Gjuriç paralajmëron zyrtarët e Kosovës: Në Serbi do hyni vetëm në përputhje me rregulloret ndërkombëtar

30 Korrik 2018, 09:58Rajoni TEMA

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se zyrtarët kosovarë mund të vizitojnë Serbinë qendrore nëse thirren në marrëveshjet për vizita dhe me kusht që funksioni i tyre ekziston sipas rregulloreve ndërkombëtare.

“Të gjithë zyrtarët që ekzistojnë sipas normave ndërkombëtare mund të thirren lirisht në marrëveshjet për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre. 

Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla”, tha Gjuriç duke iu refereuar Kosovës.

Ai i bëri këto komente për gazetën serbe Veçernje Novosti.

Autoritetet në Serbi, së voni, nuk i kanë lejuar hyrjen ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka kërkuar të vizitojë Novi Pazarin, me ftesë të Këshillit Kombëtar Boshnjak. (TemA)

1 komente në “Gjuriç paralajmëron zyrtarët e Kosovës: Në Serbi do hyni vetëm në përputhje me rregulloret ndërkombëtar”

  1. toni says:

    Rrepublika e bananeve serbe po permend ligjet nderkombtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje