Mustafaj: Reforma në drejtësi dhe Vettingu do zgjasin me vite, situata në gjyqësor e prokurori dramatike...

31 Korrik 2018, 18:18Politika TEMA

Dramatike e ka cilësuar situatën me sistemin gjyqësor në vend, publicisti Besnik Mustafaj, teksa ka komentuar shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në kuadër të procesit të vettingut. Në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”, ai tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë aktorët politikë, dhe jo vetëm, që ndërmorën reformën në drejtësi, pa marrë parasysh se mund të gjendeshin në kushte të tilla.

Sakaq, ai ka komentuar edhe zërat se kjo situatë ku ndodhet tashmë sistemi i drejtësisë, “është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin”.

Është dramatike situata që vendi është pa nivelin e tretë të gjykimit. Sot një shqiptar nuk ka mundësinë e apelimit të një çështje. Kjo është përgjegjësi e të gjithë atyre që ndërmorën këtë reformë, klasës politike, që nuk e morën parasysh një situatë të tillë. Është shumë e rëndë që vendi të mos e ketë Gjykatën e Lartë, pra nivelin e tretë të gjykimit. 

Ka zëra, kritizerë, që kjo ka qenë e parashikuar nga Rama, në mënyrë që të bllokojë çështjet që mund të shkonin në Strasburg, kjo pasi një çështje nuk mund të shkojë atje nëse nuk ka kaluar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor në vend. Sipas këtyre akuzave, kjo është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin”, u shpreh Mustafaj.

Publicisti thotë se pas verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe shkarkimit të tyre në rastet kur ka shkelje, duhet të vijohet edhe me pjesën tjetër të procesit, pra zëvendësimin e tyre, për të mos krijuar ngërç në institucionet e drejtësisë.

“Ata që e mbështetin reformën në drejtësi, thonë se po funksionon. Kjo sepse reforma ka mbetur vetëm në fazën e shkartisjes, shkarkimeve, ndërkohë që duhet edhe ana tjetër, pra zëvendësimi i tyre. 

Kjo reformë ka një vit që ka filluar dhe janë verifikuar më pak se 1/5 apo 1/6 e anëtarëve të gjykatave, dhe me këto ritme do zgjasë me vite procesi. Besoj se duhet të gjendet një mekanizëm për të ecur më shpejt. 

Nuk e di si i zë gjumi këta politikanë, kur situata me sistemin gjyqësor në vendin tonë, është e tillë”, u shpreh ai.

Duke ngritur shqetësimin për situatën në gjyqësor, Mustafaj thotë se do të ishte tejet kritik momenti nëse vendi ynë do të ndodhej në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare, ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.

“Magjistratura do të thotë se do ketë studentë që do përfundojnë për dy vite. Padyshim që ky ligj duhet të ishte miratuar, por ne sot kemi imediate krijimin e të gjitha hallkave të sistemit. 

Nëse nesër Shqipëria gjendet në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese, si do t’ia bëjmë? Kjo nuk është në logjikën normale të atyre që bëjnë shtet”, u shpreh publicisti Besnik Mustafaj.

3 komente në “Mustafaj: Reforma në drejtësi dhe Vettingu do zgjasin me vite, situata në gjyqësor e prokurori dramatike…”

  1. arben says:

    Hijenat e PD me në krye kuçedrën Berisha në radhë të parë duhet të japin llogari për katastrofën që i sollën Shqipërisë duke krijuar një sistem drejtësie të pa aftë e të korruptuar që i shërbente vetëm qëllimit të politikanëve të pangopur për të gllabëruar çdo pasuri të shqiptarëve.Vetëm kështu Shqipëria do shpëtojë nga mallkimi për të mos patur kurrë politikanë të ndershëm e të përkushtuar për interesat kombëtare.

  2. futeni ne ndonji shpell kte fosile te injorances
    se do infektojne qytetaret e rinine

  3. Berti says:

    Si ka mundesi qe nxirrni ne gazeta keto lloj idiotesh…ae duhet te lajne gojen 100000000 kur flasin per Edi Ramen….Copa e malokut qe i lepinte bythen Nexhmije Hoxhes…po jep mendime per reformat qe as nuk o njeh e as ja ka haberin por qe tani qe qente e berishes po largohen…qente e propagandes lehin njeri me fort se tjetri….asnje nuk i llogarit keto plehra si ky madkara e i paafte…turp qe nxirrni keto ne gazeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje