Endri Prifti: Kam vendosur të largohem nga Shqipëria, në këtë vend mbizotëron interesi dhe kurvëria

2 Gusht 2018, 08:00Lifestyle TEMA

Romantik në muzikë dhe rebel në jetë, Endri Prifti i shpreh me zë të lartë të vërtetat e jetës së tij dhe pakënaqësitë nga realiteti e deri te pushteti.

Si një artist me shpirt të lirë, ai zbulon arsyen pse bashkë me vëllanë e tij, Stefin, realizuan një këngë dedikuar emigrantëve.

Për luftën kundër klaneve në muzikë, dashurinë që ky realitet e ka nxjerrë nga qarkullimi, sipas tij, etjen e gjithkujt për para, planin për të lënë Shqipërinë së shpejti e shumë sekrete të tjera nga jeta private, Endri i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

“Emigranti”, kënga juaj e re këtë verë, një dedikim për ata që ikën nga Shqipëria dhe të tjerët që mund të vijnë të jetojnë këtu. Çfarë ju shtyu të bëni një këngë të tillë?

Ne shkruajmë për realitetin e jetës. Çdo këngë e jona është jeta e të gjithëve ne, nga çdo moment i jetës sonë. Ka këngë të ilustruara me vargjet e realitetit të jetës, pra, historitë tona i përkasin çdo njeriu. Nga u nisëm për këtë këngë? Nga jeta jonë, nga pritja dhe miqësia e patreguar dot, e miqve tanë jashtë e në gjithë botën. E titulluam “Emigranti” sepse kështu është, por flet për arritjet dhe se ku kanë arritur këta emigrantë, në majat më të larta të bizneseve etj. Të gjithë këta tashmë janë me pasaportat e vendeve ku jetojnë dhe kanë lidhur jetët me familjet e tyre. Ideja e fundit më lindi në Chicago, në një festë të papërsëritshme me miqtë tanë specialë. Kështu lindi kënga “Emigranti”, dedikuar gjithë emigrantëve në botë dhe vlerësuar për gjithë arritjet që kanë pasur deri më sot.

Ti vetë e ke provuar emigrimin dhe nëse po, çfarë kujton sa u takon punëve që bëje, parave që fitoje dhe grave që dashuroje?

Edhe vetja ime së bashku me vëllain, Stefin, gjejmë gjithë jetën tonë te kjo këngë. Gjithçka shkruhet është jeta jonë, vuajtjet e fillimit, policitë, kazinotë, dashuritë e pafundme, arritjet më tej, etj., etj., që s’ke mundësi t’i shkruash të gjitha në një këngë. Në fakt, këngët tuaja nga “E prek magjinë” te “Jepe”, e kanë dhe dashurinë e aventurën brenda.

Çfarë ka prej aventurieri Stefi dhe çfarë ke prej romantiku ti si mashkull?

Të të shpjegoj unë aventurën e Stefit, duhet të shkruaj një roman, ndërsa të të shpjegoj romancën time si mashkull, duhet ta provoni vetë që ta kuptoni, kështu që më mirë po shkojmë te pyetja tjetër. (qesh)

Je baba i dy djemve nga dy martesat e tua. E ke gjetur femrën që mund të të bëjë baba vajze?

Jam i lumtur që më ka dhënë Zoti këta dy djemtë e mi, këta dy engjëjt e mi, kingat e babushit, forca dhe frymëzimi im. Jeta ime mund të quhet aventurë, kështu siç më ka ardhur. Kam parë e jetuar aq shumë sa s’mendoj se kam të dytë dhe që të gjej këtë femrën tjetër që të bëj atë “çupkën” që thoni ju, sot është një çudi, pasi më duket se e kanë nxjerrë nga qarkullimi dashurinë. Kështu po e transformon vetë politika këtu, vetë mediat dhe gjithçka te ky vend, është një eksperiment. Ditë e net jete me të gjitha, por mbizotëron vetëm interesi dhe kurvëria, ku të gjithë janë të etur për para.

Ti si ndihesh brenda kësaj vorbulle dhe si mund ta gjesh dashurinë e vërtetë në këtë lloj frymë që po dominon realitetin tonë?

Asgjë nga këto s’më shijon, por kur je në mes të kësaj vorbulle, do përpiqesh të përshtatesh që të jetosh i lumtur… Unë, asnjëherë, s’do heq dorë për të gjetur dashurinë time të vërtetë, gjëja më e bukur në botë, që nuk blihet, as shitet nga asnjë intrigant apo prostitutë. Dashuria e vërtetë është gjithçka ka nevojë trupi i njeriut, është vetë jeta, sikur edhe bukë me vaj e kripë të kesh, siç na thoshin ne dikur prindërit.

Për ty fillon vera e bashkë me të edhe koncertet e verës, me shampanjë, shkuma party dhe femra të bukura. Çfarë të deh më shumë?

Mua nuk me deh asgjë kur pi me karar. Kur pi pa karar pastaj, patjetër që na dehin të gjitha dhe fillon ajo pastaj që shkrova pak më sipër, pikërisht çrregullimi që nuk e dua, por e gjej midis njerëzve. Sa për sezonin, patjetër kështu thuhet për të gjithë. Për ne s’ka sezon, gjithë viti është sezon, me ndryshimin se patjetër ke dy ditë më shumë në javë dhe diellin e nxehtë e të bukur.

I keni bërë gati këngët e festivaleve të këtij viti? Për shembull, me çfarë këngë do të konkurroni në “Kënga Magjike” për 20-vjetor?

Për mua, festivali “Kënga magjike” është një ngjarje me shumë vlerë që ka ky vend, një festë në të gjitha kuptimet, shumë i dashur dhe produktiv, përveç momentit kur vjen ajo padrejtësia e votave në fund, që konkurron një kompozitor me 10 këngë dhe dikush tjetër me një këngë. Por, mua nuk ma ndjen fare për çmimet dhe intrigat që thuren çdo vit aty! Edhe se këtë vit është 20-vjetor, për mua është njësoj, sepse vlerësoj dhe respektoj gjithçka që sjell ky festival. Unë dua të jem gjithmonë pranë fansave dhe dashamirësve të muzikës sonë dhe nuk do të mundem asnjëherë nga asnjë klan apo çfarëdo qofshin, servilët, intrigantët dhe të paaftët, që kur bëhen shumë bashkë, kujtojnë se do infektojnë këtë vend, por jo Endri dhe Stefi Priftin.

Duke qenë se shpesh ju vëllezërit korçarë jeni përballur me pakënaqesi dhe hatërmbetje kolegësh e drejtuesish, për çfarë aspekte të menaxhimit të famës mendoni se nuk ia vlen të jesh këngëtar me emër në Shqipëri?

Të jesh këngëtar në Shqipëri, është gjëja më e lehtë. Fukarallëk, maskarallëk, do e quaja! Vetë mediat e kanë katandisur këtë vend që të gjithë të shesin çfarë të duan, sepse blihen të gjithë. Këto media intrigash te ky vend bëjnë një prostitutë, për shembull, edhe këngëtare të madhe. Gënjejnë veten, por morën më qafë këtë popull, sepse ç’u shesin, ky populli i shkretë e blen. Pra, te ky vend janë të gjithë këngëtarë.

Keni menduar ndonjëherë ta lini Shqipërinë për SHBA-në apo Australinë e largët dhe pse?

Unë nuk gënjej asnjëherë. Por, vitet e fundit e kam menduar dhe mbase shumë seriozisht. Pse? Luftova dhe punova shumë në këtë vend, u vlerësova dhe u pagova shumë te ky vend, u bëra protagonist shumë herë i shumë debateve, që vetëm ne i kemi kundërshtuar fort kundër shumë klaneve të fuqishme, apo vetë shtetit. Për mua ,është vetëm e mira e këtij populli, që nuk di se kush ta gënjejë më parë, se kush ta vjedhë më parë, se kush ta shtypë me parë e vetë eksperimenti nuk di se ku do dalë në këtë vend. Çdo ditë, çdo ditë, gënjeshtarët në televizione e marrosën fare këtë popull. Më duket sikur i kanë injeksuar gjilpërë në tru, prandaj dhe unë kam menduar për t’u larguar në një vend me të vërtetë e të sinqertë, por duke mos harruar, shkruar dhe kënduar për vendin tim. Dhe nëse largohem në një të ardhme jo shumë të largët, mos të trembet asnjë nga fansat tanë, sepse ju premtoj që do të vijmë dy herë në vit, do t’i biem rreth e përqark gjithë vendit tonë, duke qenë pranë gjithë jetën me ju.

Vetë jeta jote është një spektakël i vërtetë nga një skenë në tjetrën Si qëndron kaq energjik dhe në formë ti Endri, a mund të zbulosh ndonjë sekret?

Energjia dhe forca ime jetojnë vetëm te sinqeriteti im, dashuria për njerëzit dhe pasioni im që kam për muzikën. Është kjo e fundit, që unë s’jetoj dot pa të. Gjithçka jetoj, çdo hall a problem të kem, çdo gëzim a hidhërim të kem, kur marr mikrofonin në dorë, çlirohem dhe harroj gjithçka. Aty jam i lumtur dhe jetoj gjithë jetën time e kjo është forca dhe energjia ime.

Vuajtja më e madhe që ke kaluar deri tani shpirtërisht dhe vargjet e cilës këngë e shprehin totalisht?

Për mua, vuajtjet janë “shoku im” në jetë, pasi kështu më është ndërthurur jeta. S’e di a jam edhe unë një eksperiment në këtë jetë, sepse s’ma merr mendja se do i përballonte njeri tjetër këto që përballoj unë. Vargjet? Të gjitha vargjet tona janë vepra të mëdha në jetë. Po vijojmë me një album dhe këto 10 ditë do të dalin dy këngë të reja. Këngët e albumit janë kryevepra si nga vargjet, ashtu edhe nga muzika, por njërën e kam shkëputur nga albumi për festivalin “Kënga magjike”, pasi është për mua një vepër shumë, shumë e madhe që mund ta quaja të tipit “U ringjall Shekspiri edhe Bethoveni“. Së fundmi, ju e dini mbylljen time. Dua t’i shoh të gjithë të lumtur, të dashur me njeri-tjetrin. Fukarenjve t’u japë Zoti shëndet e pasuri, të pasurit t’i mbajë të pasur e me shëndet dhe kurrë mos vidh hakun e tjetrit . I love you all all!

36 komente në “Endri Prifti: Kam vendosur të largohem nga Shqipëria, në këtë vend mbizotëron interesi dhe kurvëria”

  1. h says:

    Sa shpejt e paske kuptuar !!
    Bravo për inteligjencën.

    1. Dominant Septima says:

      Po KU do mbytesh o Endri. Ne Shqiperi e ha nje kothere Ti por neper bote do hash nje mut me “talentin” tend.

  2. selim rroshi says:

    Ik o vlla ik se ktu ka mbaruar cdo gje. Vertet kemi nje kryemnister qe kendon maje plehut se pleh u be tere Shqiperia, e shkateruan kriminelet e kuq qe moren cdo gje nga djersa 50 vjecare e shqiptareve vune bandite ne krye te gjerave te vjedhura e sot nuk leshojne asnje pe per te bere shtet.
    Nuk behet zgjoji me blete mashkull ndaj sprodhon me mjalte ekonomia shqiptare, e ska ndermend askush as nga pozita as nga opozita ta beje zgjin tone te beje mjalte. Ndaj ik e mos e kthe me koken e ta befte zoti mbare atje ku do vesh.

    1. palla says:

      Or tja selim, cfare te ma pragu i deres e pak o plena i sal ram sheqere birishes dhe ilir florinit.

    2. Franci says:

      Cilet kriminele te kuq Rama qe ska qene asnnje dite apo Berisha qe ka qene 25 vjet sekretar i Partise komuniste.
      Cili kriminel Rama qe nuk ka vrare njeri apo Berisha me 26 te vrare ne Gerdec 4 ne bulevard e 3000 te vrare ne 97.
      Dallkauke.

  3. SOCIALISTI says:

    Mire e ke o vlla,edhe pse ti me nje tralala je ushqyer pa interes te pushtetit,por ne qe punuam per keta hajdute e manjake edhe nuk kemi buk te hame…te gjithe do ikim..haram e pacin voten tone keta.

  4. Alidemsi vjeter says:

    Nje horr ordiner me pak.Te te sateme shkofsh ,na plasi se iku njeri nder ata……

  5. Tajari says:

    Me mire pa tu se fukara….. NJE Palaco me pak.

  6. Iliri nga Gjermania says:

    Mir e ben qe largohesh, se nuk ka nevoje vendi per Plera si Ju, perkundrazi pastrohet vendi nga Plerat si Ju. Shpresoje te largohen dhe te tjere Plera si ju dhe shpresoje te Ricikloheni atje kke ai vendi ku shkoni.
    Plera

    1. kulmaku says:

      Ilir,,,edhe ti paske qene plehe qe paske braktisur Atdheun.

  7. Tyryryry-ja says:

    Keto si soji i ketij gagacit, pasi mbushen mire me para, neper koncerte te shtrenjta, na u kujtokan se ketu nuk jetohet dhe Hop na ikin jashte!
    Ore qe bota tjeter eshte me mire nga ne kjo nuk do shume mend, por qe te na e thote ky tyryryry-ja me vjen te pjerdh e te vjell, sepse ky vete eshte nje nga ato KURVAT qe kane marre para nga taksat tona neper koncerte politike.
    Tani qe ju gervish zeri e nuk kendon dot me, na paska erdhur fundi i dynjase dhe nuk u jetoka me sipas ketij tyryry-se.
    Ne te sateme bashk me repertorin teknd katundarest!

  8. Shkodrani says:

    Bravo endri ky vend asht i mallkuar nga komunizmi sot kelyshet e tyre e kane bo ma keq se etrit e tyre hajde ketej ne eu ose shba ku ta gjesh veten lere gjarprinjt te hane njeri tjetrin zoti i ka lene ashtu e meritojn respekt endri e stefi

  9. ilir says:

    Mos ik o endri se kane mbetur edhe disa kenge pa u basarduar nga ju. Dhitini ato si te tjerat.
    Per ashtu si kendoni ju ka me qindra edhe me te mire.
    Ju edhe kenget e bukura serenata i kendoni si te pire apo droguar.
    Pirdhu

  10. Te gjithe keta rks qylaxhinj thone do ikim do ikim dhe asnje nuk iken
    Ikni nga syte kembet dhe mjaft me me propgand dembelash qe nuk jeni mesuar me pune.
    Prit nje here te iki zheji cani sonila e co se ata kane premtuar me para se do ikin.

  11. Po ike bre ne pi sateme shkofsh,se na plasi per ty,ce na e thua ,beje.
    Ja iku luli ne hollande nuk vidhte dot atje dhe erdhi ketu per te vjedhur.
    Po te ishte lehte per te vjedhur andej do ikte edhe saliu me ilirin e te gjithe hajdutet shqiptar.

  12. Fieraku nga Ferrasi says:

    Ky titulli i shkrimit
    Strofe e pare e nje kenge qe mund te beni
    @ tajari
    Qenke ftof ne tajare.
    Zoti jua befte rrugen te mbare.

  13. rroku says:

    Na plasi trapi se po ikni, pianec dasmash jeni,

  14. vjeshta says:

    Një “kongtaruc” tallavaje me pak. Zhduku!

    1. troç says:

      Kush asht ky palaçoja e pisi qe shkruan si gomar e pa etike ” Gelbaza, kellira, mos ja botoni se ai asht pa karakter, pa moral eshte turp i botes e idiot

  15. kernacka says:

    Po ik o babam, na plasi bytha!

  16. 123 says:

    Mos !!!! Njecike si vone i kuptove gjerat dhe u kujtove te beje zgjidhjen

  17. saliu says:

    Po ik o babam, na plasi suma.

  18. fati says:

    Aman mos se na fike! Si do bejme oa ty, nje Zot e di.

  19. saw says:

    ai ven nuk bohet, sepse u be dhe me shum se kaq nuk behet me, pra me pak llafe kemi kap pikun, dhe piku i kapitalizmit shqiptar eshte ishalla kan lek te paguajne drita, vdekshin nga rama te berisha, nga luli te monika, nga tahiri te noka ndoka dhe paloka.

  20. Na,ore ! Se mos iken me te vertet ? Ku te mbytemi ne pa ty ? Per cfare s’te kishe ty,sidomos me ato keget te lije pa fryme e pa vesh.. ha..ha…ha… po ik o Prift ike,se as i shkon ndermend njeriu pr ty. Mos kujton se ishe ndonje kengetar i msdh si i ndjeri Gaqo Cako ? Po c’kenge kendoni ju ,o te uruar ? Ju kendoni kenga qe te vini ne gjume duke vjelle…….. Ik,ik te keqen lala,ik senuk i degjojme me ato te cjerrat tuja qe juve u duket sikur kendon. Edhe sorres zeri isaj i duket i bukkur . Ja si sorra kendoni edhe ju tani.Nuk dini se c’thoni gjate kenges me perjashtime te pasthirrmave dhe luajtjen e kokes ….. Udhe te mbare e hic te mos kesh merak.

  21. Aleko says:

    Nuk eshte kengetare I keq..jepi hakun..Por arsyetimi qe bene per arsyet e largimit eshte teper konfuz., sepse vet e thot se jame mbush me para , me vlersime dhe perkrahje nga fansat e shume..Ahere cfare duhet te pres me teper nje artist qe e ka nda mendjen te jetoj dhe te kendoj per vendin e tij..me gjithe problemet qe mund te kete ky vend , qe duket se perpiqen me shume per para, ato pare qe Endri per shkak te profesionit nuk lodhet aq shume per ti zene..Duket se eshte e vertet, qe nje shumic shqipetaresh kane nje psikoz te forte largimi nga vendi I tyre, shpesh pa asnje arsye ,sepse dicka u eshte injektuar ne tru sic pohon Endri ,por qe kesaj psikoze per ironi nuk I shpeton dote as vet Endri..Te jete kejo nje mentalitet I ri I krijuar ne shqiperine rurale?..nje zot e di…

  22. enter"" says:

    Aahahahahah, harron ky qe pikerisht kurveria e shkuma party e bene me lek.
    Shko e pirdhu hipokrit…artista leshi

  23. Lec Kabashi says:

    — Ke to lloje intervistustuesish , dhe keta lloje debilo-kaqolash qe flasin ose jane te plere e te shitur o kane rreshqitur e duhen meshiruar. Shqiperija ka shume nevoj tema me fryme me progresiste e me interes kombetar . Keta lloje vemjesh pa dashe a po me dashje popogandojne te kunderten .
    — Bejani nenen atij vendi, nxirjani themelin atij vendi o njerez pa identitet e poce pa byth . Aka me intersaxhinj e kurve se mendja qe kini , or mjerane te debilosur. — ”…. te qofte rruga e bute , or Lec Kabashi…” ”..fal me shnet Fizit”….

  24. PA emer says:

    Na plasi IRAK . Vetem Pjeshkat te mos ikin .

  25. C says:

    Si mund te shkoje nje njeri te degjoje kete thes te mbushur me tym duhani ,,si nuk degjova qoft edhe nje “”buuurrre””te vetem ne kete jete te thote gjithe ,,,,,,bota eshte e mire,,, vetem une jam I keq dhe fundrja per se nuk ikin si ne te tjeret qe nuk dolem ne gazeta por na tregojne edhe shurren e keqe qe Kane ne vend te gjakut,,,

  26. mirel says:

    Po ik o byrazer ha kernacka andej nga Greqia…ce parate doni yve korcaret

  27. perkthyesi says:

    Interesant! Asnjehere nuk kam krijuar ndonje simpati per kenget qe kendojne keta vellezer! Kengetare medioker! Ka te tjere shume e shume me te mire, te cilet kendojne te njejtat kenge!

  28. Baton KITA - Gostivari says:

    Këndo, o Endri, këndo. Shfrytëzo talentin, intuitën, entusiasmin artistik se jeta ësh¨te përplasje kudo që të vesh. Vetëm format e përplasjes janë të ndryshme. Këndo, se të adhuroj e adhurojmë.
    Shëndet!

  29. santiago says:

    na plasi bytha se ike ti o kengetar VK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje