Reagon Kastriot Çipi: Nuk jam dënuar unë, por kompania ime (pas dënimit nga gjykata për vjedhje, zbulohet se i kanë refuzuar edhe vizën kanadeze)

11 Korrik 2018, 11:16Kulturë TEMA

Pas lajmit të publikuar dje se, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, dy drejtuesit e protestës kundër teatrit, rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë për vjedhje të fondeve të filmave dhe janë kallëzuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Çipi është munduar të sqarojë rrethanat e këtij dënimi në Facebook.

“E vërteta është se jo unë si individ, por kompania ime, është paditur CIVILISHT për “mosrespektim të detyrimit kontraktor”. Dhe mospërmbushja e detyrimit kontraktor, me KUSHTETUTË nuk përbën vepër penale dhe nuk mund të dënohet me burg”, shkruan ai, ai thua se kompania e tij me atë vetë, nuk janë e njëjta gjë.

Por, ndoshta pa dashje, ai në reagimin e tij ka zbuluar edhe një detaj tjetër: Se pas dënimit për vjedhje, në vitin 2014, Ambasada kanadeze i ka refuzuar vizën.

“…në vitin 2014 bëra një përpjekje për të shkuar individualisht në Kanada (sepse e kisha të pamundur të financoja udhëtimin e një grupi të plotë xhirimi) dhe m’u refuzua viza”, shkruan Kastriot Çipi në Facebook.

Në këtë postim ai ka pranuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

“Letra e qershorit 1999 drejtuar QKK për kthimin shumës dhe zgjidhjen e kontratës është absolutisht e vërtetë.

Por pjesa tjetër e së vërtetës është se QKK nguli këmbë se filmi duhej të realizohej patjetër, pavarësisht vonesave. Projekti ynë nuk ishte as i pari, as i fundit që vonohej në realizim.

Në këto kushte, kolegu Budina u tërhoq nga projekti dhe punën e vazhdova unë”, pranon Çipi.(TemA)

5 komente në “Reagon Kastriot Çipi: Nuk jam dënuar unë, por kompania ime (pas dënimit nga gjykata për vjedhje, zbulohet se i kanë refuzuar edhe vizën kanadeze)”

  1. Aktor dhe pelivan says:

    Po kompanine kush e drejton? Dhe pse nuk permbushet detyrimet kontraktuale? Apo sepse ju rreshkiten ca leke neper xhepat tuaj private!

  2. Artdashesi says:

    ku i gjeni keto hajduter more aman, me konkurs i merrni?

  3. Fili says:

    Po ky eshte si ai, te vrane gjermanet o gjyshi, apo te perdhunuan: Me vrane 2 here te keqen gjyshi

    Edhe ky, ja 2 here ka vjedh, si beni dhe ju ahahahha

  4. Shoku says:

    Ke te drejte! Ju drejtonit kpmpanine,por nuk mbanit pergjegjesi per te. Po leket kush i terhoqi nga banka ,JU apo kompania? ke te drejte gjithashus se u vodh banka e shtetit me miljarda leke ,e drejtori u shperblye. Une them se Ju duhet te hidhni ne gjuq Ministrine e Kultures qe nuk u ka shperblyer per humbjen e 8.8. milion lekeve nga ana e kompanise qe ju kini drejtuar. Jo,or vella Ti ke te drejte , Mos u vono ,por kerko shperblimin…..

  5. Jimi says:

    Shume e thelle kjo!? Jo cdo njeri mund ta kuptoj? Nuk jam denuar une, por kompania ime!?…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje