Kur kanë kaluar 5 muaj nga kapja e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrrësit dhe sekuestrimit të disa pasurive të Arbër Çekajt, ky i fundit kërkon rikthimin e tyre.
Me anë të një kërkesë të avokatëve të dy kompanive “Ecoalmax” dhe “Arbri Garden” kërkojnë rikthimin e kamionit me të cilën u transportua` nga Porti i Durrësit deri në Maminas kontenieri, ku brenda ishte dhe kokaina.
Në kërkesë sqarohet nga mbrojtësit ligjor se mjeti nuk mund të mbahet i bllokuar, pasi nuk është provë e cila ndihmon hetimin, pasi këqyrja e tij ka përfunduar.
Seanca kur do të shqyrtohet kërkesa është data 30 Korrik në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ndërsa në 12 Korrik policia do të njoftonte se ishin bllokuar dy llogari bankare, njëra në vlerën e 38 mijë dollarë dhe tjetra në 10 milionë lekë.
Këto llogari ishin të kompanisë “Ecoalmax” dhe “Arbri Garden”, kjo e fundit ishte porositja e kontenierit me banane në Kolumbi ku u gjet edhe droga.
Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të hetojë këtë dosje, por pa pasur në dispozicion njeriun kryesor në këtë hetim Arber Çekaj.
41 vjeçari vazhdon të qëndrojnë në Gjermani ku edhe u arrestua më 4 Maj dhe është në pritje të ekstradimit.
Por autoritet gjermane janë duke kryer disa veprime hetimore atje ku i përfshirë është dhe Çekaj.
Të gjitha rezultatet do t’i vihen në dispozicion me pas edhe prokurorëve shqiptarë. Duket se ekstradimi i 41-vjeçarit nuk do të ndodhë shumë shpejt./tv klan/
Pesë muaj
pa punuar?!!!
Ta marrë
të riparuar!
i mërzitur
ësht’ shejtani
të marre pare
si Fullani
punëtorët
ka paguar
dhe imazhi
i ësht’ damtuar!
…