"Nëse ata duan të takohen, ne do t'i takojmë", Trump thotë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Iranit

31 Korrik 2018, 07:00Bota TEMA
"Nëse ata duan të takohen, ne do t'i takojmë",

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të hënën se do të ishte i gatshëm të takohej me udhëheqësin e Iranit pa parakushte për të diskutuar se si të përmirësojnë lidhjet pasi ai largoi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranit, duke thënë, “Nëse ata duan të takohen , ne do ti takojmë”.

Ata duan të takohen, unë do të takoj çdo herë që ata duan,” tha presidenti amerikan.

I pyetur gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Italisë, nëse ai ishte i gatshëm të takohej me Presidentin iranian Hassan Rouhani, Trump tha: “Do të takoja. Unë besoj në takime, veçanërisht në rastet kur në rrezik është lufta“.

Qasja e presidentit amerikan vjen pasi ai dhe presidenti iranian Hassan Rouhani treguan paralajmërime armiqësore këtë muaj.

Trump iu përgjigj Rouhanit duke i thënë: “Asnjëherë kurrë mos kërcënoni Shtetet e Bashkuara përsëri ose do të përjetoni pasoja të cilat pak më parë gjatë historisë nuk ka vuajtur më parë ndonjëhe“.

Ndërsa Rouhani i ishte drejtuar Trump në një fjalim, duke thënë se politikat armiqësore të SHBA mund të çonin në “një luft të ashpër”.

Në maj, SHBA la një marrëveshje që frenoi aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Uashingtoni po përgatitet të vendosë sanksione në Teheran brenda disa ditësh pavarësisht kundërshtimeve nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, të cilët të gjithë nënshkruan marrëveshjen 2015.

SHBA është thellësisht e dyshimtë ndaj aktivitetit iranian në Lindjen e Mesme dhe është një aleat i Izraelit dhe Arabisë Saudite, dy prej armiqve të Iranit. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje