Aksidentet që përgjakën rrugët, INSTAT: 79,6% e rasteve për shkak të sjelljes së drejtuesit

30 Korrik 2018, 20:00Kronika TEMA

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë shënuar paraditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës.

Në të parin janë përplasur 3 automjete me njëri-tjetrin, ndërkohë që, një tjetër mjet ka dalë nga rruga vetëm 1 kilometër larg aksidentit të parë.

Ndonëse Instituti Kombëtar i Statistikave ka deklaruar se numri i aksidenteve është ulur në muajin qershor po të krahasohet me një vit më parë, sërish ka drejtues automjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

INSTAT njoftoi se 79,6% të rasteve të aksidenteve rrugore në qershor të 2018-s kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit, të cilët tejkalojnë normën e lejuar të shpejtë shpejtësisë.

Aksidentet e mësipërme kanë ndodhur po ashtu për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Fatmirësisht, në dy aksidentet e shënuara ditën e sotme në interval të njëjtë kohor, nuk ka të plagosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje