Aishe Stari tregon jetën në skenë krah Fadil Hasës: Ja pse u tërhoq kur humbi PD

29 Korrik 2018, 16:11Kulturë TEMA

Sikur të kishte diçka për t’i thënë akotes Aishe Stari, aty për aty, nxitimthi, në rrugë, do të duheshin të paktën 2 orë. Nuk kishte makinë, kalimtarë e zog që nuk ndalej për ta përshëndetur.

Aishja vazhdonte të kishte në Durrës lavdinë që kishin dikur aktorët në Tiranë, përpara se indiferentizmi të çonte në punë të tij.

Në kafene fliste me të kamerieri 18-vjeçar dhe gjithë moshatarët që nuk ishin fare klientë, por zgjasnin dorën nga përtej luleve.

Aishja jetonte mirë me këtë, madje, i kishte pëlqyer gjithmonë Durrësi, pikërisht për këtë, sepse e kishte dashur dhe trajtuar mirë gjithmonë. Ajo nuk kishte asgjë për t’u ankuar, as nga ‘ajo’ kohë e as nga kjo. Për sa kohë politika qëndron larg saj, gjërat shkojnë mirë.

Në kafenenë që jemi ulur, deri pak ditë më parë, Aishe Stari ulej edhe me një nga kolegët e saj më të vjetër, atë që kishte njohur që nga kohërat e gjimnazit, gati 60 vite shkuar, Fadil Hasën. Edhe pse prej vitesh i paangazhuar në teatër, sa herë që takoheshin, Ishja, siç e thërrasin të gjithë, vazhdonte të këmbëngulte se duhet të kthehej, të angazhohej. “Ai nuk e bëri asnjëherë, ishte i vendosur”. Kemi ardhur të flasim për të, dhe Ishja, si rrallë kolegë të saj, ishte e vërtetë në të gjithë ato që thoshte, pa zbukurime dhe stërhollime të panevojshme…

Pse ishte shkëputur Fadil Hasa nga skena?

Çfarë ndodhi me të? Fadilin nuk e largoi njeri nga skena, deshi dhe u largua vetë. Prej vitesh mbajti një qëndrim partiak dhe mendoj që bëri gabim. Ai apo kushdo tjetër mund të jenë të lirë të zgjedhin kahun e tyre në politikë, por nuk kanë pse e lënë të ndikojë në profesionin e tyre. Politikan mund të bëhet kushdo sot, artist jo. Kur humbi PD, dha dorëheqjen, ‘nuk dal më në skenë’, tha, dhe ashtu bëri. Sa herë i kam thënë të kthehej, nuk bindej.

Keni folur më vonë, ishte penduar?

Jo, nuk ishte penduar.

Mendoni që ishte i lodhur nga skena?

Ne edhe mund të lodhemi me skenën, por edhe çlodhemi shpejt. Ndryshe nga të gjitha punët e tjera, ne duhet të vëmë dhe pasionin dhe nëse bën diçka për t’iu dhënë kënaqësi të tjerëve dhe ia del, i harron të gjitha. Pastaj, nuk është pak të të shohin të gjithë qytetarët si pjesëtarë të familjes së tyre. Dashurinë që më japin mua qytetarët e Durrësit, nuk ka të paguar, ndihem shpesh në vështirësi. E shprehin të gjitha moshat, nga më i vogli. Më bën përshtypje me komplimentet e të rinjve, që mendoj se as më kanë parë… Ata nuk më kanë njohur mua në rini e megjithatë më thonë që ke qenë gjithnjë e bukur. Unë mendoj që më thonë kështu, sepse më duan, edhe Fadilin e donin e, megjithatë, ai nuk veproi ndryshe.

Disa aktorë të tjerë janë përfshirë në politikë, kanë ikur e janë rikthyer. Keni folur me të, pse ishte kaq i prerë?

Unë nuk e kam pyetur hollësisht, sepse unë nuk jam fare e dhënë në biseda partish.

Ai ishte i angazhuar në vazhdimësi?

Kohët e fundit jo, ishte i tërhequr, ra në një gjendje qetësie, gjatë së cilës nuk merrej më me asgjë

Megjithatë ai vazhdonte kalonte këtej apo jo?

Gjithë ditën këtu rrinte, janë dy kafene këtu shkonte o të njëra, ose te tjetra, takoheshim e pinim kafe shpesh bashkë. Ne njihemi që kur është harruar. Kemi qenë shokë shkolle në gjimnaz, pastaj punuam bashkë një jetë të tërë dhe puna jonë është ndryshe nga të gjitha të tjerat, të lidh e bën bashkë më shumë. Pas shkollës, Fadili shkoi në Bashkimin Sovjetik për inxhinieri navale dhe pasi u kthye, u vendos në punë në por

Në sa shfaqje keni qenë bashkë?

Në të gjitha shfaqjet. Estrada në të tillë mënyrë funksionon, ne kemi qenë të gjithë në të gjitha shfaqjet. Organikën e ka pasur të ngushtë, ne aktivizoheshim të gjithë dhe kjo mirë na ka bërët. Prej aty u përfshi si amator në Estradë dhe më pas u vendos përfundimisht…(panorama)

18 komente në “Aishe Stari tregon jetën në skenë krah Fadil Hasës: Ja pse u tërhoq kur humbi PD”

  1. ehhh says:

    C’ti besh, trushpelarja e viteve ’90 …

    1. artedashesi says:

      KETO DITE SA ESHTE FOLUR E SHKRUAR PER FADIL HASEN NUK ESHTE SHKRUAR PER ANJI TJETER FIGURE MADHORE TE KOMBIT TONE. MBAS SKENDERBEUT FADIL HASA DEL FIGURA E DYTE MADHORE CUDITEMI PSE NUK U MBAJTEN TRE DITE ZIE KOMBETARE PER VDEKJEN E TIJ

  2. Pandi Korce says:

    Rafmet paste, paska qene koqe partie. Ishalla e ka kemben e mbare e na e merr me vete edhe udheheqesin legjendar.

    1. LORA says:

      Tashti e more vesh ti ,Pandi prej Korce ?
      Respekt per Aishe Starin,zonje e vertete e skenes.

  3. Drini says:

    PD humbi Fadil Hasan vertet, por ka fituar aktorin me fame sa e Fadilit, Julian Deden.

  4. kunji says:

    Rafmet paste, si rob pa shkolle qe punoi gjith jeten ne estrade i persekutu paska qene, ka qene RRK po ska gjo se o shok partie dhe partia krenofet me karagjoz.

  5. Komediani says:

    Njeri zagar, aktori nuk ka asnje lidhje me politiken, por aktoret ordinere lidhen me politiken, Fadil Hasa ishte nje karagjoz skene dhe nuk kishte asnje lidhje me PD, ate e konfirmoi PP dhe e vleresoi, PD nuk i dha asnje gje

  6. Alban Dega says:

    DY SHQIPTARE TRI PARTI !

    – Nderim Aishe…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pajtohem plotesisht me qendrimin dhe vleresimin tend edhe per Fadil Hasen edhe per artistet e tjere te medhenj shqiptare !
    Fadilit i paste drite emri e shpirti !
    Ty te paste drite arti dhe gjykimi i shendoshe, realist i lire!
    E pac mendjen femer gjithmone per mesazhin e fuqishem sidomos per artistet babale te partive babalo- banale qe kane mbire si kerpurdhat pas shiut!
    Nuk eshte cudi!
    E ka thene filozofi popull: Dy shqiptare krijojne tri parti.
    Si ?
    Secili nga nje dhe pastaj ciftezohen e krjojne te treten !
    Mire dje ne diktature qe te gjithe ishim me hater ose me zor, me hir apo me pahir ushtare te partise !
    Te gjithe pa perjashtim !
    Te mbetesh ushtar partie ne liri demokraci eshte mekat, vetvrasje!
    Askush nuk te detyron te behesh pjestar i tyre as te mos votosh per partine qe do !
    Por te lesh, te braktisesh profesionin, artin per kete ose ate parti eshte marrezi !
    Aq me teper per artiste te shquar, me emer me dashamire te shumte !
    Jemi bije te popullit jo te partive !
    Jemi bij e bija te Shqiperise, te kombit tone !
    Partite lindin vdesin !
    Qeverite ngrihen e bien !
    Shqiperia, shqiptaria mbeten sa te jete jeta jete e Toka – Toke !

  7. BUJARI JU DEGJON says:

    Kur vij per pushime ne Durres,mundohem qe te takoj sa me shume miq te vjeter…
    Sivjet do te me mungoje Miku i Te Gjitheve Fadil Hasa… ?
    U prehsh ne paqe,miku im!…

  8. Alboz934 says:

    Ne kohen e socjalizmit edhe nja 4-5 vjete mbas 90 tes ka qene i mire dhe ka dhene çfaqe te mira dhe ne kohen e P .D se qe e paska dasht fort na ndriu fare Po ashtu edhe numrat e humorit te Paulin Prekes e Zef Detes ato te para viteve 90 te te kenaqin ato te pas viteve 90 nuk shihen me sy . Po keshtu edhe te artisteve tjere sot nuk kane aspak subjekt ku me shume qeshin vete se publiku .

    1. pompisti says:

      Fadil Glasa, pashkolle, bukshkal dhe servil.

  9. Deshmitar y says:

    Se ishte kokrra injorantit. As artist asgje. Se di si mund ta quaje artist

  10. Tajari says:

    Te jemi te sinqerte Fadil Hasa ishte ai qe ishte,zhurma qe po behet per ate eshte me e madhe se sa duhet.
    Ai ishte Nje aktor normal me njohuri te pergjitheshme 0.
    U prehsh ne paqe Fadil.

  11. neseba says:

    Ka qenë i mirë për lojën aktoreske dhe idjot për bindjen politike. I dhembi për humbjen katastrofale të PD, nuk i bënte më zemra të aktronte.

  12. Vjosani says:

    Rrugen e tij te ndritur si artist i PD-es po e vazhdon Juliani, por ky luan edhe pse PD-ja ka humbur. I bie qe Fadili ish me pak i mencur se Jul Deda e kjo eshte per te vene kujen…Uffff….aktoret tane…

  13. REALISTI says:

    MOS VALLE KA PASUR TE DREJTE
    MEGJITH KETO DEME KOLOSALE QE PO I SHKATON RILINDJA VENDIT
    CDO FIGURE CFARDO RANGU TE JETE MUND TE BEJE NJE GJE TE TILLE PER VENDIN.
    MUND TI JEPNI TE DREJTE ME VONE.
    QUHET NJE VETSAKRIFIKIM

  14. Jimi says:

    “Aktor” i denje per humorin e rruges!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje