Nga Alice Elizabeth Taylor*
“Nga cili vend je”? “Cfare ben ketu”?
Si nje e huaj qe jeton ne Tirane, keto ka mundesi te jene fjalite qe degjoj me shpesh. Baristi i kafenese sime te preferuar, gruaja tek e cila blej byrekun, burri qe zgjedh qershite me te mira per mua, dhe vajza e embel tek supermarketi i lagjes, te gjithe me bejne te njejten pyetje, me nje shprehje habie e deshire per te kuptuar ne te njejten kohe.
Kur une u shpjegoj se kam zgjedhur te jetoj ketu si nje profesioniste e lire qe jam, dhe qe e dashuroj vendin e tyre, se pari ata rrotullojne syte ne menyre mosbesuese, e pastaj nje buzeqeshje nis te zere vend ne fytyrat e tyre tek lumturohen nga fakti qe nje e huaj adhuron vendin me te cilin ata kane nje marredhenie kaq te nderlikuar ku dashuria nderthuret me urrejtjen.
Kur une them se e dashuroj Shqiperine, me vret fakti qe njerezit shpesh mendojne se duke qene e privilegjuar, nuk jam ne dijeni te problemeve me te cilat ata perballen cdo dite. Eshte e vertete, une vij nga nje realitet perendimor. Une kam pasur privilegjin te rritem si nje evropiane, dhe jam nje grua e re e vetepunesuar, por fakti qe jam e pavarur dhe e stabilizuar ekonomikisht, (gje qe me ben te quhem vecanerisht me fat), nuk do te thote se une duhet te ndihem keq kur them, “e dua Shqiperine”.
Nderkohe qe jam ne dijeni te pozites se privilegjuar ne te cilen ndodhem, une perpiqem perdite te jap dicka mbrapsht. Une nuk mund te ndihem keq per menyren si jam rritur, e nuk mund te ndihem keq per faktin qe kam punuar 100 ore ne jave per te arritur nga asgjeja ketu ku jam tani.
Ajo qe mund te bej eshte qe te perpiqem me sa mundem t’i jap dicka mbrapsht vendit qe duket se me ka adoptuar. Ajo qe dua te them eshte se ajo qe kerkoj eshte qe te mos e nenvleresoni dashurine time per vendin tuaj, vetem per shkak te situates sime te privilegjuar, sepse shkak i kesaj dashurie jane dhe arsye te tjera.
Ajo cfare shume nuk kuptojne eshte se Evropa eshte shume larg asaj qe mund te quhet “toke e premtuar”. Une vij nga nje vend qe eshte po aq i korruptuar dhe i zhgenjyer sa edhe Shqiperia, me perjashtimin e vetem qe ne Britaniket kete dime ta fshehim mire.
Me pas une jetova ne Malte per dhjete vjet; nje vend ku gazetaret anti-korrupsion hidhen ne ere, ku kufomat kane me shume te drejta se nje grua e gjalle, dhe ku qeveria sundon me nje grusht autoritar te maskuar si liberal. Evropa si nje bashkesi eshte nje deshtim, dhe eshte nen presion perdite e me shume nga qeveri populiste dhe te djathta ekstreme. Njerezit jane te pakenaqur dhe se fundmi edhe ne nje lufte te vertete fjalesh per sa i perket vendosjes se refugjateve, shtepite e te cileve jane hedhur ne ere per hir te naftes. Evropa nuk eshte pergjigjja e problemve tuaja.
Une kerkova strehe ketu sepse Shqiperia nuk eshte e shtirur. Ate cka sheh ne siperfaqe, ate edhe merr. Korrupsioni eshte pjese e jetes se perditshme ne menyre kaq te hapur, e mundimet e njerezve kaq te gjalla e zelarta, e nuk kane dorezat e hipokrizise se leshit qe ne jemi mesuar te kemi ne Evrope.
Mos mendoni qe vendet e KE-se jane te imunizuara nga problemet qe ju te gjithe vuani. Ata kane te njejtat halle gjithashtu, por jane te fshehura mire pas hapesira qytetesh te super-zhvilluar dhe fushatash te shkelqyera marredheniesh piblike.
Po eshte e dhimbshme, po eshte e trishtueshme, po problemet e ketij vendi jane si nje plage e hapur ne nje kanavace te pikturuar kaq bukur, por kjo nuk do te thote qe ju nuk duhet te keni me shprese ose deshire per dicka me te mire.
Gjeja qe nuk me pelqen me teper nga pjesa tjeter e Evropes, vecanerisht e vendit tim (qe nuk e kam quajtur shtepi per me shume se dhjete vjet), eshte se ka humbur kaq shume nga identiteti i vet.
Ti mund te shkosh ne cdo qytet te madh evropian, dhe te mos e kuptosh ndryshimin; Prage, Paris, Milano, Londer, kudo duket njesoj. Nuk ka jete, shpirt, drite, apo individualitet te mbetur. Gjithcka eshte rrafshuar ne nje perpjekje te deshperuar modernizimi e konformizmi, ne kerkim te endrres e te qenit pjese e KE-se, edhe pse popujt kane humbur shpirtin dhe esencen e qenies se tyre.
Mund te ulesh ne cdo sistem transporti publik, ne cdo qytet, ne cdo dite te javes e te veresh syte e vdekur te droneve ndersa shkojne ne punet e tyre 9 me 5, qe ata perbuzin me gjithe shpirt. Njerezit kane humbur shprese. Ata jane kredhur ne pasivitet me shishen e tyre te xhinit prane, me vezet keto scotch-artizanale-gurme-vegane-pa gluten, dhe muziken elektronike idiote bere nga adoleshente pucrranjose me mustaqe te modes.
Keshtu qe heren tjeter qe degjoni nje te huaj te thote qe e do vendin tuaj, mos u habisni kaq shume. Mos harroni qe bari ne anen tjeter nuk eshte gjithmone me i gjelber, dhe premtimet qe kane ushqyer deshirat tuaja peveluese per dicka me shume, nuk jane gjithmone ato qe duken.
Mbase arsyeja qe kaq shume prej nesh e duan vendin tuaj eshte sepse ketu gjejme dicka qe deshperimisht mungon ne vendet tona. Ju keni nje identitet, nje kulture, nje shpirt te zjarrte, nje histori e nje pasjon qe mungon ne shume vende te tjera te Evropes.
Mos e flakni tej me kaq lehtesi bazuar ne premtime politikanesh. Mos mbeshtesni percartjet e nje gjysmeperendie te vetkenaqur qe eshte gati te beje pazar me jetet e refugjateve per nje hap ne zonen Evropiane. Mos e shisni veten lire dhe mos lini t’ju shpelajne trute me formula poltikanesh se futja ne Evrope do zgjidhe me shume probleme sesa te investosh para dhe mund ne sherimin e plageve te ketij vendi.
Politikanet e korruptuar vijne dhe ikin, problemet sociale zgjidhen e te reja shfaqen, njerezit jetojne e vdesin, por gjerat qe e bejne kete vend kaq te bukur nuk mund te zevendesohen me pasi te jene fshire njehere nga faqja e dheut. (The Balkanista!)
*Alice Ophelia Taylor është blogere e njohur angleze. Ajo tashmë i ka dedikuar një hapësirë interesante vendit tonë, ku edhe prej disa kohësh jeton. Në artikujt e saj, ndër të tjera ajo ndalet në promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri ajo ironizon dashamirësisht disa fenomene tipike shqiptare.
SHkrim i mrekullueshem . Faleminderit Alice . Ndaj te njejtin mendim .
Alica eshte per presidente! Jo hajduti qe kemi sot!
1 bien 1000 ngrihen, domethene 1 anglez vjen ne shqiperi 1000 shqiptar shkojn ne angli hahahahahahhahaha
Saliu yt e njeh mire parudhe se nuk la vend pa shkuar per ti bere analizat e urines se xhaxhit te tij Enver.
Ne vend qe te gezohesh per fjalet e mira qe nje e huaj thote per Shqiperine tregone kafsherine tende barbare.
Emigrantet qe e kane mbajtur gjalle kete ven ne vitet me te veshtira e kane shume nevoje per opinionet si te Alices.
E sinqerte , e ndershme , e kulturuar , kejo zonje qe e njeh situaten globale ne Evrope e kudo ne menyre perfekte , ashtu sic ne te vertet eshte, duke dhene pak shpres qe Shqipetaret aventurier mendje lehte e karafil te vleresojne pak me mire vetveten dhe te mos shiten lire ne tregjet dhe metropolet e botes,…faleminderit zonja Alice!..
Levizja nga nje vend ne nje tjeter ka qene e do mbetet. Njeriu kerkon ate qe I mungon. Ca jane te uritur e ca te velur.
Ky shkrim,duhet ta lexohet nga te gjithe Shqipet.Shume i arrritur i lumte znj.Anglese
Alice in Wonderland
Dhe Genci Goxhi jeton në Londër.
Ore TM ke bere humorin me te bukur dhe me inteligjent. Je fantasti.
Nje shkrim i shkelqyer Alice. Ju falenderoi maksimalisht sepse eshte nje leksion shume i bukur per te rinine shqiptare per te mos e braktisur kete vend te bukur por te percudnuar nga mungesa e plot e politikaneve ne vendin e te cileve gelojne te paaftit, mashtruesit qe po e shkatrrojne Shqiperine. Edhe njehere faleminderit Alice.
D. Spahiu
Alice ke shume te drejte. Por kane te drejte te gjithe. Ti ke gjetur ne Shqiperi ate qe te mungonte. Tanet qe ikin andej nga ju kerkojne pune dhe nje zgjidhje per te njemije problemeve qe ketu nuk i zgjidhin dot. Jane lodhur ne kete vend per te rritur femijet, per ti derguar ne shkolla, jane lodhur duke u kaverdisur ne kete sistem per 8 dollare ne dite kur gjejne pune. Imagjino kur jane pa pune. Nuk iu duhen ne fakt as deti i kalter, as qielli blu. U duhen 1000 euro ne muaj.
@ asd,
Ato 1000 Euro nuk merren duke derdhur helmin blogjeve por duke punuar. Pune ka dhe jo vetem ne shtet sepse ti dhe te tjeret e keni me lehte te gjuani me gurre neper blogje se ti pervisheni punes te privati. Shumica e shqiptareve duan nje strehez te ngrohte nen qyrkun e shtetit atje ku spunohet ose punohet shume pak dhe del edhe ndonje gje “nen dore”. Si thua tani asd besoj se jemi ne nje mendje.
Te kuptoni c’eshte Evropa.Nje mut me lule.
nje shshkrim real e shum fine e thote mire qe eshte e prvelegjuar dhe ka ekonomi(para)ky eshte edhe problemi i atyre qe ikin duan pune e para asgje tjeter se jeta ne perendim eshte bosh MILANO PARIS VIENE……njerez rrobot
Brilante , kur lexova kete shkrim pata pershtypjen sikur me ne fund dolen fjalet qe mendoja gjithmone thelle ne mendjen time .
Me xhepin plot ,jeta eshtë shumë interesante
edhe në bidonvillat e haitit.
Vetëm klima e butë eshte shkaku i vetem pozitiv.
Kam jetuar ne Londër dhe na mbyti reumatizma.
Uau, nje e huaj qe flet aq mire duke vene gishtin tamam mbi plage. Njerezit qe mendojne se te shkuarit jasht eshte fat dhe se me hyrjen ne BE do te mbarojne hallet tona e kane gabim. Une jetoj jasht Shqiperise prej shumevitesh dhe punoj ne nje sektor shume jetik qe eshte ai energjitik, ku dhe pagat jane me te lartat ne vend dhe nje gje kam vene re se sado para qe te arrijne ne llogarine tende, shteti eshte adoptuar ne nje forme te tille qe arrin gjithmone te marre pjesen e luanit prej mundit dhe djerses tende. Te ashtuquajturat shtete “sociale” nuk jane gje tjeter vec nje fasade ku Robin Hud (shteti) u a merr parate te pasurve (atyre qe punojne) dhe ja u shperndan te varferve (atyre qe jetojne me asistence sociale). Ka aq shume menyra dhe njerez qe abuzojne me ligjet dhe rregullat ne keto vende duke mos punuar apo duke u shtirur si te semyre dhe shteti e mbyll nje sy pasi kontigjenti i atyre qe perfitojne jane edhe ato qe votojne rregullisht qeverite liberale.
Ne mendojme se kemi korrupsion ne Shqiperi! E pra ajo qe ne shohim dhe quajme korrupsion ne vendin tone, ne perendim eshte disa here me e madhe, por sic thote edhe artikullshkruesja, eshte teper e sofistikuar dhe e fshehur qe njerezit te mos e kuptojne.
Tema, a mund t’ja forwardoni individualisht politikaneve kete shkrim te vecante dhe te rralle! Thnx Alice
Ikja shqipetare eshte e pa precedent ne bote, dhe nuk ikin vetem xhep shpuarit por dhe xhep plotetet madje keta te fundit jane me te shumtit..Mjafton te permendim fakte tragjike qe per nje vize organizatoret hajdut marrin ndonjehere mbi 30 mije euro ne dore… Si mund te quhet I varfer nje njeri I tille?… kush ma thote?.. Nje popull trazit ne vendin e vet nuk besoj se ka te arthme..nuk njihet nje pervoje e tille..Te shohim pervojen tone se ku do perfundojme..
The Truth sometimes is difficult to understand and spread… Thanks Alice!
Po eshte e vertet shqiperia eshte akoma fantastike. Por plakja filloi, 135 mije nxenes dhe studente me pak ne vitin 2017 se nje vit me pare shkollor. Thank you Alice
Në Shqipëri punë ka,
Por
Nuk ka puntor!
Alice ? is that U real name… Your full of shit
@”Britt”
You are full of shit !!!
Alice it’s absolutely right!!!
You are a Fake Britt anyway!
Bravo Alice ????
ne shqiperi pune ka, por nuk ka leke.
Faktikisht na Shqiptaret i dime keto probleme qe shkruhen ne artikull, por autorja me mjeshtri na kujton keto probleme.
Ndersa per Evropen, Shqiperia ka nevoje te domosdoshme. Nuk jemi Anglia qe mund ti rrezistojm rrymave qe na sjell gjeopolitika.