VIDEO+FOTO: Godina e Teatrit Kombëtar në grahmat e fundit, shikoni çarjet që kanë pësuar muret

19 Korrik 2018, 10:53Kulturë TEMA

Godina aktuale e Teatrit Kombëtar është në grahmat e fundit dhe rrezikon realisht jetën e artistëve që japin shfaqje aty, por edhe të publikut artdashës.

Prova më e qartë e saj janë këto pamje të siguruara nga redaksia ku shihet se muret e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, nga krahu i godinës ku dikur ka qenë ish-Ministria e Zhvillimit Urban dhe sot ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit, po shkatërrohen e po bien copa-copa.

Kjo anë e godinës nuk është vënë re më pare sepse ka qenë e rrethuar për shkak të punimeve që po kryheshin deri para disa ditësh, për restaurimin dhe rikonstruksionin e ndërtesës së ish ministrisë së Zhvillimit Urban.

Gjendja e godinës së Teatrit Kombëtar bëhet edhe më alarmante, për shkak se çarja e mureve ka nxjerrë në pah edhe materialet me të cilat është ndërtuar ajo që në kohën e italianëve. Duket qartë se ajo nuk ofron më asnjë kusht sigurie, ndërsa shenjat e lagështirës janë kudo.

Ekspertët dhe arkitektët kanë kohë që japin alarmin për këtë godinë, e cila nuk ofron më asnjë kusht sigurie dhe prova për të gjithë janë këto foto dhe video e xhiruar sot në mëngjes.

Godina e Teatrit Kombëtar u ngrit përkohësisht nga italianët dhe jo për të shërbyer si teatër. Për ndërtimin e saj janë përdorur materiale me kosto të ulët, si populit, tallash e alga deti, ç’ka shihet qartë edhe në video. Materialet e përdorura për ndërtimin e godinës janë një përzjerje substancash vegjetale (të tallashit të drurit të plepit, produkt skarco i fabrikës së shkrepëseve dhe alga deti) të mbrojtur me çimento.

 

 

 

9 komente në “VIDEO+FOTO: Godina e Teatrit Kombëtar në grahmat e fundit, shikoni çarjet që kanë pësuar muret”

  1. altini says:

    hajde hajde si qenka bere, po si kamundesi qe keta qe protestojne nuk e shikojne kete gjendje, mureve u paskan dale edhe leshteriket hahaha

  2. donald says:

    e per kete germadhe behen gjith ato protesta te bujshme?!
    Ah shqiptaret qe nuk moren vesh kurre por vetem perdoren politikisht.

  3. fiona says:

    E tmerrshme!!!!!!!!!! Te mendosh qe kemi pare sa e sa shfaqje tek ky teater pa e ditur se ne cgjendje ndodhej…
    Prisheni nje sahat e me pare, sa ska ndodh nei tragjedi akoma

  4. Xhimi says:

    Une se kuptoj si dalin edhe e mbrojne kete godine, si mundet te flasin per te mbrojtur Teatrin kur kjo qe shikojme vetem teater qe nuk quhet me duket sikur sapo kemi dalur nga nje lufte e madhe….

  5. klajdi says:

    Nese dikujt prej atyre te protestes nuk i mbushet mendja akoma qe kjo godine do prishur, le te beje nje kerkim ne google dhe te shohe sesi ne gjithe boten jane prishur ndertesa qindra vjecare, madje dhe ato me rendesi te madhe, vetem se ishte e pamundur te restaurohen.
    Shifni nje here cbehet, prandaj dilni ne protesta!

  6. andia says:

    Kur ndiqja shfaqjet e teatrit, thuajse cdo jave, mendoja se i vetmi problem ishhte ngrohja qe mungonte dhe tualetet qe duheshin rregulluar por qe gjendja paska qenen kaq rende se kam dit kurre! Mjere ne ku kemi ndenj dhe mjer aktoret e shkrete.
    Prisheni dhe mos harxhoni kohe me ata qe protestojne vetem se jane kunder gjerave te bukura ne Tirane.

  7. vini says:

    Na ka rujt Zoti i thone ktij llafi, se mund tna kishte ra teatri ne koke kur shifnin shfaqjet..

  8. Nada says:

    Gjendje vertet alarmante, asnje kusht sigurie dhe per me teper e rrezikshme. Mendoj se nevojitet patjeter ndertimi i nje teatri i ri me kushtet dhe standardet e duhura .

  9. endri says:

    Jo me po kta te protestes dun qe te ndodhe nai tragjedi me teatrin dhe me pas te thone, e paskemi pas gabim.
    Te njejten pune bejne gjithmone, bejne zhurmusin e lloj e soj protestash duke demtu dhe mjedisin madje, e pastaj jane te paret qe gezojne per projektet qe deri dje protestonin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje