Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj pasi kaloi me suksen sitën e vettingut
Sipas KPK nuk janë konstatuar problematika me pasuritë e gjykatësit të karrierës, i cili rezulton të ketë në pronësi një apartament në kryeqytet si dhe një automjet tip “Benz”.
Gjithashtu edhe në shtyllën e figurës morale DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Hallunaj për të vijuar detyrën pasi nuk janë gjetur kontakte të tij me eksponentë të krimit të organizuar.
Pas vendimit, Hallunaj ka falenderuar KPK për vleresimin dhe vendimin për konfirmimin e tij në detyrë. “Falenderoj KPK për vendimin. Jam i lehtësuar pas këtij vendimi”- tha Hallunaj. (TemA)