“Shqipëria ka marrë masa për të reduktuar mbeturinat plastike dhe ndotjen duke vendosur me ligj një kufizim në importimin, prodhimin, përdorimin dhe shitjen e qeseve plastike të lehta”, shkruan Emerging-Europe.
Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi tha se qeset e lehta plastike nuk janë të riciklueshme. “Ata duhet të kenë një trashësi minimale prej 35 mikronësh në mënyrë që të jenë të ripërdorshme dhe të kenë vlerë riciklimi”, tha ajo.
Vendimi ka për qëllim inkurajimin e prodhimit të qeseve të biodegradueshme me shumë qëllime që mund të shpërbëhen në 36 muaj. Prodhuesit dhe importuesit që nuk zbatojnë ligjin në Shqipëri do të gjobiten 100,000-150,000 lekë (700-1186 euro).
Në maj, Komisioni Europian propozoi rregulla për BE-në të cilat targetojnë 10 produkte plastike me përdorim të vetëm që ndodhen më shpesh në plazhet dhe detet e Europës.
Propozimi përfshin ndalimin e përdorimit të plastikës në produkte të caktuara: “Nëse alternativat janë në dispozicion dhe me çmime të përballueshme, produktet plastike me përdorim të vetëm do të dalin nga tregu. Kufizimi shtrihet deri tek pastruesit plastikë me pambuk për veshët, kompletet e ngrënies, pjata, pipat, përzierësit e pijeve dhe shkopinj për balona të cilat do të prodhohen nga materiale më të qëndrueshme në vend. Ambalazhuesit e pijeve me përdorim të vetëm do të lejohen në treg vetëm nëse kapakët dhe mbyllësit e tyre janë të puthitura. “
Një konsumator i zakonshëm në Serbi përdor rreth 300 qese plastike në vit – pothuajse një në ditë. Ky vend ende nuk ka ndaluar me ligj ose ka vendosur pagesa të detyrueshme.
Megjithatë, qeveria serbe ka njoftuar përpjekjet për të ulur përdorimin e qeseve plastike dhe tashmë po subvencionon prodhimin e qeseve plastike të biodegradueshme.(atsh)
Para se ti ndaloni zevendesoini njehere me qeska te riciklushme, qeska letre etj qe mos te miret p.sh buka si njehere e nje kohe nen sqetull e duke ikur e duke ngen ose cdo njeri te mare me vete trast prej robe, leshi se mbase do behet mode si ne kohe te hershme