Godiet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Gjatë operacionit të koduar “Zallmneri” nga seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë u arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Xh.L 47 vjeç, banues në Tiranë.
– I.S, 34 vjeç, banues në Tiranë.
– E.L, 30 vjeç, banues në Tiranë.
– B.L 26 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :
– B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– automjet tip “Golf”.
– 3 aparate celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. (TemA)