Një person ka ndërruar jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës.
Mësohet se viktima është Isa Koni, 58 vjeç nga Maminasi.
Sipas informacioneve 58-vjeçari nga Maminasi është ndier keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë por brenda pak minutash ka ndërruar jetë
Dëshmitë e pasagjerëve të tjerë flasin për një mungesë së dhënies së ndihmës së parë, pasi në traget nuk kishte një staf mjekësor.
Ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 58-vjeçari. (TemA)