Institucionet e Kosovës, shpenzojnë 2.6 milionë euro për xhipa luksozë

2 Gusht 2018, 09:32Rajoni TEMA

Më shumë se 2.6 milionë euro do të shpenzohen nga institucionet e Kosovës për blerjen e 71 xhipave luksozë dhe 15 veturave për udhëtarë.

Po ashtu, siç raporton “Zëri”, nga fillimi i këtij viti e deri më tani institucionet kanë marrë me qira edhe rreth 400 vetura të tjera, për të cilat do të paguajnë rreth 10 milionë euro.

Xhipat luksozë do të përdoren nga Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), institucioni që organizon prokurime të përbashkëta për të gjitha institucionet që financohen nga buxheti i Kosovës, thotë se çdo ditë e më shumë janë duke u rritur  kërkesat e institucioneve për marrje me qira, por edhe për blerje të automjeteve të reja.

Në dosjen e tenderit të përgatitur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), e të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se kjo kontratë është e ndarë në pesë (5) pjesë (lote). Përmes lotit të parë janë paraparë të blihen 15 automjete për udhëtarë e ku është paraparë një buxhet prej 300 mijë eurosh, për lotin e dytë janë paraparë të blihen 10 xhipa e ku është paraparë një buxhet prej 320 mijë eurosh, për lotin e tretë janë paraparë të blihen 4 xhipa e ku për blerjen e tyre janë paraparë 180 mijë euro, për Lotin e katërt janë paraparë të blihen 45 xhipa e ku janë paraparë 1 milion e 440 mijë euro, si dhe për lotin e pestë janë paraparë të blihen 12 xhipa e ku janë paraparë të shpenzohen 380 mijë euro. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje