Kur kërkon “luginën” dhe gjen humnerën

3 Gusht 2018, 16:14Rajoni TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Presidenti Kosovës në mënyrë të përsëritur po thotë se: nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve duke nënkuptuar se ne do të fitojmë diçka, ! (luginën e Preshevës- jugun e Serbinsë). Kjo deklaratë vulos dëshirën e kahershme publike të Presidentit Serbisë se  “duhet të fitojmë edhe ne diçka”. Dhe kjo “diçka” është veriu Kosovës.

Serbët nuk janë budallenj që pas “humbjes’ së Kosovës të humbasin edhe Luginën e Preshevës. Deklarata e përsëritur nënkupton që ose ideja e shkëmbimit të territoreve që ka muaj që qarkullon është diskutuar në rrugë informale ose Thaçi e përdor si mjet “presioni” para se të ulet në tavolinë.

Korrigjimi kufijve është hapja e kutisë së Pandorës. Në shqip thuhet: shkon për të venë vetullat dhe nxjerr sytë.

Shpërbërja e Jugosllavisë ka ndjekur parimin e ruajtjes së kufijve të njësive të federatës (republika dhe krahina autonome). Në Bosnjë u krye spastrimi etnik, e megjithatë u ruajtën kufijtë e jashtëm.

Në Ballkan, nuk ka asnjë vend që të jetë 100% etnikisht i pastër. Krijimi precedentit të shkëmbimit të territorit me marrëveshje në shekullin e 21, do ta kthejë rajonin në shekullin e 20.

çlirimi i Kosovës nga sundimi kolonial i Serbisë është betejë e Perëndimit në emër të të drejtave të njeriut. Dështimi për të ndërtuar shtet funksional ku të drejtat e njeriut dhe minoriteve respektohen nuk adresohet me “konceptin” e doktor Adhamudhit të Çajupit. Nuk funksionon veriu dhe hajt ta këpusim (nuk po përdor fjalën ndarje) e ta shkëmbejmë me Serbinë.

Në politikë pyetja kardinale mbetet: kush fiton?! Shqiptarët në Luginë? Kosova? Rajoni? Serbia? Apo siç thotë Presidenti Thaçi do të jetë win-win. Një “zgjidhje” që fitojnë të gjithë.

Deklarata “jo ndarje, por korrgjim”, është një këmbanë se Kosova po qëllon veten në këmbë – një shtet i çliruar nga Perëndimi, një shtet i investuar nga Perëndimi, një shtet i njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, një shteti i njohur nga 113 vende- befas thotë: do të ndryshoj hartën?! Me bisedime?!! Seriozisht?!

Kufijtë në Ballkan janë shenjuar me luftra dhe janë noterizuar nga Fuqitë e Mëdha. Idetë për “korrgjim” janë të rrezikshme edhe për skenarët e flmave të Hollivudit.

Nga mitologjia greke- kur u hap kutia Pandorës, sëmundja, vdekja dhe djajt vërshuan në botë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbyllur kutinë e hapur e vetmja gjë që mbeti ishte shpresa.

Tani ka mbetur shpresa se tautologjia “korrigjim” do të shkojë me temperaturat e larta të verës.

Në kërkim të “Luginës” mund të takohesh me humnerën – dalja prej së cilës asnjëherë  nuk ka qenë e lehtë.

10 komente në “Kur kërkon “luginën” dhe gjen humnerën”

  1. Dori says:

    Po pse mor analesh thua Thaci dhe Kosova te bejne gjera te tilla pa pyetur Ameriken? Gazetaruce muti,qe beni sikur i dini te gjitha kur nuk dini asgje.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Po pse mo Dori amerika gjithmone do na doje, thua? Atehere I kishte interesat keshtu, tani mund ti kete ndryshe. Kjo nuk do te thote qe ne duhet te ndjekim interesat e amerikes e ta bejme vendin shesh lufte me duart tona. Amerikes e te tjereve te medhenjve vendet e vogla u duhen vetem si monedha shkembimi. Shume mire e ka dervishi.

    2. vin says:

      Shyqyr qe i di ti na trego ndonje gje dhe neve ça te tha trampi o bole

  2. Vedat Shehu says:

    Tamam. Thachi qenka i semur psiqik qe “mbulon Diellin me shoshe”; agresionin e Serbise te koncentruar ne mosnjohjen e Kosoves dhe ne mospranimin e fqinjesise se mire dhe reciprocitetit, flete per korrigjim kufijsh. Kuvendi duhet ta heq si te semur psiqik. Te semurin psiqik e percakton vete njeriu normal prej bemave qe s’perputhen me realitetin.

  3. Kombi says:

    NUK BESOJ, QE THACI TE MARRI HAPA TE TILLA, PA NJE SINJAL NGA AMERIKA .NUK ESHTE AQ I FORTE QE TE NDEZI FITILIN NE BALLKAN . PRANDAJ DURONI ,SE KJO ESHTE ME QITJE TE LARGET .

  4. vaso says:

    Luginen,serbi nuk e jep per asgje.

  5. Viro says:

    Thaci nuk thote asnje argument, ai po hedh nje shashke. Kurse shkrimi eshte analitik dhe merr parasysh ligjet nderkombetare. Mos jini naiv, interesat e vendeve ne bisedime nuk lejojne qe perhere te fitojne shqiptaret.

  6. Timi says:

    Thaqi është dinak, vetëm budalla nuk është. Mendoj se e ka si kartë presioni në bisedime pasi serbët po kërkojnë autonomi. Ky ju thotë edhe ne duam luginën. Kështu që Brukseli ju thotë asnjëri nuk merr asnjërën.

  7. Jak Boston says:

    Ky propozim funksionon vetem nese Serbia leshon tre komunat shqiptare ne jug dhe Sanxhakun dhe Serbia kompensohet ne Bosnje.
    Cdo orvatje tjeter eshte tradheti kombetare dhe duhet ndeshkuar si e tille.

  8. Dëshmitari i kohës says:

    Kur gjindesh në një situatë me zgjedh ndërmjet federalizimit të Kosovës përmes asociacionit të komunave serbe dhe korrigjimit të kufirit ku një pjesë e luginës së Preshevës i bashkohet Kosovës dhe dhe një pjesë e veriut të Kosovës me shumicë serbe i bashkohet serbisë, këtu përjashtohet Mitrovica veriore dhe fillimi (penda) e liqenit të Romanit mbeten në Kosovë siq mbeten autostrada dhe hekurudha Nishë-Shkup në serbi…..zgjidh e merr, amerikanët e rusët kanë thënë merreni vesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje