DASH publikon raportin për Shqipërinë: "Shuplakë" politikës për klimën e investimeve, vlerësim për reformën në drejtësi

30 Korrik 2018, 18:04Politika TEMA

Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin e pritur për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018, që edhe këtë vit është tepër i ashpër.

Në të mbizotërojnë shqetësimet për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, teksa Shqipëria konsiderohet si një vend i vështirë për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën.

Me shqetësim raportohen dhe projektet e partneritetit publik privat, të clat vlerësohet se kanë kufizuar konkurrencën, ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime të tyre. Tjetërsimi i pronësisë është një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj.

Konkretisht raporti thotë se “Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare kaloi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës gjyqësore është duke u zhvilluar, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguara, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët  raportojnë shqetësime të vazhdueshme, pasi rregullatorët përdorin legjislacionin dhe rregulloret e vështira  për t’u interpretuar, si mjete për të dekurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën. Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplotë me komunitetin e biznesit. Investitorët e huaj të mëdhenj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësimin për pajtueshmërinë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë edhe investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”.

Raporti vazhdon duke shtuar se “Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titulli i qartë është i vështirë për t’u marrë. Disa faktorë përfshijnë aktorë të paskrupullt që manipulojnë sistemin e korruptuar të gjykatave për të fituar titullin e pronësisë në një tokë që nuk është e tyre. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë për t’u marrë dhe i papërshtatshëm. Ndërkohë, agjencia e ngarkuar me çështjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat”.

Raporti i departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve një publikim periodik që merr në analizë klimën e investimeve në 170 ekonomi duke mundësuar kështu informacion në shërbim të biznesit. Materialet që përgatiten nga ekonomistët e akredituar brenda ambasadave në vende të ndryshme të botës duke analizuar ekonomitë që mund të shihen si tregje potenciale nga bizneset amerikane.(monitor)

10 komente në “DASH publikon raportin për Shqipërinë: “Shuplakë” politikës për klimën e investimeve, vlerësim për reformën në drejtësi”

  1. Populli says:

    Salih krimineli, kopili I Sheqeres, I dha me koncesion tokat e pronareve…. 1 euro ne vit per 50 vjet. Ato koncesione I vjel dhenderri gay Malltezi, cuni Gay sypordha, e Gita faqedjegmja qe nuk I mjafton nje burre, por do dy….. familje e degjenerume hajdutesh e kriminelesh. I vjellshi gjak 7 breza ato prona qe keni vene nen kurrizin e popullit te varfer! Qe nga me I madhi e deri te femija I palindur I Shkerdhenit qofshi te mallkuar!

  2. Shkodrani says:

    Doni me per ate vend komunist shume e qarte komunistet edhe kelyshet e tyre nga 1945 e deri 2018 vazhdojn ta shkaterrojn kete vend deri dje me vrasje e burgosje politike tash kane nderuar sistem me pushtetin ekonomik do e mbajne akoma edhe 50 vite te tjera sepse ai popull eshte i marr fund te gjithe jane te vaksinuar pervec 20 perqind kane shpetuar qe nder kto jam edhe un qe kemi ik prej atij vendi te pashprese ,zoti e di kur do shpetoj ai popull nga kjo fare e keqe e shek te 20 ,cdo gje aty shkon mbrapsh e shikoj te pamundur edhe 2 breza qe i bie edhe 50 vjet akoma do vazhdoj kjo histori antivlerat e kane pushtuar ate vend komunizmi eshte fare me e keqe e historise se botes shpresoj qe njerzit ta kuptojne qe ska te ardhme ikni nga ai vend se ashtu do shpetoni lerini komunistet vetem ta shijojn ate vend mase zoti i hedh nje bomb si atehere ne japoni ne 45 e te ikin per lesh ato pisa ti gezojne paret e tyre me gjakun e shqiptarve ne breza tung

    1. Vicidolisti Digital says:

      Shkodres te pares nje si ajo e Nagasakit dhe shkodraneve antikomuniste te leshit si ty i ikuri(qe thyefsh qafen dhe mos e sjellsh me kurre) bashke me Voltanen e Demit. Tung o shkodran prej Malcise madhe

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Ngjel karagjozi,e paskan dhi amerikonet ,keshtu nuk behet shtet kurre prej suniteve……………gezuar ramazonin!

  4. Gimi says:

    Vazhdo qeveria te besh per Shqiperine ate qe eshte me e mira. PPP eshte menyra me e mire qe Shqiperia te zhvillohet dhe te mbeshteten kompanite vendase. Cdo forme tjeter borxhi apo kompani e huaja ka rrezikun e shoqerimit ose me cmime me te larta te kostos ose me borxhe me kamata shume te larta. Shqiperia duhet te zhvillohet, madje shpejt, TANI. Te huajt nuk duken te jene ne favor te zhvillimit te Shqiperise. Me planet dhe projektet e paraqitura nga qeveria shqiptare, ne votuesit vendas jemi shume te kenaqur. Mezi presim qe te shikojme qe plani i qeverise per rruget prej 1 miliard euro te behet realitet. Vazhdo qeveria ta zhvillosh Shqiperine me ritme te shpejta! Menyra me e mire e zhvillimit te vendit.

  5. Tonin says:

    Keto konkluzione jane dhene nga opozita.Qeveria po punon shume mire.Edhe dekreti i Likes per teatrin ka ndikuar ketu per keq.Edhe nqs ka ndonje mangesi,te huajve nuk u duhej bere me dije.

  6. Politikane dhe gazetare shushunja says:

    Ja fut kot departamenti amerikan. RENDESI KA CFARE THOTE EDRAMA, LALI BYTHA, DHE GAZETA TEMA.

  7. gazi says:

    Me habit fakti qe si ka mundesi qe ky raport nuk e permend fare Spartak Ngjelen!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Kalec Dega says:

    DASH ja fut kot, investimet e Lali Erit me trena elektrik , pse nuk i permendin..po radioja e besueshme e Edtopolanit qe ska nevoje te investoje.
    Ka aq shume investime, vetem ne endrrat e komunisteve demokrate.

  9. a.f. says:

    Shuplaka per korrupsionin nuk eshte me “thojza”, por e drejtperdrejte dhe diskredituese per Qeverine. Flitet per tendera publike te komplikuar dhe korruptuar, per PPP (mbi 100) me shkelje, korrupsion dhe te pastudiura per interesin e publikut. Sa per Reformen ne Drejtesi nuk ka asnje vleresim, vetem thuhet se ka filluar, por perseri investitoret, vendas e te huaj nuk jane te kenaqur me klimen e biznesit dhe korrupsionin qeveritar. Titulli qe gazeta ka vene per raportin e DASH nuk perputhet me materialin. Nje gazete qe censuron te verteten, eshte e shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje