Intervistoi për Albanian Free Press, Juela Meçani
Një figurë madhore ajo e “Artistit të Merituar” Ilia Shyti, pavarësisht se jo për faj të tij, por për një cen në biografi, absurditet i diktaturës, ju dhanë role të dyta dhe disa herë episodike. Por askush nga ne nuk e ka harruar figurën e tij flokëbardhë, zërin e ëmbël e të butë, buzëqeshjen e çiltër por me një malinkoni që e shoqëronte ngado. Ishte për disa dekada ai, gjyshi, vëllai, babai i dhimbshur e i dashur për të gjithë, kjo falë edhe qindra përrallave që përcillte zëri i tij në Radio Tirana. Një adoleshent që mori armët e luftoi në Luftën Partizane, më pas një drejtues kulture në qytetin e tij të dashur, Lushnjën. Por Ilia Shyti yllin e shkëlqyer e kishte aty, në teatër e në film. Prek skenën e madhe më 1951 dhe shkëlqen tek “Karnavalet e Korçës” por arratisja e të vëllait komplikon shumëçka. Një jetë e pasur me role brilante por edhe që ka brenda saj dy ekspozita pikturash me portrete të kolegëve dhe tablo natyre. Më 19 korrik 1929 takoi diellin në Lushnjë por jetën e tij artistike e lulëzoi në Tiranën e madhe. Teatrin e kishte shtëpi të dytë dhe gjatë gjithë jetës së tij artistike interpretoi mbi 100 role. Në moshën 65-vjeçare, në vitin 1994, luajti dramën e tij të fundit në Teatrin Kombëtar, titulluar “Fando dhe Lis”.
Rrëfimi i vajzës së madhe, Aneta Shyti
Arratisja e vëllait të tij, që edhe sot jeton në SHBA, u bë edhe “Shpata e Demokleut” mbi kryet e aktorit të madh, Ilia Shyti. Karriera e tij vazhdoi sepse ai, siç tregojnë vajzat e tij dhe kolegët, punoi me trefish devotshmëri, por me pasigurinë dhe panikun se një ditë çdo gjë do të shkatërrohej. Ja si na e rrëfen atë kohë Antoneta Shyti, vajza e madhe e aktorit të mirënjohur, e cila në ato vite ishte adoleshente dhe i ka përjetuar ato ngjarje me shumë dhimbje:
Si i kujtoni ditët e arratisjes së xhaxhait tuaj, që shënuan më pas jetët tuaja?
“Babai ka qenë më i vogël se vëllai që u quajt “i arratisur”. Xhaxhai ka punuar në Ministri të Brendshme në revistën “Kufitari”. Ka qenë piktor dhe drejtues. Në ato vite vinin të huajt si turistë në zonën e Hotel “Adriatikut” dhe ai shkonte atje. Fliste disa gjuhë të huaja. Ishte një burrë i vogël, i imët por shumë inteligjent. Gjuhët i mësonte vetë. Një ditë të bukur, gjyshja ime e kërkon pranë Ministrisë së Brendshme sepse kishte ikur pa lënë adresë. E informojnë se e kishte çuar partia me punë diku, ndaj dhe gjyshja nuk pyeti më. Një ditë të bukur, ka qenë gusht, babai im ishte me një xhirim filmi. Unë e mbaj mend shumë mirë sepse kisha mbaruar shkollën 7-vjeçare dhe interesohesha për të hyrë në shkollën e mesme, doja të vazhdoja Teknologjike dhe doja të gjeja një bursë sepse ishim 5 fëmijë në shtëpi. Xhaxhai ndodhej me shërbim në Gurëbardhë të Korçës, do të realizonte portretin e një kufitari. Aty ashtu si na thanë, duke bërë portretin e kufitarit, eci mbrapsht në zonën neutrale dhe patrulla nuk mundi t’i gjuante. Kjo sipas thënieve të tyre. Pyesin gjyshen ku e ka djalin, ajo sigurisht i thotë se pyeti dhe i thanë se e ka dërguar partia me punë. Xhaxhai im tjetër, Sokrati, sapo ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik, kishte mbaruar studimet për Fizikë bërthamore por ishin ndërprerë studimet nga situata politike. Halla ishte më e re, 22 vjeçare dhe punonte disenjatore në Fabrikën e Qelqit. Unë i mbaj mend mirë ato momente të dhimbshme sepse mamaja ka qenë shtatzënë me motrën time Alma. Kthehet babai nga xhirimi i filmit, një film me regjisor Kristaq Dhamo. Një gjendje e tmerrshme, një panik i frikshëm ra në familje, sepse diskutohej çështja se kush do të internohej dhe ku.
Ju nga se “shpëtuat” nga internimi?
Ne në atë kohë kishim fatin që babai kishte bërë ndarjen nga trungu i familjes, ku ishte edhe xhaxhai im i arratisur. Të tjerët që ishin me banim tek Parku i Autobusëve, ishin në një familje. Mbaj mend atë shtator ku unë e kam parë kamionin që i mori dhe i internoi në Kolonjë të Lushnjës. Gjë më të tmerrshme nuk kishte për mua, ngarkuan plaçkat pa na thënë as vendin ku di t’i çonin. Babait ja ndaluan të takohej me ta, në të kundërt do të na internonin edhe ne. Vetëm pasi mami lindi, morëm iniciativën të shkonim t’i takonim dhe nuk do ta harroj kurrë atë shtëpi si një stallë derrash, në Kolonjë të Lushnjës. Një varfëri ekstreme. Ishte ajo koha kur filloi edhe për Ilia Shytin shtypja, presioni, në vetvete dhe nga opinioni. Pavarësisht se ne vazhdonim jetën, por çdo moment kishte sulme, kishte presion, babai dhe ne ishim me një këmbë në greminë e një në tokë, me frikën për çdo fjalë e çdo veprim. Por ishte kolektivi ai që e shpëtoi babain tim, e mbrojti me shumë forcë, e mbështeti duke ngritur lart punën e tij dhe talentin në role si dhe ndershmërinë e tij njerëzore. Janë bërë shumë mbledhje në ato vite nga Sektori i Kulturës i Komitetit Qendror, k ishte edhe Ramiz Alia. Ne në familje i prisnim me frikë ato mbledhje, me tmerr e panik. Unë rrija jashtë sallës e prisja se çfarë do të ndodhte. Por falë atij kolektivi babai qëndroi. Por e vuajti shumë sepse shpesh i hoqën role kryesore.
Ju vjen në mendje ndonjë ngjarje lidhur me vështirësitë që haste babai?
Kujtoj p.sh një turne të Teatrit Kombëtar me dramën “Cuca e Maleve” në Kosovë. U bënë të gjitha përgatitjet për të shkuar dhe vetëm një ditë përpara lexuan emrat e atyre që do të shkonin dhe që nuk do të shkonin. Babai im ishte hequr nga lista. Besoj se e imagjinoni trishtimin dhe dhimbjen e tij që e ndau me nënën time, me lot në sytë e të dyve, në dhomën e tyre, me zë të ulët që ne fëmijët të mos shqetësoheshim. Unë e dëgjova të tërë bisedën dhe nuk fjeta tërë natën. Me atë guximin prej vajze të re vendosa të bëja diçka dhe vajta në ministri, kërkova tek porta ministrin ose zëvendësministrin. Ky i fundit, e kujtoj shumë mirë, ka qenë Mantho Bala. Më drejton roja nga porta e pasme ku kuadrot hynin. Më tregoi se do të vinte me një makinë “Volvo” ngjyrë veje. Kur erdhi makina, i kam dalë përpara dhe shoferi mezi frenoi. Kur ata dolën vërtik nga makina me frikën se më kishin shtypur, mua më vërshuan lotët dhe e pyesja se çfarë gabimi paskësh bërë babai im, një ish-partizan, që nuk do të lejohej në Kosovë. Më ngjiti lart në zyrë, më garantoi që babai im do të shkonte në Kosovë dhe më tha që babai të nisej me një makinë e të shkonte në kufi që të arrinte trupën aty. Kështu u bë, brenda ditës babait ju bë pasaporta dhe u nis. Nuk e harroj lumturinë që babai arriti të bashkohet me kolegët, sepse e vuajti shumë këtë ngjarje. Shpeshherë, mendoni, babai bisedonte me mamanë dhe i thoshte që të mos na ushqente dëshirën për t’u martuar me oficerë ose njerëz të partisë, sepse do të vuanim. Atëherë nuk e kuptoja por më pas e kuptova arsyen e tij në këtë pikë.
E kishte peng të madh mosmarrjen e titullit “Artist i Popullit”?
Si rrjedhim i gjithë kësaj lufte psikologjike për biografinë, sigurisht që e pati peng të madh faktin që nuk u nderua me titullin “Artist i Popullit”, pavarësisht kontributit të madh e të gjatë. Kur mori titujt “Qytetar nderi” në Lushnjë e në Fier, kur pa turmën e madhe me njerëz që erdhi dhe e përgëzoi, e shprehu këtë peng të tijin por gjithmonë shumë lehtë dhe i rezervuar sepse gjithmonë ka dashur që ne fëmijët të mos shqetësoheshim. Ndihem shumë mirë edhe sot që kur shkoj nëpër rrethe ose me pushime, shumë njerëz që e mësojnë që jam bija e tij, ngrihen e vijnë të më takojnë dhe të shprehin një konsideratë e respekt të madh. Them pra me bindje që babai im, Ilia Shyti, vetëm me punën e tij të madhe, me vendosmërinë që kishte, me dedikimin ndaj artit, arriti të mundte opinion e keq të absurdit të politikës. Atë e deshi shumë publiku dhe kolektivi, kolegët. Këtë nuk ja hoqën dot asnjëherë. Mamaja ime që sot është 85 vjeç, edhe sot në mëngjes që e takova, hodhi sot nga portreti i tij në mur dhe thotë: “Ah mor Lili, sa mirë që më ke mbajtur!”, babai im ishte shumë familjar dhe shumë i respektueshëm ndaj mamasë time, ai ja kishte ngritur asaj vlerat aq shumë sa që edhe koleget e tija e adhuronin nënën time, sepse të tilla ua kishte bërë ai figurën e saj. Një burrë që ja jepte e ja njihte të gjitha meritat mamit, si një grua e sakrificës. Edhe sot që jam unë gjyshe mendoj se si nuk ka arritur ende ajo ditë që njerëzit të vlerësohen nga talenti dhe puna që bëjnë, nga aftësitë e tyre profesionale, e jo nga origjina politike ose familja.
Në çfarë tiparesh mendon se ngjan me babain?
Unë kam natyrën dhe karakterin e Ilias, babait tim, jam shumë e drejtë si natyrë, çfarë kam në mendje i them, pavarësisht nga ato që mund të rezervohem, i them gjërat me pastërti. Unë të dua, si ai, me shpirt, të dua kaq shumë sa që nuk dua që t’i ta marrësh vesh që të dua kaq shumë. Kur të dua të dua me shpirt por kur nuk të dua, nuk të dua dhe pikë.
Rrëfimi i vajzës së vogël, Alma Shyti
Të kesh baba Ilia Shytin sigurisht që është krenari e madhe. Por kur e kujton se je ndërgjegjësuar që ai ishte një aktor i dashur aq shumë për njerëzit?
Është e vërtetë që ndihem krenare dhe e privilegjuar, do të thosha një baba shembull dhe për shumë breza, që nuk u lodh kurrë së punuari dhe edukuari. Kur njeriu fillon të rritet, me kohën arrin të kuptojë sa me rëndësi dhe me vlere ishte profesioni i babit. Ishte kënaqësi kur ecnim në rrugë dhe e ndalonin të njohur dhe njerëz që s’i njihte, duke i folur me shumë dashamirësi, por babi ishte natyrë që falte shumë dashuri.
Për shumë nga ne Ilia ishte babai, gjyshi, prindi i mençur, po për ju si ka qenë?
Ai ka qenë i drejtë, shumë i dashur. Me një zemër të madhe por kërkues dhe me autoritet. Mbante përherë një dosje të vogël ku aty do të ndodhej gjithmonë një libër që e shfletonte sa herë të kishte pak kohë, edhe duke pritur autobusin. “Koha është flori, të mësosh diçka të re nuk je kurrë vonë.”-thoshte ai.
Me mijëra përralla të rrëfyera praj tij na mbanin lidhur me radion. Por juve a ju tregonte të tilla?
Është e vërtetë që të gjithë fëmijët vraponim pranë radios për të dëgjuar përrallën e radhës. Për ne ishte e magjishme dhe nuk donim ta humbisnim. Zëri i ngrohtë dhe depërtues më ka mbetur akoma brenda meje.
Asnjëherë nuk e ka dhënë veten, por karriera e tij ka qenë si në një fushë të minuar, për shkak të arratisjes së vëllait të tij. Ju si e kujtoni këtë aspekt?
Ishte një dhimbje që e mbante me vete kudo, në çdo hap në çdo moment, ishte ajo perdja e zezë përpara që quhej “biografi e keqe” edhe pse lindte një ditë e re. Njolla vazhdonte të të ndiqte…e dhimbshme por e vërtetë. Kjo ndodhi tamam atëherë kur babi po realizonte ëndrrën e tij. Një shuplakë që e goditi rënde. E vuante por u përpoq që ne të ishim sa më larg së vërtetës, duke falur shumë dashuri, sikur asgjë të mos ishte reale.
I lidhur ngushtë me Lushnjën, Ilia Shyti është pjesë e asaj zone. Por sa ishte shpirtërisht i ndikuar nga ajo trevë?
Babi kishte një lidhje shumë të fortë me vendlindjen e tij. E adhuronte. E ftonin shpeshherë në Lushnjë dhe kur kthehej nuk pushonte së foluri për ata njerëzit artdashës, të mirë, paqësorë.
Absurdi i politikës e la pa titullin “Artist i Popullit”, por ndërkohë ka interpretuar role më shumë se pjesa më e madhe e aktorëve. Po në demokraci mendoni se u respektua sa duhet nga institucionet?
Babi punonte shumë e shumë se e dashuronte profesionin e tij. Arsyeja e mosmarrjes së titullit dihej qartë.Kur merrte rolet e tij, punonte shumë deri sa t’i jepte vlerën dhe shkëlqimin e duhur, duke mos lënë pas dore dhe detajet më të vogla. Kënaqej kur merrte vlerësimin e duhur nga njerëz profesionistë dhe njerëz të thjeshtë por artdashës. Na ndalonin gjithmonë në rrugë duke u përshëndetur me babin.
Piktura dhe portretet ishin një pasion i tij jo shumë i njohur…çfarë do më tregonit për këtë…
Në kohën e lirë filloi të pikturonte deri në orët e vona, pa u lodhur. E bënte me një pasion të madh dhe pasi e mbaronte thoshte: “Dua që portreti që kam realizuar të tregojë botën e brendshme, të flasin sytë, buzët dhe çdo muskul i portretit”.Realizoi dy ekspozita me portretet e aktorëve në role të ndryshme.
Kishte një peng nga karriera e tij? Një rol që e dëshironte, një aktivitet që i mungoi?
Normal i vinte keq kur perpiqeshin t’i hiqnin rrolin dhe këto gjëra kryesisht i bënin të paaftët, gjithmonë duke u fshehur pas biografisë.
Në çfarë mendon se i ngjan babait Alma?
Normal që fëmijët ngjajnë nga prindërit, mua më thonë që kam të njëjtin temperament, në mimikën e fytyrës, mënyrën e të shprehurit, humorin, batutat. Më pëlqen miqësia e bukur dhe e pastër. Ai ishte i thjeshtë, shumë miqësor dhe i drejtpërdrejtë. Pra me pak fjalë ishte njeriu “Babaxhan”.
Cilat cilësi mendon se Ilia Shyti u ka lënë brezave?
Një njeri me cilësi të tilla normal që kishte shumë miq e shokë sepse dhe ai falte shumë dashuri dhe sot kur takoj të njohurit e babit më mbushet zemra kur më thonë: “Ilia ishte një shok, një mik shumë i rrallë!”. Dhe i tillë ishte Ilia!(AFP)
Pordha me rigon! Moda idioteske e “ish te persekutuarit” eshte perhapur si kancer dhe ka zene shume njerez shpirtngushte e maskarenj, qe perpiqen te perfitojne ndonje krrodhe nga kjo mode e shpifur!
Ai ka qene njeri i nderuar gjithmnone, deri ne fund te jetes!
Sakte
E ke gabim. Mos fyej njerez kot. Ilia shyti ka pasur vertrt nje vella te arratisur po keshtu dhe Ndrenika. Ska asnje dyshim. Zoi Shyti piktori i talentuar eshte vellai i tij. Po I eshte mohuar titulli “artist I popullit”, kjo sdo mend. Ai ishte njeri I thjeshte, I urte, I dashur, I perunjur dhe Jo mendjemadh. Kjo Nuk eshte pak. Sa per vlerat artistike ishte gjenial, ne nje shkalle me Kadri Roshin, Sul pitarken, Naim Frasherin, Ndreniken, Vangjush Furxhine, etj. Aktor brilant, mjeshter. Lushnja ka nxjerre njesoj artiste te talentuar sa Korca dhe Shkodra. I paharruar emri I Ilia Shytit.
Latif Dreqi….
Ilia ishte aktor i mitë ,po jo në nivelin e Kadri Roshit,Sulejman Pitarkës,Naim Frsshërit,Robert Ndrenikës.
Të dy me R.Ndrenikën kishin të njëjtin “cen” ,përse Ndrenikës ju dhanl role kryesore ?
Atë nivel kishte Ilia Shyti ,shumë role ngjajnë me njëri tjetrin.
Nani edhe komunistët na dalin disiden ,jo më Ilia Shyti që kishte dhe ” biografi të kewe “.
As nuk e kam gabim e as nuk fyeva kerkend!
Ilia Shyti, partizan i Ushtrise NacionalClirimtare, pas Clirimit u angazhua dhe punoi gjithe jeten ne zhvillimin e artit!
Ishte i respektuar dhe i nderuar deri ne fund te jetes!
Ata qe sot (qofshin edhe familjaret e tij) perpiqen te perfitojne ndonje krrodhe duke shpallur “ish te persekutuar” keta njerez te nderuar, jane thjesht MASKARENJ!
lesh me qime cfar jane keto perralla moreee qe dalin tani Ilia Shyti ka qene nje nder Aktoret me te preferuar dhe nuk ka patur asnje Problem me shtetin…budallalleqe na cate trapin me keta gjoja ish te persekutuar …Genjeshter Ilia Shyti luajti filmat me te bukur deri ne fund te karrieres se tij kinematografike dhe nuk i hyri gjemb ne kembe…
Keto plehra derdellitin tani sikur babai i tyre qenka persekutuar eger nga komunizmi!
Dhe egersire quajne se ai luante ne filma dhe treater role te dyta e te treta,se nuk e futren ne liste poer ne Kosove,por pasi vajza takoi Mantho Baklen ai shkoi!
Po si nuk ju ha nje mortje ju vajzave te tij,se ai vetre e dinte qe kurre nuk ishte ne lartesine e kolloseve si Sander Prosi,Kadri Roshi,Violeta Manushi etj!
Se nga Lushnja jane edhge Vace Zela apo Margarita Xhepa,por edhe keto kane qene ne kolloset e teatrit e filmit shqiptar,ndersa Shyti ka qene pas tyre shume larg!
Ne se qahgen femijte e aktoreve,po femijet e te burgosurve e pushkatuarve cfare duhet te thone?
Turpi ju mbulofte!
Turp te kete kjo lapanjose.
Ilia Shyti u nderua nga Diktatura si askush tjeter se bashku me Robert Ndreniken qe ka lajthitur nga mente kohet e finding.
Qija jeten cfare intereviste. Mire kjo qe flet, por ish-zedhenesja e Saliut akoma se ka mesuar qe: Nese nuk thua vitin kur kane ndodhur ngjarjet, as perralle nuk mund te quhet! O Juela, ne ca viti kane ndodhur keto mi?
Hmm vëllai i arratisur dhe Ilia shyti bëri karrierë si aktor? Nuk mund ta besoj një gjë të tillë…vetëm një shans mund të kishte për ilian aktor dhe informator gjithashtu…karrierë në dy degë…më është tepër e vështirë për ta besuar këtë punën e shytit. .qoftëlargu juaj të “degjeneronte”në breza..ku pirdhu e ai për shoqatën e aktorëve apo të minatorëve…mos u mundoni të na mbushni mendjen se kjo është e pamundur nejse mos ti hyj në hak botit por të persekutuarit e vërtetë u larguan menjëherë nga Shqipëria me hapjen e kufijve dhe tani nuk habitemi kur dëgjojmë për ish komunistë që qahen sikur kanë qënë të persekutuar nga dajua ish ballist apo kushëriri i 17 i arratisur…
ZHAKU .MOS U CUDTIT …. KESHTU E KISHIN BOLSHEVIKET …KUR I INTERESONTE I MBYLLNIN SYTE ..NDERSA KISHTE RASTE QE TE DENONIN KOT ME NJE SPIUNLLEK BOSH E PA FAKTE PA PROVA …KJO ISHTE SISTEMI I ENVERIT KOMUNISTAVE RRUSH E KUMBULLA …TE PAKTEN E KA PER VETE SI JETONIN SHQIPTARET QE INTERRNOHESHIN ME ENVERIN SI BAKETI KAFSHE … DHE UNE I BESOJ KESAJ VAJZE … TREGON TE VERTETEN PER JETEN E BABAIT TE VET DHE FAMILJES SE VET ….. VETEM DUHET TE DISHE MORE GRUA …SE NE EUROPE SHUME VETA QE BENE LUFTEN KUNDER GJERMANIT …NUK ISHIN TE FAVORIZUAR SI NE SHQIPERI … ISHTE PARTIZANE APO JO JETEN DUHEJ TA BENIN SI TE GJITH TE TJERET PA PISELLIQE POR KETE GJE SESHTE FAJ JUAJ ….PER TE TJERAT JU BESOJ DHE ME TE VERTETE BABI JUAJ ISHTE AKTOR I MIRE ..PASTAJ ..
Eliot KATUNARI, na e shpjegon dot se c’do te thote bolshevik?
(Gjithmone ne ato qe shkruan ti, vetem fjaline e pare mund te lexojme, se me poshte behet e pamundur leximi nga neveria dhe kotesia qe ndjen njeriu)
eh ha ha ha bolshevike do te thote ;;;;; Rrjepacak dIktator Stalini si Enveri ;;Njerez pa rrenje pa principe njerez te eger ;;Qe bota e civilizuar ja beri shurren ne koke ;;; Ishin bajgat e demokracise ; Bolsheviket njeh bota is te urryer si zgjebssa ;;;; Me qe je debile nga trute ;;Po te tregoj nje historie eh ah uh ;;;;;; Ishte nje here motra e Hitlerit qe jetoi ne amerike ;;;Mbas luftes ;;;; dhe gazetaret e gjeten ku jetonte dhe i shkuan ne shtepi ;;;;;; I bene shume pyetje ;;; Dhe me e bukura interesantja ishte ;;;;;;; Si e mednoni ju motra e Adolf Hitlerit ;; dhe a beri gabime krime vellli juaj gjatete luftes se 2 boterore ;;; dhe ajo ju pergjegje ;;;;; Po vellai im beri gabime qe i burgosi i vrau cifutet ;;;Po beri gabim qe i vrau jevgjit ciganet ;;Dhe ato qe ishin te semure nga ;;;;;;;por nuk ja qortoi se beri gabim qe pushkatoi futi ne burgje bolhviket e piset ;;;Jo per kete gje e beri shume mire ;;;;;;; se a e dini ju shoke gazetare se Stalini bolsheviket vrane me shume se vllaui im ;;;;;;;; Dhe gazetaret e mbyllen gojen ;;;se e dinin per krimet e Stalinite te Enverit te boleve SHIKEVE ;;;;; E kupton bole GOMARI apo ti bej me vizatime si ne kopesht ;;;; se qenka me te vertete bole nga trute ;;;; tete de bite ;;;MERCI COBAN ..
Te gjithe e dime se pervecse je INJORANT je edhe KATUNAR i trashe e pa shkolle. Por ajo qe cuditen te gjithe, eshte se ti cdo here e verteton injorancen dhe katunarsine tende, madje je edhe i lumtur per kete ? ? ?
Sic duket budallalleku tek ty ka arritur shkallen siperore!
nuar ngrinte kembet ne rreze te mullarit me operativin e zones,policin ,brigadierin e kush ti vinte ne radghe!
Nga kjo dole ti o koqe gomari,qe vjell aq vrer kunder prinderve te tu!
Nje gje duhet ta kuptosh mire:
-Qe ne komunistet e atehershem juve te internuarve ua shker… cfare mbante pragu i shtepise,prandaj ju sot flisni me vete dhe vetem se hani mut kot!
Femijet tane prap jane ne qeveri,ndersa ju hani veten me dhembe dhe ju ka mbetur te na cani trapin ne faqet online!
Dhe sa te jete jeta ne Shqiperi ligjin do ta bejne femijte e komunisteve,ndersa ju kellirat fashistre do mbeteni sherbetoret tane!
O eliot o injorant..qe ben te zgjuarin ne internet..Ta gezosh anonimitetin e internetit. Ti qe e di historine nga gazeta dhe revista rri urte! Eshte keshille miqesore po qe se je burr jep te dhenat personale
Zhaku i zhulosur, ti pinjoll burgazhiu!
Me kete rast duhet te kuptosh se njerezit e ndershem dhe punetore nuk denoheshin dhe as menjanoheshin kaq kollaj ne kohen e pushtetit komunist (dhe jo ti marresh neper goje si “spiune”)
Me kete duhet te kuptosh gjithashti se ai yt gjysh qe hengri burgun, ishte karrierist dhe dallaveraxhi, qe kerkonte te perfitonte nga pushteti, t’ja fuste ndonjerit dhe te dilte vete i pari, prandaj e hengri pataten!
Ishte Artist i merituar,
Po ç’jane keto rrefime kur i dime te gjitha si dhe pse? Ilia Shytin une e mbaj mend si aktor, ndersa veten time e mbaj mend si sherbetor; e kupton tani qe kerkoni me shume se ç’u takon?! Keshtu si vepron doni te fshini nga faqja e dheut gjithe popullin e thjeshte. Gjithe ato privilegje, gjithe ato detyra, gjithe ate pergjegjesi, por dhe jeten te mrekullushme, tani per artistet dhe gjithe intelektualet e Tiranes sidomos, paska qene sketerre, per popullin paska qene flori koha e komunizmit. Ne çdo kohe do ti sherbeshe kohes dhe sistemit sepse jeton mes tyre, ndryshe duhet ta paguash.
DALLKAUK
Vetëm un paskam qen ai që sme ka gjimu njeri mrapa në kohën e ppshs. Të gjitha shqiptarët e tjer per veç meje Enveri i paska gjimu nga mrapa 50 vjet me i vra e me i fut në burk.o ju qifsha kurvat kështu është për tju thonë të gjith me punra të mira pall ariu keni bo shpit tek muzeu komtar e ke Tirana re të gjith qaheni. Po me lini rradh mu o plera që më esht qir nëna për një vend pune sikur kamerier jo më shum dhe kurr se gjeta me shkoll te Mesme isha dhe un. Por prap kurr sjam anku e të them se çar me kon bo mu . se te ter si un ishin të persekutimit e kurves që sot bejn si gore kanë qen të përkëdhelurit e atij sistemi me pun të mira me shtëpi në qendër të tiranes. Se punonin nat dit i shërbenin me kte zell që sot e shajn ate sistem se spiunonin njeri tjetrin për një shpi a për një vend pune. vetafroheshin tek ministria brençme nuk i merte njeri me zor o njerëz . kta maskarenj dhe të perdal që jan sot ishin dhe die në mbrojtie të sistemit shkuar tani që ai shkoj Jan kthyer tek origjina biografia gjyshit tek ajo biografi që e mçifnin në at koh. Jan shushunjat e kti populli qe i Jan ngjitur në perjetsi dhe në xhdo sistem pin gjakun e njerezve të ndershem. Jet të mundimsheme kom bo se nuk kam pas mik po kurr njeri sme ka thon plaç me goj . prandaj kan qen e do jen gjithmon të respektum për mua . se dhe ata vet nuk bënin noj qef me të modhe. Sot po po te kesh mik saliun moniken bëhesh bos sikur pa as një klas shkoll esht koha pushtllikut. Lum ai qe merret me politik ka siguru shtat breza. Përpara ministrat ishin vetëm me rrog mernin 3 mij lek me shum se një inxhinier kaq. Por telashet me at post i kishin sa mali Dajtit se u desh pun byth të forta. Ministrat sot lodhen vetëm kur bejn orgji se për pun e për ket popull se rru mo njeri.
Dy fjale per vajzen e madhe te Ilias : duke qene se jam nga lushnja dhe duke qene se kam mbaruar shkollen e mesme me te birin e zonjes ne fjale ,po i kujtoj zonjes qe burrin e kishte drejtor i kinoteatrin te lushnjes dhe jeta qe benin si familje nuk kishre asnje ndryshim nga niperit e mbesat e bllokmeneve ……
Po cfare lufte klasash qenka bere ne ate kohe, kur i vellai i armikut shkon te jape shfaqje jashte shtetit apo me shume akoma dekorohet me titullin e larta” Artist imerituar” Behet fjale per ate kohe kur keta tituj jepeshin me pikatore dhe jo si simitet e sotme te Nishaneve e Mejdaneve. Ja pra qe lufta e klasave nuk paska qene dhe kaq e keqe, sepse ai qe punonte mire edhe shperblehej, me tituj bile, pavaresisht faktit se cfare qendrimi mbanin familjaret e vet
Ilia Shyti gjithmone ka qene i priviligjuar dhe e ka merituar, mos boni te persekutuarin se eshte turp, lerini ata te shkrete qe vdiqen burgjeve dhe internimeve dhe perseri nuk ndihen. Turp te keni qe doni te perfitoni, plera…..
Sa here qe nje person tregon per vuajtjet a persekutimet e sistemit komunist ngrihet menjehere SHEMTIA e atij sistemi vrastar dhe sulmoin këdo qe tregon a thote diçka te ndodhur ne ate kohe te çmendur dhe antinjerezore.Por me e habitshmja eshte se keto vite te themi demokraci nuk ka nje politik kombetare Per edukim kombetar dhe te kete Vija te kuqe Per TVte e Gazetat e shumta
Ke te drejte,jane njerez te rendomte,jane gjithe dallkautet qe dje e hanin buken nepermjet
spiunllikut,prandaj qajne per te kaluaren gjithe edepsezet enverist
Antikomunizmi eshte virtyt i MASKARENJVE!
Zois Shuttie esht i vellai i arratisur, kur ka arrdhur ne amerik ka studjuar arte ne academin e Philadelphias, me ka treguar nje mesuesi im kur e morri vesh qe isha shqiptar, pastaj u bera kurjoz dhe kerkova dosjen e tij ne shkolle dhe e gjeta
Keto jane perralla me mbret ka dy lloje te arratisurish 1ai qe u vriste ishte armik per atdheun dhe familja ju zhdukte ne internim dhe neper burgje kurse 2 ishin ata qe qe i nxirrte vete shteti dhe familjeve nuk i hynte gje ne kembe sepse ishte spiun i shtetit si puna e ndrenikes e ketij ilias qe pretendojne vajzat pra keto nuk i ha njeri dhe te fala beji vajzave po demshperlbim moret nga shteti se keni qene te persekutuar ahahaaaaaa idiotet dun me rrejt dhe sdine me rrejt besojne rrenat e tyre
Behuni normale ore njerez, ato nuk po thone qe Ilia Shyti ishte me i persekutuar se ata qe bene burg apo internime as po del perpara atyre. Thjeshte meqe i eshte lutur Juela (se Juela duhet te marri rrogen) ka treguar aq sa ka menduar.. ska ketu as mburrje e as ankim..
A ka pasur shume me keq se Ilia, Poooo.
Asnjeri spo kerkon as para kompensimi e asgje, thjeshte po tregojne.. Po te doni lexojeni po te doni jo.
Nuk mund të mohoj respektin për këtë aktor që jemi mrekulluar me lojën e tij, por përsa i përket pretendimit për persekutim ja keni futur kot. Përderisa e kanë lënë të aktrojë, do të thotë se i vëllai është “arratisur” për çështje shërbimi shtetror dhe për të mos rënë në sy i kanë dhënë një dackë të vogël.
Enver Hoxha ishte me biografi te keqe,sepse ishte kunati i kolaboracionistit,fashistit,kuislingut, Bahri Omari i pushkatuar nga partia,plus nje Abaz Omari qe e kishte djale Xhaxhai,ose vella per babe,qe partia i hoqi koken,plus ca hoxhate dhe kokalare qe i kishte kusghurinj ,te gjithe te pushkatuar dhe denuar nga Partia,.Edhe gruan e kishte ish anetare e deklaruar me tesere,e partise fashiste.Pra ishte me keq se Qazim Turdiu me 7 kriminele te arratisur ne fis.Mehmet Shehu kishte dy Dajot Ballista te Deklaruar,qe i kishin kthyer pushken partise.,Manush Myftiu,Spiro Koleka,ishin bloze nga biografia,.
Adil Carcani e kishte te jatin KULAK,.Ne 1951 e kane rrahur fshace ne mes te Fushe Bardhes sekretari i partise fshatit Braim Mio bashke me Sevo Tarifen,sekretarin e pare te Rinise ne Gjirokaster .Pyeteni Sevo Tarifen se eshte gjalle?Po qe se une genjej nuk shkruaj me komente ne kete gazete.
Komunizmi ishte qen qe kafshonte bishtin e vet.
Komunizmi ne rradhe te pare i shkerdheu racen kolaboracionisteve dhe halabakeve si puna jote (s’ka rendesi se kush ishte kush dhe te kujt)
Pyet tet’eme se ta tregon ? ? ?
Prisni ndonji dit kur t dali nanji intervist ku ta nxjerrin edhe enver hoxhen te persekutu politik meqe “nuk ka mund me udhtu n perendim per arsy politike”…
Ha…..
Patjeter do te jet ndonji nip sternip i tij n intervist..
Se,ai nipi i Qemal Stafes e nxorri qemal komuniston antikomunist,meqe lexonte literatur “t ndaluar” si Frojd etj….!!!!!
Dolen edhe keto karet te persekutuara…Ilia Shyti nuk ka qene i persekutuar, perkundrazi kishte privilegjet qe i fitoi si aktor shume i mire. E verteta eshte se i vellai [u arratis] me ane te Sigurimit te Shtetit sepse ishte dizenjator i piramidave ne kufi dhe punonjes i Ministrise se Brendshme….Kjo eshte e verteta…Te tjerat jane pordhe me rigon e fende me majdanoz…
Alma vajze e mbare.
Babai yt vertete ka qene aktor, po asnjehere i permasave te S. Prosit, K Roshit. Bert Ndrenikes..
Prandaj nuk eshte graduar me titullin Artist i Popullit ne ate kohe. Fakti qe familja juaj nuk u prek po qendruat ne Tirane, tregon se nuk keni qene asnjehere ne shenjester. Vertete mund te keni patur lepurin ne bark, po jo ne shenjester. Se po te ishe ne shenjester, nuk pyeste shume kolektivin… Ishte koha qe mund te te thoshin “Meqense ja aktor shume i mire, po te caktojme kryetar te qendres kulturore ne Bulqize, qe te permiresojme jeten kulturore ne cdo skaj te Shqiperise Socialuste”
Baba yt ka qene burre i nderuar, po asnjehere artist i madh dhe aq me teper i persekutuar sic pretendon ti.
Per humor: Degjova qe dhe Nexhmije Hoxha ka kerkuar statusin e te persekutuarit sepse ka qene e detyruar te fleje 40 e kusur vjet me diktatorin kunder deshires se saje po ng frika se mos e pushkatonte…
Aneta, me fal se te ngaterrova emrin ne komentin e meparshem.
Neseba dhe Andrea e kane gjetur,vellai i Ilias ka qene i derguar nga Sigurimi.Nga e di une.Se e njejta gje ka ndodhur edhe me xhaxhain tim.U “arratis” ne Greqi dhe “pasojat”per familjen time ishin me te vogla se per ata qe kishin te arratisur “prej verteti”,ishin sa per sy e faqe.
Ilia Shyti ishte artist shume i mire dhe e meritonte te ishte edhe “Artist i Popullit”, por nuk ia kane dhene ate titull mbasi i vellai ishte i derguar me sherbim nga sigurimi i shtetit jashte dhe donin qe te mos dyshonin njerezit per kete. Kjo eshte arsyeja pse ne aparence dukej sikur edhe ndaj Ilias nuk ishin aq dashamires. Ne se i vellai do te ishte i arratisur , pa as me te voglin dyshim edhe Ilia e familja e fisi i tij do te ishin perballuar me situata mjaft te veshtira. Sot eshte bere e modes qe te perfitohet me statusin e te persekutuarit, prandaj e kerkojne te gjithe. Ne nuk duhet te merzitemi me kete fycken qe kerkon te hiqet e persekutuar, mbasi kemi pare me keq akoma. Kur kerkon statusin e te perndjekurit edhe Ismail Kadareja, atehere te gjithe kane te drejte ta kerkojne ate, prandaj lereni edhe fycken e Ilias te lire te flasin si t’i pelqeje.