ANALIZA: "Angela Merkel presidentja e ardhshme e Komisionit Europian"

29 Korrik 2018, 15:52Bota TEMA

“Ilsole24ore” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm kreun e Komisionit Europian, post që aktualisht mbahet nga Jean-Claude Juncker.

Në analizën e publikuar evidentohet fakti se vitin e ardhshëm përfundon mandati i kreut të Bankës Qendrore Europiane dhe ai i Presidentit të Komisionit Europian.

E në garën për drejtimin e këtyre institucioneve të rëndësishme, sipas “Ilsole24ore”, Merkel mund të lëshojë në garën për postin e kreut të BQE-së për të marrë drejtimin direkt të Komisionit Europian.

“Përllogaritësja pragmatike Merkel mund të vendosë që të sakrifikojë presidencën e BQE-së, që do të përbënte detyrën e katërt financiare që mbajnë përfaqësues nga vendi i saj, një “poker asash” gjerman.

Duke lëshuar drejtimin e BQE-së, Merkel mban një dorë në fondin për shpëtimin e shteteve që do të përforcohet me paketën e reformave europiane dhe në shkëmbim mund të kërkojë poltrona politike me peshë, për shembull atë të Jean-Claude Juncker që lirohet në nëntor të vitit 2019, njëkohësisht me atë të Mario Draghit të Bankës Qendrore Europiane e në të cilën mund të ulet vetë Kancelarja” shkruhet në artikull.

Artikulli ngre shumë pikëpyetje për përshtatshmërinë e kandidatit gjerman për drejtimin e BQE-së ndërsa evidentohet se rrethanat e pritshme në Bashkimin Europian (populizmi në zgjedhjet e ardhshme të majit 2019, nevoja për një dorë të fortë në përballimin e krizës së ardhshme, pikëpyetjet për euron apo negociatat politike për ristrukturimin e borxheve të shteteve në krizë)  mund të bëjnë që vëmendja e Gjermanisë të përqendrohet në detyrën e kreut të Komisionit Europian.

Artikulli original: http://www.ilsole24ore.com/art/mondo/2018-07-28/merkel-sogno-cancelliera-guidare-commissione-ue-201842.shtml?uuid=AEIrmzTF

1 komente në “ANALIZA: “Angela Merkel presidentja e ardhshme e Komisionit Europian””

  1. Laku says:

    Kjo po ja kalon dhe Sales.Duket qe vjen nga Gjermania Lindore.Rrine ne pushtet deri ne vdekje dhe kritikojne diktatoret.Dil ne pension Angela se le nam,ka dhe te tjere qe jane dhe me te zote se ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje