Aktori Artan Imami, i cili që në krye të herës u radhit mes atyre që kërkonin ndërtimin e një teatri të ri, madje lexoi edhe deklaratën ku kërkonte jo vetëm një godinë të re, por që trualli i TK-së të mos cenohej, e ndjeu të nevojshme të ulej e t’u kthente përgjigje ca njerëzve, të cilët e kanë përmendur me emër ose jo.
Artan Imami që në krye të letrës i kthen përgjigje Fatos Lubonjës, duke shkruar:
“Se këtë mirë që duhet ta durojmë çdo natë në TV, por ky të zë pusi edhe që në mëngjes në gazetë.
Ky tipi, pasi mbaroi punë dhe asgjësoi totalisht Ismail Kadarenë si shkrimtar dhe jo vetëm, pasi arriti qëllimin ta bënte Skënderbeun një njeri të dyshimtë se e kishte nënën serbe, pasi i dha mend gjithë botës, megjithëse bota hiç nuk e pordhi, pasi bëri copë Ed Ramën dhe oligarkët, gjeti kohë të na nderonte me sharashkrimet e tij edhe neve aktorëve, që s’kemi qenë kurrë aktorë, sipas tij.
Duke filluar nga unë. Unë kam pasur fatkeqësinë ta njoh këtë tipin pothuajse sa doli nga burgu, e i prezantuar si ish-i burgosur politik e humanist i madh, siç tashmë e di gjithë bota (Edi Rama nga të parët).
E pasi e filloi jetën në liri, nisi të vërë në provë durimin tonë, që nga ajo ditë e 28 vite në vazhdim, vetëm se kishte bërë 17 vjet burg. Burgun, me thënë të drejtën, e pësoi nga i ati (apo i ati nga ai?!), megjithëse pak më vonë sistemi zbuloi që i biri na paskësh qenë një kundërshtar i madh.
E pastaj historia vazhdon, Fatosin më në fund e dënuan për ca biseda kundër regjimit, më saktë biseda me çerek nënkuptimesh kundër regjimit, të bëra me të atin, me zë të ulët brenda shtëpisë.
Ah, se desh harrova, edhe në bazë të ca ditarëve mbushur me delire gjysmë erotike të një adoleshenti. Tani na duhet ta durojmë çdo natë në TV, në të cilat shkon e dërdëllit për gjithçka si gjitholog që është (edhe këtë Edi Rama ia ka thënë i pari).
Në fakt, ai gjithmonë flet në fund, sepse mundohet të përmbledhë mendimet e të tjerëve, por po e ndërpreu njeri, e humbet fillin, dhe kjo është normale se nuk janë mendimet e tij.
Pastaj, pasi merr rrogën e natës (se mos kujton njeri se shkon gratis aty), fillon e shkruan, bile njëherë tentoi edhe një roman, a një libër kujtimesh, nuk më kujtohet, të cilin ia bleva për mëshirë dhe direkt ia fala një shitësi librash të vjetër, që i shesin për disa qindarka në trotuar.
Kam 10 vjet që atë libër e shoh akoma aty. E këtij tipi që më kujton sa herë e shoh personazhin e famshëm të nëntoger Dubit, përshkruar nga Hasheku si mistrec e gjysmë pordhac, shkurtë e qartë po i them: “Ik o Fatos, merru me veten…!”, shkruan Imami.
Letra e plotë
Drejtuar ca pisanjosëve (që bëjnë pis letrën)
“Më mirë një epitaf i keq sesa të hysh në gojën e aktorëve” Shakespeare
Sot në mëngjes, pasi bëra kafen, u ula të lexoja shtypin e ditës për atë që për disa është një ngjarje vajtimtare, ndërsa për mua dhe shumicën, një ngjarje e gëzueshme. Siç e kuptoni dhe vetë, bëhet fjalë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Si fillim, fytyra e parë në ballë të “Panoramës” më doli i përhershmi Fatos Lubonja.
Se këtë mirë që duhet ta durojmë çdo natë në TV, por ky të zë pusi edhe që në mëngjes në gazetë.
Ky tipi, pasi mbaroi punë dhe asgjësoi totalisht Ismail Kadarenë si shkrimtar dhe jo vetëm, pasi arriti qëllimin ta bënte Skënderbeun një njeri të dyshimtë se e kishte nënën serbe, pasi i dha mend gjithë botës, megjithëse bota hiç nuk e pordhi, pasi bëri copë Ed Ramën dhe oligarkët, gjeti kohë të na nderonte me sharashkrimet e tij edhe neve aktorëve, që s’kemi qenë kurrë aktorë, sipas tij.
Duke filluar nga unë. Unë kam pasur fatkeqësinë ta njoh këtë tipin pothuajse sa doli nga burgu, e i prezantuar si ish-i burgosur politik e humanist i madh, siç tashmë e di gjithë bota (Edi Rama nga të parët).
E pasi e filloi jetën në liri, nisi të vërë në provë durimin tonë, që nga ajo ditë e 28 vite në vazhdim, vetëm se kishte bërë 17 vjet burg. Burgun, me thënë të drejtën, e pësoi nga i ati (apo i ati nga ai?!), megjithëse pak më vonë sistemi zbuloi që i biri na paskësh qenë një kundërshtar i madh.
E pastaj historia vazhdon, Fatosin më në fund e dënuan për ca biseda kundër regjimit, më saktë biseda me çerek nënkuptimesh kundër regjimit, të bëra me të atin, me zë të ulët brenda shtëpisë.
Ah, se desh harrova, edhe në bazë të ca ditarëve mbushur me delire gjysmë erotike të një adoleshenti. Tani na duhet ta durojmë çdo natë në TV, në të cilat shkon e dërdëllit për gjithçka si gjitholog që është (edhe këtë Edi Rama ia ka thënë i pari).
Në fakt, ai gjithmonë flet në fund, sepse mundohet të përmbledhë mendimet e të tjerëve, por po e ndërpreu njeri, e humbet fillin, dhe kjo është normale se nuk janë mendimet e tij. Pastaj, pasi merr rrogën e natës (se mos kujton njeri se shkon gratis aty), fillon e shkruan, bile njëherë tentoi edhe një roman, a një libër kujtimesh, nuk më kujtohet, të cilin ia bleva për mëshirë dhe direkt ia fala një shitësi librash të vjetër, që i shesin për disa qindarka në trotuar.
Kam 10 vjet që atë libër e shoh akoma aty. E këtij tipi që më kujton sa herë e shoh personazhin e famshëm të nëntoger Dubit, përshkruar nga Hasheku si mistrec e gjysmë pordhac, shkurtë e qartë po i them: “Ik o Fatos, merru me veten…!”.
Pasi hapa faqen tjetër, më përplaset një mallkim nga Sesilia Plasari (që është varianti quazi femër i Bujar Asqeriut), që me vikamat e saj më çau… daullen e veshit, por për arsye që tashmë dihen, nuk dua të merrem me të, po i them vetëm, FJALËT MBRAPSHT.
Në atë moment, më ra telefoni dhe më thanë: “Lexo çfarë ka shkruar ‘Shekulli’ për ju”. Hej bela, thashë me vete, hajde lexo “Shekullin” tani.
E bëra këtë mundim dhe gjeta një shkrim nga një farë Laci, i cili shkruante me qesëndi ‘alla lac’, plus sharje dhe ofendime për këdo emër të nderuar që i ishte bashkuar listës për ndërtimin e Teatrit të Ri.
Mendova me vete, mirë kjo fytyra e trishtuar është stërmunduar të na shajë, por Koço pse e lejon? Tani që Koço Kokëdhima, ky pistolero, e përdor gazetën e tij për të plagosur lehtë kundërshtarët e tij politikë (megjithëse këto të fundit nuk e pjerdhin fare) nuk ma merrte mendja se do të merrej edhe me ne.
Koçua, të cilit i iku zëri duke ulëritur kundër korrupsionit, është tipi që më ka habitur gjithmonë, është njeriu që nuk thotë mos më kërkoni llogari si e bëra 1 milionëshin e parë (se këtë ia dimë), por thotë mos më kërkoni llogari si bëra 10 të tjerët.
Koço është iluzionist, magjistar. Pasi ka hapur e ka mbyllur 112 kompani, të cilat dilnin me humbje, dhe sigurisht nuk paguanin taksat, bënte Magjinë e Madhe. Në vend të varfërohej, pasurohej.
Pasi harxhoi disa vite për të ndriçuar si mentor Edi Ramën, vendosi të braktiste gjithçka dhe të jepej me mish e me shpirt për të mirën e popullit. U bë DEPUTET. E do mbahet mend si njeriu që e përjashtuan nga ai Parlament, që me nivelin që ka, i bie sikur të të përjashtojnë nga bordelloja për imoralitet.
I dashur Koço, ke bërë mirë që ke ndërtuar një kishë të vogël brenda shtëpisë tënde, siç më kanë thënë, se të duhet të lutesh për falje tri herë në ditë. E që ta mbyll, po i them le të merret ai dhe gazeta vetëm me të sërës së tij, që janë Parlament e lartë.
E ndërsa e hodha gazetën, mendova, pse të mos them dy fjalë që s’i kam thënë deri tani për të gjithë ata që kanë marrë lehtësisht guximin të merren me emrin tim?
E pra, pse?…. Se boll ma kanë….
Po e filloj me… i shkreti unë që s’di si ta quaj, ……
Po e quaj specialist të drurit. Quhet Arben Derhemi. Po e quaj specialist të drurit, meqë argument kryesor të strukturës së fortë të Teatrit, quante dërrasat me 0.2% lagështirë.
Arbeni mori guximin që me zë të lartë e me një pamje bodyguard-i diskoteke, të më hiqte të drejtën mua, që së bashku me mbi 200 anëtarë artistë të një shoqate për mbrojtjen e të drejtave të interpretuesve, të konkurrojmë sipas ligjeve të shtetit për një licencë që mbron të drejtat tona, të drejta që për nëntë vjet rresht janë abuzuar, vjedhur.
Sot po i them atij, avokatit të tij e ca të tjerëve (mos ardhtë dita të përmend emra), një gjë që ata e dinë, por publiku jo. Prokuroria ka filluar të bëjë detyrën e saj për rastin konkret. E dua t’i kujtoj që qëndrimi im personal në lidhje me godinën është konsekuent që prej 20 vitesh, kur shoqata që unë jam pjesë fatkeqësisht nuk kishte lindur. Kohë, në të cilën ai i binte maces me lugë.
Që i gjori Arben u detyrua të linte mënjanë hunjtë e të mos derdhte gjak, apo larg qoftë të na binte dëshmor, nuk di kë të falënderoj. Por, kur pashë se si luajtën me të, si top llastiku, po i them që nuk je top 50 lekësh, po 40 lekësh (artikull e çmim komunizmi) e që DRURI, pavarësisht lagështirës, DRU ngelet…..
Për tipin që dua të flas, që s’po ia zë emrin në gojë, që të moës i jap shans të përgjigjet, mund t’i them vetëm që, ai është përjashtim i proverbit: “mali që s’ka pyll, ka minerale”, dhe ia kuptoj depresionin nga braktisja e përgjithshme, që ka pasur gjithë jetën, jo vetëm prej shpirtit flori që ka, por edhe nga pamja.
Këshillë: lër mjekërr që të mos të të duhet të shohësh atë surrat-fytyrë në pasqyrë, të mërzitesh, e t’ua derdhësh helmin të tjerëve. E sa për të tjerët që i shoh në tufë, ju them, disave prej tyre, që u mjafton talenti, emri e mbiemri që kanë, të thonë të distancuar nga këta më sipër, atë që duan.
Uuu….. më thanë që paska shkruar dhe Syçi kundër nesh. Po ik o Syç, shko na bli një paketë cigare…. Me këta të politikës nuk po merrem, por i siguroj të interesuarit se në truallin e Teatrit do ngrihet vetëm Teatër dhe ngjitur me të nuk është zbuluar ndonjë burim nafte.
I përshëndes të gjithë të lartpërmendurit e ju them qetësi e bythë të forta! Po që e ndjej veten më të lehtë që i shkruajta këto radhë, qenka qejf.
Profesioni, AKTOR
(Mos ma merrni për mburrje)
Vetem nje aktor i mirefillte gjykon dhe shkruan keshtu.
Pergezime zoti Artan Imami !
Te lumte dora dhe mendja o Tan Imami,,,,,
Mire ja u ke bere ketyre plerave,,,,,,,,
Te lumte ajo pene !!
E meritojne !!
Me mire nuk behet. Dikush duhet t’ja u thote te verteten ne sy.
Rrugaceria eshte ne kembe prej kohesh qe nuk mbahen ment, por tani ndoshta, erdhi koha e zoterinjve..
Te lumte Artan.
Cfar mund te presesh nga nje qelbesire si Lubonja..
Te lumte mendja dhe pena o Ben!
E ka Tan o kar, jo Ben ?
Drejt , Artan e ka po i therasin Ben , shkurt hahahahahahahahaha tung
Nje mut jane te dy. Si Ben ashtu dhe Tan!
Bravo, personalit I madhe dhe prap je treguar shume i meshirshem karshi pordhotences se Derhemit qe mu per vete me duket si i anormal qe nga pamja e fytyres se sa per aktore ky me shum ka qene servil.
Bravo Tani jane funderrina te shoqerise shqiptare.
Obobobobo sa shume me pelqeu ky shkrim!
TE LUMTE DORA DHE MENDJA TAN IMAMI. SHKRIM I SINQERTE DHE ME ZEMER NE DORE, ANALIZE E SHKEKQYER PER ATA DELENXHINJ QE I KE PORTRETIZUAR ME SE MIRI.
E kam njihur mire Tanin.Djale me pall kari nuk ben me nena.
Te lumte dora zoti Artan.Ky vende ka shume alabak ,por alabak me te madhe se ky Fatos Lubonja nuk ka .Ky person cfar pune bene ,mos ka detyren te mare neper goje gjithe personat publik .Ky eshte nje analist qe qendron mbase deres te medhenjve dhe c’munde te degjoshe mbas dere ,per mua bene punen e spiunit si njeher koha .Ky palaco analist qe sa del ky far qenefi shumica e Shqiptarve e fikin se doli ky tip pederasti qe Shqiptaret si kane qef .Lereni legenin te gllamis se ne fund ne qenef ka per te perfunduar.
Lul ke te drejte qe ky Tan Imami eshte Pall Kari, por me thene te drejten, ne ato qe thote ketu, ka plotesisht te drejte ?
E gjithe historia e Teatrit tregoi mes te tjerash, jo vetem mashtrimin ne lidhje me Teatrin dhe mungesen e respektit per trashegimine kulturore, por edhe nivelin mizerabel te ketyre gjoja artisteve.
Shiko se cfare brockullash derdellit ky dereziu!!!
Po me Lubonjen cpate????? Pevec shume portaleve qe jane me poshte mesatares se pergjitheshme,asnje intelektual i vertete nuk merret me te.Sepse ai eshte MOSI i talentit ne letersi ( por ska gje se shumica nuk kane por nuk shesin p…… si ai); MOSI i historise te cilen ai e precipiton dhe perpiqet te duket modern vetem duke”magjepsur” ndonje gazetare per pak injorante;MOSI i krijimtarise letrare sepse ata qe e bejne Shqiperine te njohur,ai i denigron shume me keq se PD Shqiperine.Lash per ne fund MOSIN si karakter, si njeri.Perderi sa ja beri te jatit,dhe jo pe Ideale,por per komplekse te karakterit,mos ta zgjas me.Kur ka ndonje emisionn dhe dua ta shoh,sa del ai ,e mbyll.Nuk mjafton qe na e nxjerrin kur eshte ne Shqiperi,por na duhet ta degjojme edhe kur eshte ne Itali nga shtepia e tije qe ja blene ata qe u ”shiti”Gjeneralin e Kadarese.PRANDAJ MOS U MERR ME LUBONJEN.Harroje se ekziston.
E fortë, fragmentare
por e ke qarë or Tan
ca plehra qytetare
i hodhe në kazan.
*
Derhemë e Asqerë
i dhjeve Ashiqare
dhe Syçi karagjozin
e nise për cigare.
*
Me ironi, sarkazëm
dhe Koçon e mbulove
ca rreshta, si grafi
skeletin ja zbulove.
*
I hapi kompanitë
i mbylli pa taksim
ato dilnin me humbje
por Koço me fitim.
*
Fatos strabizmologut
e djeshmja heroike
nga petët që i hoqe
na qenka erotike.
*
Ja hoqe maskën fare
Lubonjë qerratait
që, për t’ja nxjerrë vetes
ja futi dhe babait.
***
P.S.
Kjo letra jote Tan
pa fund më intrigon
më duhet ta ndërpres
se ndeshja po fillon!
Hahahaha, o gopist, je i modh per zotin. E ke qa me mire se Tani.
Me ne fund nje aktor qe nuk aktron per nje shkaterrine qe e ka edhe emrin teater kombetar. Ky teater i tejzgjatur per teatrin duhet temarre fund. Shembeni ndertesen qe mbledh vetem minj.
Tani,te lumte,mendje hapur si shume pak kolege te tute trushkulur e delirante.
Artan , je si grate ne nje cezem fshati.
po se kuptoni o milet qe ky aktori i famshem eshte shok i ngushte i ed drames dhe kerkon dhe ky te marri ndonje kocke se nuk e ka me Rovena Dilon qe e moli mire nja 10 vjet dhe tani kerkon ti japi ed drama ndonje post ose ndonje kocke tek kullat, nese do bej ndonje artikull kunder Z Lubonjes dhe Artisteve te Teatrit
Artan Imami aktor i famshem ? Ai nuk eshte akoma aktor, dhe ju e quani te famshem, ha-ha, shakaxhinjte e “Rilindjes”.
Populli,
Tan Imami eshte nga ata burra qe ne çdo gje ku futwt e ka suksesin te garantuar!
Tani s’ka patur kurre,po kurre nevoje per parate e Rovenes se Tan Imami ka patur aq pare nga puna e tij dhe familjes se tij sa ti nuk i ke pare e nuk do i shohesh dot as ne enderr.Rovena ka bere pare nga emri i Tan Imamit.Prandaj po te them pirdh se lirohesh.
Ky vetem sha, asnje argument per te kundershtuar Lubonjen!
Kur do mesojne shqiptaret se artistet nuk kane monopol moralin?!
Nje aktor sado i talentiar e i suksesshem , ka po aw shanse te korruptohet , blihet , sa nje arketar, kepucar, financier , zdruktar e varksr… ka aq shanse te jete me integritet ose jo , i ndershem apo i pandershem sa cka nje tjeter profesion..
ky eshte thjesht dikush qe u ble.
Bravo Tani,
Jo vetem per kauzen e drejte qe mbron. Por edhe per stilin e shkrimit. Nje katarsis letrar “par exelent”,
qe t’a ka enda t’a lexosh. I ke tregu ‘numerin” te gjithe pseudoanalisteve qe mbushin studiot dhe gazetat.
Goni
Fatos Lubonja ka qene nje nul i fryre qe i vogel. E perkadhtuan nga shkolla Sami Frasheri se vodhi tezen e provimit te matures. Hyri ne fakultet, dega fizike, ku nuk is kishte haberin por e kalonin se i ati ishte sekretar i komitetit te Partise Tirane qe mbulonte Universitetin.
Ne burg e futen se e denuan te atin (burre shume i mire),
Me vjen ndot qe po shkruaj per nje debil se cilesimin hajvan nuk e meriton
Nuk diskutoj fare nese jane ose jo te verteta ato qe shkruan ky aktori, po marr rastin me te mire (per ate vete) se ka plotesisht te drejte, por gjuha e perdorur dhe sulmet personale qe i drejton publikisht kolegeve dhe te tjereve, mjafton per ta shumezuar me zero. Mire thote Afrim Krasniqi, se ne jemi akoma shoqeri me mendesi komuniste..
@ gopisyi nshrakut
Brillante
Vetem se e ngarkon gomarin me nje ane.
Dil nga ferra ti o katunar dhe ngarkoje gomarin nga ana tjeter ? ? ?