Rrëfimi prekës i Muharrem Hoxhës, për Fadil Hasën: E kishim lënë sot të takoheshim tek shtëpia e tij, por… (tregon dhe historinë prekëse të gruas së Hasës)

16 Korrik 2018, 08:48Kulturë TEMA

Kur përmend Fadil Hasën, nuk ka se si të mos të të shkojë mendja tek Muharrem Hoxha.

Për dekada me radhë, ata kanë qenë një dyshe e pandarë në skenë.

Pas ndarjes nga jeta të Hasës ditën e sotme, Muharrem Hoxha me lot në sy tha se Fadil Hasa ishte i pari që e mori për dore dhe e futi në teatër.

Ai ishte babai im që më mësoi skenën. Sot në 11 e kishim lënë të takoheshim.

Do shkoja në shtëpinë e tij. Kam shkuar këto ditë në shtëpinë e tij dhe ishte mirë, kemi qeshur, kemi bërë humor si zakonisht.

Sot do shkoja në 11 sërish për vizitë.

Por më mori vajza e tij në telefon dhe më dha lajmin e zi, të ndarjes nga jeta.

30 vjet më parë ai humbi gruan dhe iu përkushtua tërësisht vajzave të tij dhe nipërve e mbesave.

Iu përkushtua shumë familjes pas humbjes së parakohshme të gruas, duke u bërë edhe nënë edhe babë”, tha mes lotësh “Artisti i merituar”, Muharrem Hoxha.

Edhe aktori tjetër i estradës Roland Koça tha se Fadil Hasa ishte babai i humorit.

Humbëm babain e humorin, gjigandin e humorit. Ai që na bënte shumë për të qeshur, sot na ka mbytur në lot”, u shpreh Koça.

Po ashtu kolegia e tij, artistja e merituar Aishe Stari tha se kjo është një humbje jo vetëm për estradën por për gjithë Shqipërinë.

Kam humbur jo vetëm kolegun por një njeri shumë të shtrenjtë, të cilin e kam pasur shok klase që në gjimnaz dhe madje për dekada me radhë kemi ndarë së bashku skenën e estradës, të teatrit.

Kjo nuk është një humbje vetëm për teatrin e Durrësit por Shqipëria humbi një aktor të madh”, tha Aishe Stari.

Me vdekjen e bashkëshortes së tij, në moshë të re, Fadil Hasa u tërhoq disi nga humori, megjithatë rolet e tij nuk harrohen duke u kujtuar brez pas brezi.(TemA)

7 komente në “Rrëfimi prekës i Muharrem Hoxhës, për Fadil Hasën: E kishim lënë sot të takoheshim tek shtëpia e tij, por… (tregon dhe historinë prekëse të gruas së Hasës)”

  1. Illlyrian Emperor Constantine says:

    U prehte na paqe Fadil Kasa.

    Ngushellime familjes.

  2. Meri says:

    Sapo hapa lajmet e gazetes tani ne mengjes ( ketu ne USA) lexova lajmin per humbjen e aktorit te madh te humorit Fadil Hasa pika loti vazhdojn te me bien mbi tastier duke shtypur keto fjale ngushullimi. Aktor si Fadil Hasa koha i nxjerr rralle. Humbje per familjen dhe shoqerine. Ngushullime familjes per humbjen e njeriut te dashur.

    Meri
    USA

  3. Veterani says:

    U preht ne paqe shpirti.I pa harruar kujtimi.

  4. Shoku says:

    Po,po! Po iken bashk me humoristet dhe humori i bukur Shqiptar. S’ka me humor Shqiperia. Tani ka banalitete , ekstravaganca!
    Ngushellim familjes,miqeve e shokeve te Fadil Hases ,ketij kollosi te humorit . Qofte i paharruar!

  5. tir says:

    Ngushellime vajzave te artistit te madh, kolegeve dhe gjithe te afermeve. Lajm i keq…

  6. Hamdi Tobli says:

    Sikur te kishte vdekur nje politikan ,askush nuk do te ishte merzitur !Por vdekja e keti artisti gjigand ka prekur gjithe popullin shqiptar ,nga veriu ne jug ! E paste cue zoti ne xhenet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje