FOTOT: Bllokohen 6,3 ton mish të ngrirë në Korçë, mbahej në kushte të rënda higjeno–sanitare

2 Gusht 2018, 15:04Sociale TEMA
FOTOT: Bllokohen 6,3 ton mish të ngrirë në Korçë,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Korçë 6 ton e 323 kg mish të ngrirë për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti si dhe subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, certifikimin e produktit  dhe elementin e gjurmueshmërisë (faturën tatimore)

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Konkretisht, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases, Mirela  Dvorani me Nipt K74304001Q u konstatua mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Gjithashtu në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.
Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore. Gjithashtu Aku për rastin po bashkëpunon edhe me strukturat doganore, për shkak të dyshimeve se kjo sasi produkti është futur kontrabandë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

5 komente në “FOTOT: Bllokohen 6,3 ton mish të ngrirë në Korçë, mbahej në kushte të rënda higjeno–sanitare”

  1. Ilo says:

    Mesa duket AKU ne Korce duke patur Nikon minister ja ka futur gjumit ose jane kthyer ne garantues te produkteve te falsifikuar oss jashte standartit ,dje kapen 2 ton pije te falsifikuara,sot mish

  2. says:

    Jo bllokim, por sqarim dhe ndihmë në përpilim dokumentues. Mishi është i amballazhuar si duhet.

  3. Shoku says:

    Ore mire pijet alkoolike, po ky mish mund te perfundonte ne fabrikat e shumta te sallamit dhe te kernackave qe ka Korça, e hajt e merr vesh çfare hane femijet tane.

    1. PO DIHET O SHOKU,,, DERI SA KA KOKA,KEMBE, VICI, DHJAM VICI, ETJ,,,JANE PER KONSUMIM RESTORANTESH , SI TAVA BALTE,PACE KOKE ETj,,,,, DHE ASKUSH NUK E KUPTON CFAR PO HANE,,,OSE PRODHIM SALLAMI,,,

  4. Qytetar says:

    Kete ka bere per vit AKU,per show,ne anen tjeter paguhet “gjoba” dhe subjekti vazhdon avazin !
    Jane sekuestruar deri paisje te subjekteve ,i kane fituar me “tender”,po perseri subjektet qe nuk kane zbatuar ligjin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje