Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gentian Medja, njëherazi kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2004 deri në vitin 2017.
Gentian Medja është gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Si kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ai i është nënshtruar procesit të vetingut më përparësi dhe do të përballet të hënën me trupën gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
Medja e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 2004 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në vitin 2013 është transferuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Gentian Medja nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që para fillimit të detyrës në vitin 2004 gjyqtari Gentian Medja kishte një pasuri prej 414 mijë lekë. Ndërsa në 2017- viti i fundit i deklarimit periodik pranë ILDKPKI, pasuria e tij kap një vlerë prej 4.1 milionë lekësh. Gjyqtari Medja gjatë periudhës 2004-2017 ka regjistruar një dhjetëfishim të pasurisë, me një rritje mesatare vjetore prej 285 mijë lekë.
Pasuria e gjyqtarit Medja përbëhet nga 2.5 milionë lekë likuditete në bankë, 1.35 milionë lekë likuiditete cash, një apartament 65m2 të privatizuar në vitin 1994 me vlerë 14 mijë lekë dhe një autoveturë Mercedez Benz të blerë në vitin 2009 me vlerë 250 mijë lekë.
Të ardhururat totale të gjyqtarit Medja nga viti 2004 deri në vitin 2017 janë 13.6 milionë, 94.7 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe pjesa tjetër nga mësimdhënia dhe të ardhurat nga pensioni i të atit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë nuk janë konstatuar ‘flamuj të kuq.’
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Vetëm maja e Ajsbergut .
Neni shtesë i la tavën kësaj pune :
Populli i thjeshtë ka shumë dyshime e rezerva për VETTINGUN si pasuri të deklaruara , mbasi për veprimtaritë dhe aftësitë profesionale , veç kush i ka heq në kurriz , mund të shprehet .
Hiqjani këtë fije dyshimi popullit . Si . Shumë kollaj .
Çoni në Parlament për miratim NEN-in si më poshtë :
– Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato , që kam deklaruar në FORMULARIN PERSONAL TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen VetTingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vononi asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
Flamujt e kuq futini ne ****
Prokurore,gjyqtarë, të gjithë në litar.