"M’u hap një vidhë në tru", vajza e Dritëro Agollit shpërndan një fletë nga ditari i të atit: Ja çfarë i tha Xhevahir Spahiut kur lëngonte në spital

27 Korrik 2018, 13:37Kulturë TEMA

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë , Dritëroi , me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë , i shkruante mikut të tij , Xhevos , plot humor :

“D : – Si je, o Xhevo?
 
Xhevua qesh . 

D:-Jam Dritëroi. Mos u mërzit . Do të të hapet në mendje një vidhë që do ta shpjesh poezinë në një shkallë më të lartë; do të bësh një poezi të çuditshme . 

Përsëri Xhevua qesh .

D:-Edhe unë u sëmura dhe u shtrova në spital për 11 ditë. Unë e humba jo vetëm mendjen , po edhe këmbët, por m’u hap një vidhë në tru: vidha e të shkruarit aforizma, dmth fjalë të urta .

Xhevua qesh dhe thotë:
-Ashtu.

D:- Nuk dua të të shqetësoj . Së shpejti do të vij të të vizitoj me helikopter, se këmbët mezi më punojnë”, përfundon dialogu mes tyre.

Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë.

Ndërkohë Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, dhe gjithashtu njihet nga lexuesit për poezitë mjaft të bukura. (TemA)

12 komente në ““M’u hap një vidhë në tru”, vajza e Dritëro Agollit shpërndan një fletë nga ditari i të atit: Ja çfarë i tha Xhevahir Spahiut kur lëngonte në spital”

  1. Kombi says:

    Hajde shkrim pulash hajde !!!!!

    1. eh, ç'me gjeti! says:

      Ore “kombi” po te jeshe far ore bir, paske shkalluar. Kaq i… je sa nuk e kupton qe i dridhen duarte dhe nuk eshte shkrimi me levizje normale te duarve?! Pastaj, ti mund te jeshe ndonje njeri i madh ne shkrime e kendime, por kur s’te njohim dhe vete s’na e thua, do te thote qe madheshtia jote qendron vetem tek ata te perjetesise. Pse, o bir, u katandiset keshtu, ne kete jete, pa nje çike respekt e kulture, me keto ndjenja e sinqeritet qe shkojne diku tjeter? Dikur thoshnim qe dhia arrakate thyen kemben e saj, por une nuk dua qe ti apo ndonje tjeter te thyeje kemben, por koken.

  2. Rr. B. Gramshi says:

    Hajde Kombi hajde!
    Jam i bindur se ti do te ngazelleheshe me nje pordhe te Saliut apo fende te Rames.
    Idiot, jeten shqiptare e bejne artistet, Noli, Ismaili, Limonz Dizdari, Vacja, Mentor Xhemali, Inva Mula, Drteroi, Xhevairi dhe gjithe xhevairet e kesaj treve dhe jo shpellaret dhe gangsterat qe po masakrojne kombin.
    Kohet kalojne pleherat kalben, Xhevairet shkelqejn pergjithmon.

    1. Homeri Shqyptar says:

      Kur ka fol e shrujt Budi,Buzuku,Bardhi,Barleti,Bogdani,Mjeda,Fishta,Migjeni,Koliqi,Vasa,Stermilli,Pipa,Engjelli etj etj etj asht tund dheu..e lene ma me pas mendimtare Tosknia ..sot fatkeqesisht qe njeriu i ri i realizmit socialist si pjelle bastardo-sllavo-mongolo-komuniste veç ndihmoji Zot mund ti thush…

      1. I.Hoti says:

        OOO ‘Hom.ti’ shqiptare!,More a ke gja me thene per shkrimin dhe shkrimtaret,… e je te ndash kufijte e dijes mes fshatit tend dhe tjereve! Po te kishe pak kulture nuk do flisje me veri jug lindje…. qe nuk besoj se di te orientohesh mire ne fillim te ketij shekulli! ne qofsh shqiptare, emrat e medhenj qe i permend ti ka dhene dikush, se zor qe i ke lexuar nje rresht! Per te huajt eshte ndryshe ,u shkon per shtat .mundesisht te jene ‘orthodoks, ruso.. Ti kujton se Shqiperia jone Natyrale eshte me e madhe se katundi yt …por jo me shume se te sheh syni nga pema me e madhe e katundit! Bota eshte ba sa nje grusht ne keto kohe! Zhvillimi por edhe padituria nuk kane kufij ! Vendi yne po zhvillohet!

    2. I.Hoti says:

      OOO ‘Hom.ti’ shqiptare!,More a ke gja me thene per shkrimin dhe shkrimtaret,… e je te ndash kufijte e dijes mes fshatit tend dhe tjereve! Po te kishe pak kulture nuk do flisje me veri jug lindje…. qe nuk besoj se di te orientohesh mire ne fillim te ketij shekulli! ne qofsh shqiptare, emrat e medhenj qe i permend ti ka dhene dikush, se zor qe i ke lexuar nje rresht! Per te huajt eshte ndryshe ,u shkon per shtat .mundesisht te jene ‘orthodoks, ruso.. Ti kujton se Shqiperia jone Natyrale eshte me e madhe se katundi yt …por jo me shume se te sheh syni nga pema me e madhe e katundit! Bota eshte ba sa nje grusht ne keto kohe! Zhvillimi por edhe padituria nuk kane kufij ! Vendi yne po zhvillohet!

  3. BAJRAM BALA says:

    SHKRIMI ESHTE PAS SEMUNDJES QE KISHTE DDRITEROI
    POR MOS SHIKO KALIGRAFINE POR SHIKO ORTOGRAFIN,SE SOT ATA QE NA SHKRUAJN NEPER GAZETA NUK DINE SHQIP

    1. Goni says:

      ” Mos shiko kali grained , por shiko ortografine,”
      Te lumte Bajram Bala.
      .

  4. Usa says:

    O kombi loqja, kur te shkosh edhe ti nje 90 vjec, do shkruash keshtu… megjithese jam i bindur se nuk do shkruash fare se je teveqel qe tani.

  5. Meti says:

    METI
    Ketij Kombit ketu lart dua t’i them qe qenke dru fare. Driteroi ishte drita e kombit, jo ti qe quan veten komb e je nje zero me xhufka, ai ishte dhe eshte drite per kombin tone ashtu sic e ka emrin. Nje njeri me mend dhe me dashuri per tjetrin, duke pare shkrimin e poetit, kupton ditet e veshtira qe ai kalon, dridhja e duarve eshte njekohesisht shenje fisnikerie qe edhe pse i semure e ne ate gjendje, merr penen e shkruan, por nje njeri si ai len gjurme dashurie per njerezit, per kombin. Ti KOMB ketu lart mos e merr me penen se felliq letren!

  6. katarakti says:

    Po ik moj vajze. Mos na çaj derrasa shume tani me tet ate. Kemi halle te tjera dhe e hapim faqen per te lexuar gjera me interes. Dhimbjen per tet ate mbaje per vete dhe mos merzit dynjane me te. Dikush qan baben, dikush djalin, dikush burrin. Secili ka problemet e tij, hidherimet dhe gezimet e tij personale apo familjare. I gjalli me te gjallet, i vdekuri me te vdekurit.

  7. Zgalem says:

    Nuk thuhet me bukur se e ka thene “Katarakti ” . Ajo , qe mund te shtoj eshte kjo : Gjella me kripe dhe kripa me karar . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje