Ëshë ndarë nga jeta sot në moshën 83-vjeçare mjeshtri i Madh, tenori Gaqo Çako.
Gaqo Çako la pas shumë kujtime dhe këngë të dashura për publikun shqiptar. Ai ishte babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.
Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Tenori legjendar, që mban titullin Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.
Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, i dhanë atij një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.
Zëri i tij u kthye në objekt kënaqësie kudo që ai u dëgjua e u shfaq, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncerteshEdhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios. (TemA)
RIP.
Ishte nji tenor i madh.
Patem fatin qe e degjuam se gjalli zerin e tij te mrekullueshem. Sot me shume se kurre ne kete krize qe po kalon edhe muzika jone zeri i Gaqo Cakos ketij artisti te madh do te na zbukuroje diten duke thene cmuzike dhe ckengetare kemi patur. Ngushullime familjes Cako.
i pavdekshem Gaqo
Nje Shtojce:
Ne vitet 60-te Gaqo u dashurua dhe martua me Luiza Papen, nje soprano e mrekullueshme, dhe formuan
ciftin me te pashem te Tiranes te atyre viteve.
I qofte dheu i lehte te mirit Gaqo Cako dhe ngushellime familjes!
Islam Delia
Iku nga kjo bote idhulli Im Tenori me I madh i Shqiperise Gaqo Cako. Jam I nderuar qe pata fatin ta ndjek live ne sallen e Teaterit te Operas dhe Baletit ne disa interpretime brilante si ne Goca e Kacanikut Lulja e Kujtimit dhe te tjera … Kenget e tij si Udhet e Atdheut me therasin, Keputa nje Gjethe Dafine . Poeti partisan, Gjuha Jone e plot te tjera do mbeten perhere ne thesarin tone kulturor ! I parjetshem kujtimi I Artistit te Popullit Gaqo Cako!
Ngushellime familjes!
Patem fatin ta degjonim ne skene , shume nderime.