FOTOT/ "500 euro pistoleta": Bënte tregti armësh në Elbasan, arrestohet shqiptari i Maqedonisë

28 Korrik 2018, 09:41Kronika TEMA
FOTOT/ "500 euro pistoleta": Bënte tregti armësh në

Policia ka vendosur në pranga një 32 vjeçar nga Maqedonia, ndërsa i janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe 5 fishekë.

I arrestuari është Ylber Suma 32 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative-ligjore nga ana e Specialistëve të Hetimit të Krimeve dhe Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “URAKA 1”.

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur fshatin Urake, qyteti i Prrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Y. S, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë,

Pasi gjatë kontrollit te automjetit tip “Alfa Romeo” , të cilin e drejtonte vetë , policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra, dhe 5 fishekë.

Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. (TemA)

1 komente në “FOTOT/ “500 euro pistoleta”: Bënte tregti armësh në Elbasan, arrestohet shqiptari i Maqedonisë”

  1. zaim zajmi says:

    Thuaj, or gazhetar, shqiptar i Shkupit, p.sh.
    Shqipëria nuk është FYRO Maqedoni, resp Shkupi është qyteti ynë shqiptar.
    Të fala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje