FOTOT: Shiste mish të therrur në tualet, AKU bllokon subjektin në Prrenjas

4 Gusht 2018, 13:26Sociale TEMA
FOTOT: Shiste mish të therrur në tualet, AKU bllokon subjektin në

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Në e-mailin e Aku-së rreth orës 20:00 ka mbërritur një denoncim nga një qytetar  për therjen e tregtimin e mishit në qytetin e Prrenjasit në shkelje flagrante të stadardeve të sigurisë ushqimore.

Trupat inspektuese e DRAKU, Elbasan kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u konstatua , evidentua, dënua dhe ndërpre veprimtaria e kundërligjshme.

Konkretisht, gjatë inspektimit të papritur, subjekti “Bani Zhobro”  u kap në flagrancë duke  ushtruar  barbarisht aktivitetin  e therjes së kafshëve  në një ambient të pa miratuar dhe në kundërshtim të plotë me kërkesat ligjore dhe kafsha natyrshëm e pa kontrolluar nga veterineri – i cili sipas protokolleve veterinare kryen edhe certifikimin ose jo të mishit pas kontrollit të detyrueshëm para dhe pas therjes.

Ky subjekt “Bani Zhobro”  është i regjistruar në QKB me aktivitet ‘Tregtim mishi” por në momentin e inspektimit subjekti  ushtronte aktivitetin e therjes së kafshëve  në ambientin ngjitur me atë të tregtimit të mishit ,në katin e parë të një pallati. Në ambientet e therjes u gjendën dhe më pas  u konfiskuan 45 kg mish vici dhe një set me vegla pune (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar).

.Për shkeljet e mësipërme u morën masat : ndalim i aktivitetit për therjen e kafshëve, konfiskim i mishit, mjeteve të punës (2 cengela,1 thikë,1 hanxhar) si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 250 000 lekë. Inspektimi zgjati deri në orët e vona të datës 3.8.2018, ku u konfiskua produkti me destinacion asgjësimin e tij.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje sërish konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, apo çdo shkelje të dyshuar të stadardeve të Sigurisë Ushqimore, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

3 komente në “FOTOT: Shiste mish të therrur në tualet, AKU bllokon subjektin në Prrenjas”

  1. says:

    Ka mundësi të jetë më transparent zinxhiri me etapa konsumimi.

  2. sapa says:

    Perderisa te udheheqin hajdutet kete vend qytetari i thjeshte do beje ate qe bejne udheheqesit!Vetem kur te ndalohet babezia e pusht tetareve atehere edhe qytetari thjeshte do filloje te mendoje ndryshe.Kurse Ram kurva ka filozofi tjeter;perpara don te edukoje qytetarin pastaj ndoshta pusht tetarin!

  3. tom says:

    Pse keta te aku shkojne vetem neper subjekte dhe nuk marin me vete kontrollin veterinar te bashkis i cili eshte edhe kontrolli operativ.Detyre paresore dhe pergjegjesi ka kontrolli veterinar i bashkise pse shmanget nga aku ky lloi kontrolli pse nuk meret mase per keta por gjithmon meren masa per subjektin.Arsyeja teper e thjeshte matrapazet duan te bejne pazare vetem per vetem (vjedhja eshte qellimi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje