Aktorja e njohur e skenës dhe e filmit, por edhe ish deputete e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, është pro shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Ajo ka deklaruar se gjendja e Teatrit është mizerabël dhe se vetëm aktorët e dinë se si punojnë aty, në ato kushte.
“Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë”, është shprehur Bulku.
Deklaratën e saj, ish deputetja e PD në vitet 2009-2013 e ka dhënë për një emision televiziv në janar 2018, të cilën po ju’a risjellim të plotë më poshtë edhe me video:
“(Godina e teatrit) duhet shembur, pa dyshim. Ne po përjetojmë kushte mizerabël. Unë nuk e di se si punojmë aty, është turp të punosh aty. Tani që u gjet Turbina, shumë mirë, ajo sallë është për atë zonë, atë lagje dhe si ajo duhet të ndërtohet edhe një në Kombinat, edhe një në Laprakë, që padyshim është një lagje afër Tiranës.
Unë do të dëshiroja që të ngrihet një Teatër i ri Kombëtar, me parametra të tjerë.
Unë them që të ndërtohet një teatër me parametra që të jetë një teatër shumë i mirë. I takon, derisa është një Teatër Kombëtar. Aty duhet të ketë një teatër shumë të mirë, ç’më duhet mua se çfarë ndërtohet anës teatrit, apo mbi teatër. Në qiell le të ndërtohet, s’kam ndonjë gjë; unë dua të ndërtohet një teatër, moj shpirt. Nuk ka rëndësi fare se çfarë. Mirë është në atë vend, sepse akoma është infrastruktura, se aty, sido që të jetë, është një unazë e vogël, që njerëzit vijnë edhe në këmbë”.
E ka pare Salushi dhe Lulushi kete intervisten?
Z.Bulku!
Shume thjeshte,qarte e bukur.Nje shembull pozitiv per te gjithe aktoret e mirefillte.
Artistet detyrimisht duhet te jene te cliruar nga prangat partiake dhe asnjehere s’duhet te jene militante.
Pergezime
Aktore e mirefillte?! KJo eshte cope mishi mer! Me ke aktore te mirefillte e krahason?!
Cili rol te ka ngel ne mendje? Amon ma thuj!
Katunare te te gjitha viseve bashkohuni!
S’kishte si t’i shpetonte thirrjes edhe Monda prej Cerriku.
Monda prej Cerriku, u konvertua shume heret ne nuse blloku. Pastaj Sala qe kishte nostalgji per bllokun e caktoi deputete “antikomuniste”. Ah, harrova. Per teatrin nuk e rruan fare kjo Monda prej Cerriku, prandaj eshte kthyer ne origjine..
Monda, mos ke frike mos te heqin kalamajte nga puna apo na dole dhe ti eksperte vleresimi pasi mori burri yt nja 2-3 hodrocentrale nga xhaxhi Saliu?
Kam pershtypjen se po i keqperdorin edhe fjalet e Rajmondes, ashtu si edhe te shume artisteve te tjere. Se pari, pse na jepet kjo intervista e janarit tani ne qershor? Se dyti, cfare problemi ka te thuhet madje te bertitet me te madhe (si Bujar Asqeriu) qe ka nevoje per kushte te mira pune per aktoret? I kane katandisur si mos me keq sepse s’kane bere asnje investim dhe cfare? Te heshtin dhe te punojne si skllever?
Aaaa, po Rajmonda na thenka ketu qe s’i intereson se cfare ndertohet lart dhe anash Teatrit, ketu fle lepuri. Cila eshte Rajmonda qe e thote kete? Arkitekte? Urbaniste? Jo. Eshte thjesht nje artiste qe i ka ardhur ne maje te hundes me kushtet qe i mungojne per shkak te mosinteresimit te qellimshem te atyre qe pikerisht per kete pune e lane keshtu.
Kellira, po ti nga parizi je vellacko-motero?