VIDEO: Vallja shqiptare që "çuditi" Moskën në vitin 1957

1 Korrik 2018, 14:19Kulturë TEMA

Vallja devolliçe është një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare e cila renditet mes valles së Osman Takës, valles së Dumresë apo edhe valleve epiko-lirike në veri të vendit.

E kultivuar dhe trashëguar mirë brez pas brezi, ajo konsiderohet si një lloj mjaft dinamik, ku valltarët shfaqin forcë dhe energji në lëvizje.

Arkiva Qëndrore e Shtetit, ka përcjellë një video ku grupi folklorik i krahinës së Devollit ka përfaqësuar Shqipërinë dënjësisht në vitin 1957 në Moskë.

Festivali Ndërkombëtar i Rinisë së asaj kohe, nderoi Shqipërinë me Çmimin e dytë duke vlerësuar secilin prej artistëve.

Aktiviteti zgjati në segmentin kohor 28 korrik-11 gusht 1957, dhe pati mundësi që të njihej me një ndër thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Krahina e Devollit, shquhet për vlerat folklorike, ku në historinë e saj janë shënuar balada, ninulla, këngë, valle, zakone dhe rite.

Këto gjenden të përshkruara edhe në letrat e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili një pjesë të gjerë të krijimtarisë së tij letrare ja kushtoi vëndlindjes. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Vallja shqiptare që “çuditi” Moskën në vitin 1957”

  1. Bert says:

    Nderroni vitin tek titulli,se e keni bere 1975.Ne kete vit nuk ka pas shans shqiptare te shkonte ne Rusi,jo te hidhte valle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje