Britania e Madhe largon Kosovën nga axhenda e OKB-së, habit Rusia dhe Kina

2 Gusht 2018, 16:20Rajoni TEMA

Britania e Madhe ka vendosur ta heq Kosovën nga axhenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, megjithëse do të vazhdojë konsultimet për të arritur një marrëveshje, pasi Rusia dhe Kina kërkojnë që që seanca e Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën të mbahet në gusht.

Kjo është konfirmuar nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili foli për Prva TV duke thënë se se Serbia do ta vazhdojë betejën për ta lënë në tavolinë çështjen e Kosovës.

Ata nuk e kanë përfshirë (Kosovën) në programin e punës, por do të vazhdohen bisedimet me ta (Britaninë) për të arritur një marrëveshje sepse Rusia dhe Kina nuk do të pranonin që të mos diskutohej për Kosovën në gusht. Kështu që do të bisedojme për këtë çështje edhe më tutje”, ka thënë Daçiç

Ai ka thënë se heqja e Kosovës nga axhenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është një precedent i madh.

Siç tha ai, nuk ka arsye të justifikuara për këtë, dhe askush nuk mund ta hedhë temën e Kosovës jashtë axhendës së Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë, edhe në një deklaratë për Tanjug, Daçiç ka thënë se se “nëse Britania e Madhe nuk e dëshiron atë, ajo do ta vendosë në rendin e ditës nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Kreu i diplomacisë serbe vuri në dukje se për herë të parë në 10 vjet, një vend ka vendosur në mënyrë të pavarur që të mos përfshijë temën e Kosovës në axhendën e Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, Britania e Madhe po kërkon që Kosova të flitet në seanca të mbyllura pa praninë e Prishtinës dhe Beogradit dhe se këto duhet të reduktohen dy herë në vit, sepse ata e konsiderojnë se situata në Kosovë është e mirë dhe se nuk ka nevojë për të diskutuar për atë vend.

Nga ana tjetër, tha Daçiç, Rusia dhe Kina mbështesin fuqishëm se tema duhet të jetë në seancat e Këshillit të Sigurimit, pasi deri tani nuk është arritur marrëveshje në trupin e OKB-së.

Ai thotë se është e paqartë pse Britania e Madhe këmbëngul që të largohet Kosova jashtë rendit të ditës të seancave të Këshillit të Sigurimit. (TemA TV)

3 komente në “Britania e Madhe largon Kosovën nga axhenda e OKB-së, habit Rusia dhe Kina”

  1. says:

    Po pranoi Serbia që President ose kryeministër në Beograd të ishte nga Kosova atëherë mund të hedh poshtë vendimet Britanike

  2. Roza Trendafili says:

    Gazetare qe perkthejne keq dhe s’kuptojne ate qe shkruajne vete.

    1. Kalec Dega says:

      deshe me thon , gazetaret jane pa nivel gjuhesor, pra nuk dine shqipen mire…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje