Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

2 Gusht 2018, 12:39Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli sërish për mundësinë, siç e cilësoi ai, të korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjatë procesit të ardhshëm të dialogut.

Këto komente, Thaçi i bëri pas vizitës në Dhomën Ekonomike të Kosovës, raporton rel.

Ai tha se përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë e kanë shprehur vullnetin e tyre që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, andaj, sipas tij, nëse ka pajtueshmëri në dialog, kjo pjesë do të mund t’i bashkohej Kosovës.

“Kemi rreth 400 kilometra të kufirit me Serbinë që duhet të shënjohen dhe pa demarkacionin me Serbinë nuk mund të përmbyllet procesi i shtetformimit dhe konsolidimit”, tha Thaçi.

“Për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve, në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës. Ndërkaq, mendoj se është shumë e realizueshme, e pranueshme nga ana jonë, kërkesa e institucionalizuar e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën”, theksoi presidenti Thaçi.

“Nëse ka marrëveshje apo pajtueshmëri të dyanshme (në dialogun me Serbinë) askush nuk do të dilte kundër një marrëveshjeje të dyanshme, pra as nga Bashkimi Evropian, as SHBA apo NATO”, tha Thaçi.

Sipas tij, “korrigjim të kufijve do të ketë, por assesi ndarje të Kosovës”.

Ai tha se pret që nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i shtatorit dialogu të dinamizohet nën lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (TemA)

20 komente në “Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës”

  1. says:

    I ka hyrë frika Serbis nga krizat e ndryshme që po përjeton bota ndaj po bunkerizohet

  2. Toni says:

    Doli skenari. Dmth, Mitrovica e veriut do i bashkohet Serbise? Apo do i shkojme deri ne Novi Pazar dhe do ta marrim dhe ate pjese se po thu ti..
    Ky kujton se flet me budallej. Cna ka gjet me keto politikane..

  3. Ajet Delaj says:

    Hashim Thaci “Nëse ka marrëveshje apo pajtueshmëri të dyanshme (në dialogun me Serbinë) askush nuk do të dilte kundër një marrëveshjeje të dyanshme, pra as nga Bashkimi Evropian, as SHBA apo NATO”, tha Thaçi.

    Kjo eshte fillimi i nje tradhtie kombetare. Asgje e mire nuk ju vjen shqiptarve nese bie ndesh me interesat e SHBAve sponsorizuesit kryesor te pamvarsise se Kosoves
    Kujtoni ish Presidentin Serb Koshtunica” Cfare tju bej Amerikaneve se me “perfaqesuesit” e shqiptarve merrem vesh per nje dite.
    Shqiptare hapni syte

    1. Shpetim Qerosi says:

      Te njejten gje po thote edhe vuçiçi sot!

  4. Vlonjati says:

    Po ta besh kete gje mor mik, natyrisht dhe me mbeshtetjen e vendeve kryesore te Europes dhe SHBA, do te hysh ne histori si nje nga patriotet dhe atdhetaret me te medhenj te historise se kombit shqiptare!!

  5. mik says:

    Korigjim kufijsh ?! Cka asht ky term ?
    Nqs marrim Presheven, cka do ti jepet Serbise ne kembim, Mitrovica dhe krijimi i enklavave Serbe ne Koseve ? Serbija nuk te fal gja, as nga frika e as nga burrnija.

  6. olimpia says:

    O Thaçi,çfare kerkon …do te japesh Trepçen…Mitrovicenb ,ke luajtur nga mendja..Mos luaj me kufijte ,eshte loje me zjarrin,politika boterore eshte pa ekuiliber,askush nuk garanton jo Kosoven por as Shqiperine dhe pjesen shqiptare te Maqedonise..Lere kohen te beje te veten,integrimi ne BE do te sjelle edhe bashkimin faktik te shqiptareve,,pa deklarata dhe aventura ..Nuk ka me bombardime te NATO..s..Te medhenjte merren vesh midis tyre ,te vegjelit paguajne.

  7. Populli says:

    Po ti çfar teritore do ti japesh? Pse u futesh aventurave ,asnje shtet ne bote vec Sh b a mund ti beje keto pazare,vendi do futen ne kolaps me keto pazaret e ketij naivit

  8. Genti says:

    Po Maqedonia??? Normal duhet te ndahet dhe ajo…

  9. ABC says:

    Po Kosova c’fare ka per te leshuar nga ana e saj??? Mos e genjeni popullin me retorika boshe dhe patriotizma qe i haruat ne male or taj.

  10. Fieraku nga Ferrasi says:

    Bravo Olimpia!
    Politikaneve tane shqiptare, kosovare
    AQ e dashur ju eshte bere paraja sa
    Ju Jane errur syte.
    Shpresoj te ragimi i popullit.

  11. Gegë Matrënga says:

    Një marrëveshje e përhershme duhet të arrihet…

  12. Viro says:

    Deklarata e Thacit duket kontradiktore. Do diskutohet per korigjim te kufijve dhe pa shenjimin e kufirit nuk do te kete shtetformim – thote ai. Pastaj kalon te Lugina e Presheves, pa sqaruar lidhjen midis teritorit te Kosoves dhe te Lugines. Vullneti Lugines per shkeputje nuk do te thote qe sebet do lejojne shkeputje nga teritorit i saj. Dhe perse duhet ta japin apo si do e marrish? Kjo mund te ndodh vetem nese ruset behen proshqiptare. Thaci duhet te jete I hapur, Kosova nuk mund te trajtohet si prone e tij, jep kendej e merr andej.

  13. Shqipe says:

    O tradhtar legen.
    Do japësh mitrovicen për Preshevën! Te dyja Jan territore shqiptare; kurse ky mashtro na tregon sikur po fitojmë. E kan vendos trump – Putin këtë pun tek takimi I fundit. Po bëhen vetëm interesat e putinit që ka fut ndër shal atë kaqolin më emrin trump

  14. Cudia says:

    Duhet te kesh pire goxha rraki te besh nje deklarate te tille publike. Keto gjera mbahen parasysh ne tavolinen e dialogut dhe jo ne pazarin e zarzavateve. Sa keq Kosova e shkrete!

  15. Kuq e zi says:

    Z.thaci
    Mendon se ke tagrin per me bo pazar me serbet per trojet tona?
    Pranaj mere mbrapsh ate “korigjimin”
    Korigjim kufijsh beri gjermania me sllovakine ku flitej per nje matje gabim me 250 m katror
    Ai ishte korigjim ndersa kosova as nuk njihet shtet prej serbise ti thua korigjim me pare ta njohe kodoven pastaj ta korigjojme

    Mos valle duhet me e fal serbine per viktimat pa kerkuar ajo falje dhe pa shprehur pendese?
    Sipas korigjimit tend po… dhe ne rrote sames viktimat
    Nuk jam dakord qe bisedimet te perfaqsohen nga njerez qe kane dosje hapur ne serbi

  16. Futja kot says:

    Ky i di karna njerezit dhe serbet?!
    Do na jape Serbia dhe Presheven thote.
    E cfare do marre Serbia?! Na sqaro pak Hashimo.

  17. KORÇARI says:

    Thaçi mos luaj me fjalët, nqs Kosovës i shkëputet MITROVICA e Veriut që gjithashtu është tokë shqiptare a nuk quhet NDARJE????
    Por mos harro që po shkëputë mitrovicën do japësh dhe trepçen , po KOSOVA më çfarë do jetojë?

  18. Goni says:

    80.000 Lira turke e barabarte me 524 kg flori,
    I ka kerkuar Esat Pashe Toptani , Serbine,
    qe te I japet Serbine , Shkodren ne konfliktin e VITIT 1924.

  19. demokrati says:

    Merrni pergjegjesine historike ,jo hapa gjysmake dhe te perkohshem.eshte rasti te lirohen shqiptaret e mbetur nen Serbi por edhe nje zgjidhje perfundimtare.me plebishit le te vendoset bashkimi i dy republikave dhe pjeses nen Serbi.Shqiptaret nuk d dalin te humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje