Politikani serb: Enver Hoxha ka vdekur, nga Shqipëria e Madhe nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë

2 Gusht 2018, 15:43Rajoni TEMA

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç ka thënë se deklarata nga ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko se nga janari kufiri në mes Shqipërisë do të jetë i hapur është joserioze dhe e papërgjegjshme.

Madje, sipas tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, një deklaratë e tillë shërben vetëm për të përkeqësuar më tej marrëdhëniet në rajon.

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, mbrëmë u tha kosovarëve se nga data 1 janar nuk do të ketë kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë deklaratë e dha në Skenderaj gjatë një manifestimi kushtuar mërgimtarëve.

Sipas Gjuriqit, kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë shtrihet nga Maqedoni – Shqipëri – Serbi deri te kufiri Serbi-Mali i Zi-Shqipëri.

“Sipas Rezolutës 1244 ne jemi ata që kanë të drejtë të shfrytëzojnë pikën kufitare te Qafa e Prushit dhe Vërmica dhe aty kemi stafin tonë, por kjo duket se nuk i intereson askujt. Ashtu sikurse askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk kujdeset për deklarata të tilla nxitëse dhe kërcënuese të cilat çdo ditë vijnë nga përfaqësues të ndryshëm shqiptarë”, ka thënë Gjuriq, duke kujtuar se deklarata është bërë në prani të përfaqësuesve më të lartë të Kosovës – Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit.(TemA)

12 komente në “Politikani serb: Enver Hoxha ka vdekur, nga Shqipëria e Madhe nuk ka dhe nuk do të ketë asgjë”

  1. Viro says:

    Endrra me sy hapur. Kur eshte keshtu, ky tipi perse nuk con doganieret ne Morine?

    1. shvejku says:

      Ky serbi e sheh gruan e vet ne krevat me dashnorit dhe thote me vehte:
      -Pse kaq i shendoshe jam une?

    2. Aldo Baze says:

      ka tdrejte serbi….

      1. Hahaha says:

        Prandaj e moren zvarre ne Mitrovice si shkerdhate sepse ka te “drejte” more peshkaqen

  2. says:

    Përcaktimi i antarsimit të Beogradit në 2027-ën në BE i bën Sërbët të pjellin ide të tjerra.

  3. a says:

    Ky Djuric mos e ka gje mbiemrin Guri?

  4. Ilo says:

    Ku e ka stafin ky qe e moren si qen ne Mitrovice

  5. feliks says:

    Kosova eshte Shtet i Pamvarur, me te gjithe elementet sipas te Drejtes Nderkombetare, ku vetem elementi i ” Hapsires Ajrore” eshte i cenuar…Ajo ka, sovranitet, suzerainitet eksulziv dhe te plote, mbi siperfaqen toksore , ujrat territoriale dhe vendos vet mbi marreveshjet relevante. 1 Janari woul be a bit late…

  6. DRENICA E KUQE says:

    Ata qe kercenojne shqiptaret pa pushim jeni ju çetniket serbe te Millosheviqit. Kufijte e Shqiperise, nese doni ta dini, jane pergjate rrjedhes se Danubit, Nishi eshte kryeqendra e Sanxhakut te Nishit shqiptar, qe ju e keni shkatwrruar e djegur teresisht per t’i humbur gjurmet shqiptare atje, por e keni te kote, Prokupla, Nishi, Leskofci e qytete tjera shqiptare, jane pushtuar nga fashistet serbe te ardhur nga Karpatet… Po, shume shpejt do ta hani koken tuaj me kete politike anti njerezore e anti shqiptare, me kete politike revizioniste-fashiste…
    Shqiperia e Madhe, siç thua ti o çetniku serbomadh, i ka kufijte e saj deri pertej lumit Danub… E, ti, ne Sanxhakun e Pazarit te Ri, ne Sanxhakun e Nishit, ne Sanxhakun e Shkupit e ne Kosoven shqiptare nuk ke asgje prej gjeje, je vetem PUSHTUES dhe ÇETNIKO-FASHIST, Gjurpiçko!…

    DRENICA E KUQE

  7. Shoku says:

    O politikani serb ! Nuk ka e nuk do te kete Shqiperi as Shqiperi te madhe e as Shqiperi te vogel te vogel. Ka patur e do te kete vetem nje Shqiperi Etnike ,e cila do te thote se Europa ,pse jo dhe SHBA te korigjojne gabimet e kohe se kaluar qe e coptuan Shqiperine. Ende ruhet ajo shprehje e Ismail Qemalit : “Dua vatanet e mia” E ne vatanet nuk i duam ti marrim me lufte,por me drejtesi ! Me vjen mire qe nga Enveri u paskerka shkuar , themi ne nga jugu ” shtate verr e nje hazer ” Ne kete mersele nuk ka te beje ne se eshte gjalle Enveri ,apo ka vdekur. Ne jemi drejt bashkimit Europian. E me bashkimin e te gjitha shteteve me emrin ,ndoshta do te quhet keshtu , Shtetet e Bashkuara te Europes, shqiptret do jene te lir te jetojne e te shkojne ku te duane…… Ndaj po te them edhe nje here : Nuk ka Shqiperi te madhe,por SHQIPERI ETNIKE, o politikani SERB. Mblidheni mendjen nje here e mire e mos u merrni me terrci-verrci…

  8. Kovaç says:

    Per gjynah i shkreti.Paska mbetur çyryk.Akoma shohin enderra me sy hapur?Mos ishte ky qe u hoq zvarre ne Prishtine?Nese ka qene ky te hapet “proces penal” per policet qe e shoqeruan mbasi i paskan shkaktuar traume te pariparueshme.

  9. SLLOBODANI says:

    PO TE ISHTE GJALL ENVERI TI DOBIÇI SERBISE DO SHKOJE NE TE SATEME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje