FOTOT/ “Të bukurat” e filmit shqiptar, që kanë bërë historinë: Nga Margarita, tek Yllka, Rajmonda e Luiza Xhuvani

21 Korrik 2018, 19:22Kulturë TEMA
FOTOT/ “Të bukurat” e filmit shqiptar, që kanë

Nga Juela Meçani

Ato ishin vajza të bukura dhe sot janë zonja të bukura. Nuk ka ndryshuar shumëçka, madje sot janë veshur me petkun e fisnikërisë së dijes, përvojës, sharmin dhe elegancën e viteve plot me suksese dhe eksperienca. Por një gjë duhet thënë për to e duhet përsëritur. Kinematografia shqiptare ka pasur femra me një bukuri të tillë që do të na e kishin zili të gjitha kinematografitë e zhvilluara të atyre viteve si Italia fqinje ose dhe Hollivudi. Sepse ishin të bukura plotësisht natyrale. Madje kryesisht vinin nga familje të varfra ose të mesme, pa asnjë produkt lehtësues për bukurinë e tyre, pa bojë flokësh ose krehje, pa qerpikë fallto, pa veshje luksi e shumë truke të tjera si këto. Aktoret shqiptare ishin “bio” në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe përzgjidheshin edhe për këto tipare të portretit dhe fizikut. Por përzgjidheshin edhe për aftësinë e tyre interpretuese, zërin dhe impostimin dhe portamentin ndaj në ato vitet e dikurshme, rrini të qetë, nuk mund të ishe kurrsesi e bukur por bosh. Zinxhiri i talentit funksiononte në perfeksion.

Sot duam të kujtojmë disa prej tyre, si ishin dje e si janë sot, me dëshirën e madhe për të rikujtuar publikun nostalgjik se me sa fat ka qenë që i ka ndjekur në kinematë e shumta e në televizor, por edhe me dëshirën e mirë që brezi i sotëm të shikojë me respekt se sa shumë hijeshi ka origjinaliteti dhe bukuria që të ka falur nëna natyrë, larg çdo ekzagjerimi dhe se bukurinë e vërtetë ose e ke, ose nuk e ke.

Nga të parat femra të bukura me plot kuptimin e fjalës, në ekranin shqiptar, ka qenë ajo, mbretëresha bionde, Margarita Xhepa. Nuk i mungonte asgjë, asnjë detaj, flokë ngjyrë dielli, sy të kaltër të mrekullueshëm, buzë të vijëzuara bukur, mollëza e trup i gjatë për kohën. Edhe pas kaq shumë vitesh, Margarita Xhepa ka ruajtur shumë nga hijeshia e dikurshme.

E kujtoni besoj edhe Ema Ndojën, femrën sensuale të filmit shqiptar, e cila në ato vite guxoi me role provokative si dhe të shfaqte trupin e bukur me kostum banjoje. Në role femrash të dëshiruara, me atë mjekrën karakteristike dhe dhëmbët si ketër, aq shumë sot në modë, ajo ka qenë edhe jashtë kinemasë një nga femrat më të dëshiruara të kryeqytetit. Sot? Është edhe më e bukur, pavarësisht se i ka kaluar të 50-tat.

Shumë nga ne e kemi përpara syve Shpresa Bërdëllimën, femrën me buzë të trasha e flokë të derdhur poshtë supeve që shkëlqeu tek “Përtej mureve të gurta”. Sot ajo jeton me familjen në Belgjikë, vitet i kanë shtuar disa kilogramë por portreti ka ruajtur mollëzat dhe buzëqeshjen e ëmbël.

Yllka Mujo mahniste dikur tek “I teti në bronx” dhe kush e njeh nga afër, në ato vite, thotë se ka qenë si një spanjolle e vërtetë, gjithë sy e vetull. Sot që i ka kaluar të 60-tat ka një trup për t’u admiruar në linja, një portret fisnik dhe një stil etnik në veshjen e saj.

Ehhhh Rajmona Bulku, një miksim tiparesh perfekte, sensualiteti dhe sharmi. Brezi i saj e ruan fort mirë në mendje sepse kur Monda kalonte në bulevard, kthehej çdo kokë për ta parë. Sot që është gjyshe dhe vazhdon të aktrojë, është një nga zonjat më të bukura të brezit të saj dhe e cila kujdeset shumë për stilin dhe pamjen.

Vajza me gërsheta tek “Përrallë nga e kaluara” ose partizania tek “Radiostacioni”. Elvira Diamanti ishte bukuria tipike e vajzës mesdhetare, me buzë sensuale, sy edhe të egër edhe të ëmbël, vetull të trashë, flokë të zi, trup të kolmë me bel, lëkurë si porcelan. Jo më larg se përpara dy javësh figurën e saj e kisha përpara syve në rrugë, të veshur thjesht me fustan mëndafshi e jua them pa doreza. Dukej si një aktore italiane jo më shumë se 40 vjeçare.

Ema Andrea i përket një brezi më të vonë por tek drama “Natë me hënë” ose filmi “Një djalë e një vajzë” spikati për tiparet e theksuara e për trupin e bukur shumë shtatlartë. Sot që ajo është ende një zonjë e re, ka mbetur thuajse e njëjta, me diferencën që sot nuk grimohet më aspak, përveçse kur është në ekran, sepse ka një vetësiguri edhe më të madhe mbi pamjen e saj.(AFP)

8 komente në “FOTOT/ “Të bukurat” e filmit shqiptar, që kanë bërë historinë: Nga Margarita, tek Yllka, Rajmonda e Luiza Xhuvani”

  1. Diamanti & Xhuvani ,
    jane verete fytyra origjinale Aertistesh te verteta ,
    kto te tjerat duken si bajga rrugesh

  2. Dielli mbi Korab says:

    Keni harru nje nga femrat me bukuri sensuale dhe natyrale te kinematografis shqiptare.
    ANISA MARKARIAN,nje YLL qe te josh akoma me hijeshin e saj femnore-.
    Aktore qe ne Shqiperi misheronte me brishtesin si ne j filmat e realizmin italiano-frances.

    1. Doni says:

      Anisa nuk eshte shqiptare eshte armene.

  3. Ilo says:

    Po Eva Alikajn Ku e late

  4. Fatosi says:

    Po eshte shume e vertet ,me gjithe regjimin dhe fjalet qe mund te dilni ato kane lene mbresa te pa harur ne brezin tone dhe ne brezat qe dote vine
    Te pa Harueshme per jete keto artiste te mrekullueshme te atyre viteve

  5. mirel says:

    Margaritari aty eshte me gersheta. E paperseritshme. Yllka po yll ne qiell. Diamanti, si byrazerka e Timo Fllokos, e mire dhe ajo..Monda e gjitha seksi, ndersa Ema Ndoja si Ema Stone..kete nenkuptove me ne mode?
    Mos harro dhe Matilden. Te dyja e kane nhe sherr te perbashket…Edvin Ramutin.

  6. IVONI says:

    Eshte tema qe trajtojne keta filma me moral dhe realitet social , e motivuar nga ngjarje te verteta historike qe ka kaluar shoqeria ,ku spikat ndjenja e humanizmit , patriotizmit , barazise sociale ,ndershmerise , perpjekjeve per te siguruar te mirat materjale me te domosdoshme per nje jete te denje ,per nje shoqeri moderne ku rendi dhe ligji te tregon rrugen e miresise ..! Prandaj dhe keto femra duken si “engjej” ,QE ZOTI KUJDESET TE MOS JU PRISHESH QETESINE ..!

  7. Doni says:

    Anisa nuk eshte shqiptare eshte armene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje