Pandeli Majko i përgjigjet Beogradit: Jugosllavia s'ekziston më, ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht

2 Gusht 2018, 18:25Rajoni TEMA

Ministri Pandeli Majko i ëshë përgjigjur Beogradit lidhur me hipotezat e ngritura për ndryshime kufijsh.

Fill pas takimit të djeshëm në Komunën Skënderaj ku Majko dha Lajmin se Kosova dhe Shqipëria do të heqin kufirin më 1 janar 2019, Beogradi reagoi duke e cilësuar se ai kufi është vija ndarëse mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Majko e cilëson këtë deklaratë si një ëndërr që ka përfunduar pasi Kosova është shtet i pavarur.

Ndër të tjera Majko shkruan:

“Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019.

Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin.

Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaci dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona.

Lexova që sot, Gjuric, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”…

Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Endrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht”, nënvizon Majko. (TemA)

7 komente në “Pandeli Majko i përgjigjet Beogradit: Jugosllavia s’ekziston më, ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht”

  1. ceni boston says:

    ri ri dhe flet nga nje fjale dhe ky guaku…ben edhe te fortin, hahaha! Se ke me kuqon o majko, bile edhe gruaja te ka ikur ne Amerike!

  2. Aleksander Thana says:

    Lajm qe te gezon. U befte realitet sa me shpejte.

  3. hysa says:

    Majko adoleshenti duke u hequr si “trim Kosove”. Ngeli gjimnazist i shkreti.

  4. Baliu says:

    Banda e Zanzibarit ne elementin e vet, “lufte” balle per balle pran sofrave me raki kur bie terri, edhe me ndonje “yll musafir”. Kur zbardhe dita i kthehen me zell “real politikes”.

  5. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    Ja foli dhe debili i thinjur, pasi ngriti dolline ne pyll. Endrra me ndryshime kufinjsh pa dhe Ukraina. Endrra me ndryshime kufinjsh pa edhe Gjeorgjia. C´e do qe ju dolen te verteta. Vendet Baltike po dhjesin gjak nga Rusi. Eh mer Majko qe ke gjithe jeten politikan, ke qene edhe minister mbrojtjeje, por mbete qe mbete debil. Kohera te veshtira kane ardhur. Ju rrini dhe hani mut nga facebooku.

  6. Kostandin says:

    Foto shume domethenese…
    Burra, vetem burra rreth nje sofre, kembekryq, qe pine raki…
    Kjo eshte Shqiperia (otomane) qe i kerkon Evropes te hape dyert per shqipot rrace arjane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje