modern. Për herë të parë për këtë debat flet një nga artistet më të njohura shqiptare, Drita Haxhiraj.
Në këtë rrëfim të rrallë për Shqiptarja.com, aktorja shpjegon se përse ajo edhe bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori Fatos Haxhiraj, kanë nënshkruar për një teatër të ri, si dhe kushtet që projekti fitues duhet të plotësojë sipas tyre.
Ajo rrëfen se ndërtimi i një godine të re është diskutuar, që prej viteve 1972-’73, si dhe tregon për herë të parë se cili ka qenë qëndrimi i aktorëve të mëdhenj, si Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka lidhur me këtë çështje.
Aktorja shprehet se teatri duhet të jetë një godinë e re, moderne dhe serioze. “Nuk duhet të ndërtohet sa për të kaluar radhën dhe jo për të përfituar ndonjë tjetër. Në asnjë mënyrë!”. Haxhiraj, e cila ka interpretuar për 25 vite në skenën e TK, shton se projekti i ri duhet të shërbejë, si Teatër kombëtar dhe të mos cenohet territori.
Unë edhe Fatosi kemi nisur të punojmë në Teatrin Kombëtar gati që fëmijë, pasi mbaruam universitetin. Në atë godinë ruajmë kujtime të hidhura edhe të ëmbla. Godina është shumë e shtrenjtë për ne, është “Jerusalemi ynë”, siç ka thënë dhe Robert Ndrenika. Por duhet t’ju them se gjendja e saj fizike është e rëndë. Kur ne futeshim poshtë skenës për të kaluar në anën tjetër, atje kishte lagështirë dhe mykë. Atje janë sëmurur edhe shumë aktorë. Të gjithë ata artistë, që e krijuan teatrin kanë qenë pedagogët tanë.
“Unë jam emëruar në teatër në vitin 1967, kur mbarova Institutin e Lartë të Arteve. Të gjithë aktorët, në vitin 1972-’73, duke filluar nga më të mirët edhe më të fortët në zë, si Naim Frashëri, Violeta Manushi, Sulejman Pitarka, sepse ne ishim të rinj asokohe, diskutonin për të bërë një teatër të ri, sepse të gjithë po sëmureshin nga mushkëritë. Pjetër Gjoka u sëmurë nga mushkëritë. Për mos t’ju thënë edhe të fundit, që për shkak të mushkërive është ndarë nga jeta kolegu dhe partneri, që nga fëmijëria Roland Trebicka.
Nuk ka qenë një teatër për të qenë. Vetë ata që e krijuan e ngritën si problem se duhet një teatër i ri. Artistët tanë të mëdhenj i kanë kërkuar në mbledhje Manush Myftiut teatër. Kur u ngrit problemi që duhet bërë teatër i ri, ata thanë: “Ju lutemi, i thoni Partisë për teatër”. Myftiu ra dakord, duke u thënë, se do t’ju kthente përgjigje. Mirëpo amaneti i vërtetë i atyre, që krijuan teatrin ishte: “Nuk duam të lëvizim nga ai vend. Të ndërtohet ku është! Ju bëni teatrin këtu dhe ne shkojmë për shfaqje tek Instituti i Arteve”. Por, ishte edhe një ide, që teatrin të na i ndërtonin te sheshi “Avni Rustemi”. Por, artistët nuk ranë dakord. “Në asnjë mënyrë. Teatrin do ta bëjmë këtu, se këtu ka lindur”. Ata donin vendin, territorin, por jo muret.
Ky është amaneti i tyre! Ne jemi me ta, që teatri të bëhet i ri dhe modern, jo për të kaluar radhën apo për të përfituar ndonjë tjetër. Të jetë aty ku është, të ndërtohet bukur edhe t’u vlejë brezave të ardhshëm. Në atë mbledhje Violeta Manushi i tha Manush Myftiut se: “Ne s’do arrimë, por bëjeni për këta të rinj, se janë të talentuar”. Edhe unë kam shumë dëshirë, që ta shikoj projektin e ri. Jam shumë e lidhur shpirtërisht më të vjetrin, por duhet ndërtuar i ri për aktorët që punojnë në të, edhe për brezat e ardhshëm. Teatri Kombëtar duhet të jetë për publikun dhe aktorët. Ky është mendimi im edhe i Fatosit!”, shprehet aktorja Drita Haxhiraj.
Keta qenkan rrefyer tek Shqiptarja.com,tek ata qe hetuan Babolen,tek ata qe investiguan 45 vjeçarin
nga Novosela qe ka imituar zerin e Geron Xhafajt,por akoma nuk ja dime emrin!!!Por,me qe eshte
problemi dakordesise per shembjen e Teatrit;-kush mban pergjegjesi per fallsifikimin e firmes se
Pirro Manit more bastarde?
qenka bere edhe artist ziguri sot! nuk le profesion pa cikur. I paskan varur dhe bolet ne qafe.
Brockulla. Godina e keqe… po por egziston rinovimi total qe su morr ne konsiderate. Je, ju u blete per nje cope buke.
Shumë , shumë e nderuara zonja Drita Haxhiraj ( Qyqa mi zoje , moca , theu pajatat ) . Të mrekullueshmet , të pa harrueshmet e të pa përsëritshmet .
Veç për këtë bëhet fjalë .
Mjaft më . Nuk është lënë gjë pa fshirë pa nam e nishan nga faqja e dheut , në emër , në emër , në emër , mjaft më , se edhe ata që i fshinë nuk ja dinin jo vlerat , por as emrin .
Zonjë shumë e nderuar , bashkëudhëtare e denjë e korifejve , që fatkeqësisht , ligjet e jetës na i morën , por kanë lënë mbrapa shumë shumë , e shumë . Pavdekësinë e gati një shekulli art skenik e kinematografik . Nuk duhen lejuar ta vdesin e zhdukin , hajdutët e pronave publike , makiavelë të klasit botëror , për të shti gjithçka në dorë .
Zonjë fort e nderuar . Shqetësimit tuaj dhe gjithë të mëparëshmve , i ka ardhur koha . Tek shkrimi i dt 25 Qershor , po këtu tek Tema , të profesorit Josif Papagjoni ” Spektatorët duhet të ndjejnë era parfum , teatri ynë vjen era myk e lagështirë ” kam shkruajtur koment pak më të zgjeruar e shtjelluar . Shpresoj ta lexoni , dhe dëshiroj shumë që bashkë me kolegët e tjerë t’i çoni me këmbëngulje deri në fund amanetet e të parëve dhe detyrimet për to .
MOS U ZMBRAPSNI . HAJDUTI GJITHMONE KA FRIKE , BILES , KUR GADURRET , KA EDHE ME SHUME .
Me Respekt e dashuri .
Spartak VERDHA