Ariu polar qëllohet me armë, pasi sulmoi rojet e anijeve të lundrimit

30 Korrik 2018, 07:00Bota TEMA
Ariu polar qëllohet me armë, pasi sulmoi rojet e anijeve të

Një ari polar është vrarë pasi ka sulmuar një roje anijesh në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë, brenda rrethit të Arktikut.

Roja pësoi dëmtime në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Ai u caktua për të mbrojtur turistët që kishin zbritur në ishullin më verior të Svalbard nga MS Bremen, i cili operohet nga Hapag-Lloyd Cruises.

Kompania gjermane e lundrimit tha se rojet e qëlluan ariun për “vetëmbrojtje”.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital në qytetin Longyearbyen, në ishullin Spitsbe.

Svalbard është një shkretëtirë e akullnajave që shtrihet midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut.

Rreth 60% e saj është e mbuluar me akull dhe 3,000 arinj polarë thuhet se e tejkalojnë popullsinë njerëzore.

Të gjitha anijet në zonë janë të detyruar të punësojnë roje për të mbrojtur udhëtarët që mos ti ndodhë ndonjë gjë.

“Ka rregulla shumë të rrepta këtu, pasi ishujt vizitohen nga shumë arinj polare gjatë verës, kështu që të gjithë duhet të jemi vigjilentë kur jemi në breg”, shkruante një udhëzues në një post në faqen e internetit të Hapag-Lloyd.

Kritikët online, duke përfshirë komedianin britanik Ricky Gervais, fajësuan sulmin ndaj ndërhyrjes njerëzore në territoret e arinjve polar shkruan BBC.

Associated Press raporton se 18 anije turistike do të vendosen në këtë javë në Longyearbyen, vendbanimi më i madh i Svalbard. (TemA TV)

3 komente në “Ariu polar qëllohet me armë, pasi sulmoi rojet e anijeve të lundrimit”

  1. Cudia says:

    I vajten ariut ne shtepi dhe fajin e ka ariu

  2. Alban says:

    Cfare monstrash! Po ketej po zhduken arinjte nga ngrohja globale, ketej i vrisni se doni ti coni turist? Ariut i vete ne habitatin ku jeton i shqetesoni e pastaj prisni tju dalin me llokume. Njerzit jane monstra per Zotin.

  3. enter"" says:

    Gabim.
    Ishin turistet ata qe hyne ne territorin e ariut. Ishte nje anije per turiste.

    Te pakten beni nje perkthim dinjitoz te lajmeve online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje