"Qeveria zvarrit marrëveshjen për identifikimin e viktimave të komunizmit"

6 Korrik 2018, 13:35Kulturë TEMA

“Mbi një muaj ka kaluar që nga dita kur Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen me Institution Ndërkombëtar të Njerëzve të Zhdukur (ICMP) për një projekt të kufizuar që synon gjetjen e varreve të një pjese prej personave të zhdukur apo të ekzekutuar gjatë kohës së komunizmit. Por ICMP është ende në pritje të ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Shqipërisë.”

Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare dhe Instituti Ndërkombëtar i Njerëzve të Zhdukur (ICPM sipas akronimeve në anglisht), arritën një marrëveshje në mars të këtij viti, por marrëveshja duket se ka mbetur pezull dhe po zvarritet në pafundësi.

Marrëveshja u miratua nga Këshilli i Ministrave më 7 qershor, por ajo do të duhet të firmoset nga të dyja palët dhe të dërgohet në Kuvendin e Shqipërisë për ratifikim para se të marrë peshë ligjore. Një muaj pas miratimit në qeveri, ICMP, e cila ka punuar në identifikimin e viktimave të luftës apo të krimeve kundër të drejtave të njeriut në shumë vende të botës, është ende duke pritur.

Pyetur nga BIRN, një zëdhënës i ICMP tha përmes një emaili se ky komision është ende duke pritur përfundimin e procedurave në mënyrë që të nisin zbatimin e projektit.

“ICMP po pret ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Republikën e Shqipërisë dhe kryerjen e aktiviteteve që do të ndihmojnë Shqipërinë të trajtojë problemin e njerëzve të humbur. Ne shpresojmë që Shqipëria do ta përfundojë këtë proces këtë muaj në mënyrë që ne të mund të kryejmë projektin,” tha komisioni.

Qeveria e Shqipërisë nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim se pse siglimi dhe ratifikimi i marrëveshjes po zvarritet tashmë prej muajsh. Projekti i ICMP është financuar nga Bashkimi Europian dhe për momentin disponon fonde të kufizuara për të koordinuar kërkimet në dy varreza të njohura të kohës së Komunizmit, në Dajt dhe në Ballsh si dhe në vendvarrime të tjera të dyshuara. Por projekti i BE-së duhej të kishte nisur tashmë prej një viti ndërsa mbetet pezull në pritje të përfundimit të procedurave nga qeveria shqiptare.

Zyra e Delegacionit Europian në Tiranë i tha BIRN se “ka besim që Shqipëria do ta miratojë marrëveshjen në kohë”, pasi vetëm pas ratifikimit në parlament ICMP do të mund të fillojë procesin e komplikuar të mbledhjes së kampionëve të kodit gjenetik nga familjarët e të zhdukurve si dhe të koordinojë gërmimet në terren për të gjetur eshtrat e të zhdukurve.

“Marrëveshja e Bashkëpunimit mes ICMP dhe Shqipërisë është miratuar nga këshilli i ministrave dhe tashmë është në pritje të procedurave ligjore/legjislative për siglim dhe ratifikim nga Kuvendi i Shqipërisë,” tha zyra e delegacionit.

“Pasi marrëveshja të firmoset, ICMP do të fillojë mbledhjen e kampionëve të familjeve nga anëtarët e mbijetuar të viktimave,” shtoi Delegacioni.

ICMP thekson në përgjigjen e saj se procesi, edhe pas përmbylljes së procedurave burrokratike nga autoritetet shqiptare, do të jetë i gjatë dhe i vështirë.

“Autoritetet shqiptare kanë miratuar më shumë se 24 akte ligjore që nga viti 1991 për trajtimin e çështjes së viktimave të regjimit të mëparshëm, por mbetet i panjohur fati i personave të zhdukur dhe vendndodhja e varreve dhe shumë pak është bërë për t’i dhënë familjeve të të zhdukurve ndihmë reale,” tha ICMP. “Mungesa e informacionit po pengon shoqërinë shqiptare për të kapërcyer trashëgiminë e të shkuarës së vet totalitare.”(birn)

6 komente në ““Qeveria zvarrit marrëveshjen për identifikimin e viktimave të komunizmit””

  1. delete says:

    Vemjet qe qeverisin sot Shqiperine nuk mund te identifikojne krimet e baballereve te tyre. Keta te ICMP-s kerkojne te pamunduren.

  2. Shqipja says:

    Cfare verifikimi do Ju qe Po vidhni me kembe e duar pasurite e ketij populli e vidhni me emer te shiqatave.
    Keni 28 vjet qe merni para kur nga 5000 veta ne burg 4500 ishin hajdute. Po talleni edhe me ata qe vuajten vertet.
    Pse nuk kerkoni qe te hiqet busti I vrasesit me partiotin. Zogu me bajram currin apo hasan prishtinen, Luigj gurakuqin, Avni rustemin.
    Zogu beri te mira POR beri edhe Enveri , POR harroni te numeroni te keqiat e zogut me te Enverit .
    Flm

  3. Shqipja says:

    Cfare verifikimi do Ju qe Po vidhni me kembe e duar pasurite e ketij populli e vidhni me emer te shiqatave.
    Keni 28 vjet qe merni para kur nga 5000 veta ne burg 4500 ishin hajdute. Po talleni edhe me ata qe vuajten vertet.
    Pse nuk kerkoni qe te hiqet busti I vrasesit me partiotin. Zogu me bajram currin apo hasan prishtinen, Luigj gurakuqin, Avni rustemin.
    Zogu beri te mira POR beri edhe Enveri , POR harroni te numeroni te keqiat e zogut me te Enverit .
    FLM mos u tallni me te vuajturin e mos I fusni ne nje thes te tere.

    1. ELIOT says:

      Cfare verfikimi te bejen keta Rama Berisha ishin spiuna te Enverit ;;;; Apo do te nxjerrin vrasjet e prinderve te tyre Rama do te ndeshkoje dajen e vet;;;qe i lepinte cdo mengjez cizmet Enver Hitlerit ;;;;ha ha ha ;;; Dhe kush e ka mendjen sot per victimat e bolshevikeve ;;;; Te gjithe e kane mendjen te RRJEPIN popullin dhe JO te shperblejne te burgosurit politike qe u denuan kot per ;;tekat e komunistave ;ne DEMOKRCIE do te ishn paguar me kohe ;por ne Shqperi ;;Rama nderon spiunat e Enverit para te pafajshme ;;;hej Shqipe ke harrua se hajduti me i madh iishte komunizmi ;;Ishte Enveri ;;;qe beri 5 vila me pishina me dollaret e popullit ;;

  4. Leo says:

    Te zhdukurit, tashme pas 30 vjetesh demokrac, mjafton te dihen si emera dhe me nje motivacion nga Kuvendi qe kerkon falje si organi me i larte qe ka qene nen urdherar e deputetit te thjeshte dhe Kryetarit te Frontit, Enver Hoxhes.

    1. heu bre says:

      Ca thua mor derdimen, sa klase shkolle ke ti!? Ti s’ja ke idene per cfare behet fjale, pse hap gojen dhe gromesin idiotizma!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje