FOTOT: Johnny Depp akuza gruas: Më rrihte vazhdimisht, ja provat

3 Gusht 2018, 11:58Lifestyle TEMA
FOTOT: Johnny Depp akuza gruas: Më rrihte vazhdimisht, ja provat

Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdojnë të ndezin debat.

Pavarësisht se martesa e tyre ka përfunduar prej më shumë se dy vjetësh, aktori ka akuzuar sërish ish gruan.

Joshësi i Holliovudit akuzon Heard se i ka gjuajtur dy herë me grush në fytyrë. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në prill të 2016-s, kur Depp ka vajtur me vonesë në festën e ditëlindjes së aktores.

Akuza rrjedh nga dokumentet e padisë që Depp ka bërë bë Mbretërinë e Bashkuar kundër tabloidit ‘The Sun’, të cilin e ka denoncuar për një artikull ku aktori përshkruhej si një ‘rrahës i grave’.

Pikërisht për këtë arsye, Johnny është kritikuar nga The Sun për faktin se iu ofrua roli në filmin “Fantastic animals: The crimes of Grindelwald”.

Ditën e ditëlindjes së Heard, siç insistojnë avokatët e Depp ‘ai nuk ishte as i droguar e as i alkoolizuar dhe ndodhej në shtrat kur Heard u bë veçanërisht agresive’.

Në atë pikë, legjenda hollivudiane ‘është vetmbrojtur duke e mbajtur nga krahët, në mënyrë që ta ndalonte të gjuante sërish’. Në vazhdim “ai e ka shtyrë në krevat duke i thënë se do largohej dhe nuk kishte pse ta ndiqte.”

Në të njëjtat dokumenta, Depp sqaron më pas një tjetër episod të lidhur me raportin e turbulluar me ish gruan Heard.

Në 2016-n ajo akuzoi Johnny Depp se i ka hedhur në fytyrë një telefon celular. Tani, aktori i ‘Piratët e Karaibeve’ ka thirrur si dëshmitarë në gjyq dy policët që erdhën në skenën e ngjarjes, të cilët deklarojnë se nuk kanë parë asnjë lëndim në fytyrën e gruas.

“Kur njëri nga policët pyeti Heard se çfarë kishte ndodhur, ajo qe përgjigjur ‘asgjë'”, shkruhet në dokumentet e avokatit të Depp.

Nga ana e saj, Heard e mohon këtë version, përmes përfaqësuesve të saj ligjorë të cilët thonë:

“Këto pohime janë të gënjeshtërta. Mjafton të konsiderosh akuzat e lëshuara kundër Depp (siç është denoncimi për agresion ndaj një menaxheri “Rocky” Brooks, në set-in e filmit “City of Lies” -) për të kuptuar gjendjen e tij mendore.

3 komente në “FOTOT: Johnny Depp akuza gruas: Më rrihte vazhdimisht, ja provat”

  1. pirati mbaruar says:

    MIR ta ka ber legen nuk ke turp dhe tregon , pirati leshit. pirat ne kinema dhe leng groshe ne shtepi.

  2. Laku says:

    Langaraq,aludon dhe per vrasjen e Trumpit ky lepur.

  3. eh ... says:

    eh mer John !

    Dy gjona jane qe terheqin meshkujt e vertete ,
    ne ket jete e mbarojn pas tyre .

    1) Mashkulli ose dashurohet me Drogen

    2) Ose me Femren me P…

    nji femre te till do duhej tia shqyeje
    ne sex e i kushtoje pasionin me te madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje