Artan Imami dhe Gazmend Paja pro Teatrit të ri: Do të jetë një godinë përfaqësuese dhe funksionale

20 Korrik 2018, 10:56Kulturë TEMA

Aktorët e njohur Artan Imami dhe Gazmend Paja e cilësojnë ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar një ngjarje e gëzueshme. Në një prononcim për mediat në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar, Imami dhe Paja shprehin bindjen se godina e re do të jetë përfaqësuese dhe funksionale.

“Te Teatri Kombëtar kam marrë dhe kam ndarë me kolegët momentet më të gëzueshme që gjithkush i meriton pas një pune serioze. Nëse me atë skenë nuk do të kisha këtë lidhje të fortë, do të isha larguar që në ’90-n prej saj dhe Shqipërisë.

Është ajo skenë që më ka dhënë emër dhe mbiemër, më ka dhënë krenari. Unë do të jem nga ata që do të derdh lot dhimbjeje të përziera me një mendim të thjeshtë, kur shembja të ndodhë e të fillojë ndërtimi i ri.

Një pjesë shumë e dashur e imja ikën bashkë me atë godinë, por ndërtimi i skenës së re në atë tokë që nuk guxon ta shkelë askush tjetër për qëllime përfitimi, përveç nesh, për qëllimet më sublime, DO TË NDËRTOHET.

I kërkoj ndjesë lexuesit për këto fjalë paksa patetike, por ajo që unë them është, ndërtimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një ngjarje e gëzueshme.

Në atë vend, duhet të kuptojmë se nuk do të varroset ajo çka e gjallë do të ngelet në mendjet dhe zemrat tona”, theksoi Artan Imami.

Ndërsa, Gazmend Paja thotë se edhe godina e re do të ketë vend për të respektuar dhe legjendat që u rritën me punën e tyre.

“Unë jam shprehur kur më është dhënë mundësia dhe vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim. Po, e dua teatrin e ri, siç dua zhvillimin e vendit tim. Jam i sigurt që do të jetë një godinë përfaqësuese, funksionale, ashtu dhe në aspektin arkitektonik. Ajo hapësirë do të ketë vend për të respektuar dhe legjendat që u rritën me punën e tyre”, deklaroi Paja.

8 komente në “Artan Imami dhe Gazmend Paja pro Teatrit të ri: Do të jetë një godinë përfaqësuese dhe funksionale”

  1. Nuk ka me turp ,nuk ka me idiottizem te diskutosh end e ne se duhet shembur ajo godine e teatrit apo jo . Duhet te ishte shembur me kohe. Kur pashe ato pllakt qe perbenin murin,mu kujtuan disa godina qe kishte ngritur NSHN 10 ne lagjen 2 dhjetori ne Skrapar,po ma merr mendja se tani do jene prishur. Jo vtem me godinat e reja ae jane ndertuar ,por edhe me ministrite rreth e rrotull ajo godi ne stonion ,duket si je kasolle.. Eshte injoranci te diskutohet ende per prishjene tij. Preteksti i “FUshes” apo ” Malit” si firma ndertuede eshte problem tjeter . Eshte detyre e Kontrollit te shtetit,prokurorise …. e jo e artisteve dhe Albana Vokshit. PO ka te drejte komosioni i ekonomise.

  2. loni mone says:

    Gazmend Paja aktor humori dhe tellall i politikes, apsurditet

    1. No Coment says:

      Gaz dhe Luftar Paja..

  3. eshte bere e pa durueshme says:

    Megjithemend kjo pune bie era mut fare. Merren keta me nje godine qe s’u takon. te thoshte ndonje fjale Luftari, hajde do ta degjoja, por edhe ai s’ka borxh te merret me gure e tulla. Keta kane lajthitur fare. Varu trasten me m… ne qafe, Edi Rama se keto gjallesa jane transformuar.

  4. Don says:

    Kjo eshte e pakuptimte. Cpune kane aktoret me godinen e teatrit? Ata jane thjesht te punesuar aty. Me cfare statusi ligjor po krijojne gjithe ate zhurme ne opinionin publik.

  5. Koli says:

    Jane kulla o capacul i paguar.

  6. Frok Martini says:

    Po ky paja ,sikur eshte Coban I pulave te detit, se per aktor I vjen anash dhe gorilles.

  7. vaso says:

    Bythelepiresit nuk kane brire.
    Te quash vehten artist dhe te mos mbrosh nje ndertese te vecante si kjo,eshte karagjozllik.
    Teater te ri gjithmone do duam,por te vjetrin duhet ta restaurojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje