Dy fëmijë dhe gjyshja e tyre janë në mesin e pesë personave që kanë gjetur vdekjen nga zjarret në Kaliforninë veriore, thonë raportet.
Dy zjarrfikës vdiqën të enjten, 17 njerëz rezultojnë të zhdukur, ndërsa mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Zjarret në qarkun Shasta po ndimohen nga erërat e forta duke formuar “tornadot e zjarrit” që po çrrënjosin pemët dhe përmbysin makinat, thonë zyrtarët në Kaliforni.
Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët dhe tashmë vetëm 5% e tyre është vënë nën kontrooll. Zjarri ka nisur ditën e hënë dhe përgjatë këtyre ditëve ka shkatërruar mbi 48 mijë hektarë tokë një zonë me përmasa më të mëdha se ajo e qytetit i San Franciskos.
Sherry Bledsoe ka konfirmuar se gjyshja e saj Melody Bledsoe, 70 vjeç dhe dy fëmijët e saj Emily Roberts, pesë vjeç dhe James Roberts, vdiqën nga zjarret, njoftimet thonë.
Ata u bllokuan nga zjarri, pasi ishin gati për tu evakuuar nag shtëpitë e tyre në qytetin e Redding, njoftoi NBC.
Burri i Melody Bledsoe, Ed, deklaroi se ishte thirrur për ndihmë pasi ishte jashtë dhe në momentin kur ai u kthye në shtëpi e gjeti atë të shkatërruar dhe të rrethuar me forcat e policisë.
Dy zjarrfikës, inspektor i zjarrit Jeremy Stoke, dhe një operator i cili ende nuk është identifikuar, vdiqën duke u përpjekur për të shuar flakët.
Më shumë se 3,400 zjarrfikës janë vendosur në luftën me flakët, por departamenti lokal i zjarrit ka paralajmëruar se moti i nxehtë dhe i thatë është parashikuar për pjesën tjetër të javës dhe mund ta bëjë zjarrin edhe më të fortë.
Siaps mediave vendase, rreth 37,000 banorë janë detyruar të largohen nga zona.
Zjarri Carr është cilësuar si një nga 90 zjarret të mëdha në SHBA, por gjatë sezonit të verës Kalifornia është më e prekura prej tyre. (TemA TV)
Ku eshte Preshekari qe te filloje kengen?