Gjyqtari Besim Trezhnjeva largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, tani i mbetet vetëm...Strasburgu

26 Korrik 2018, 18:14Kronika TEMA

Gjyqtari i Durrësit  i Besim Trezhnjeva, është shkarkuar përfundimisht nga sistemi  i drejtësisë pas vendimit të sotëm të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Sipas një njoftimi nga KPA thuhet se për Trezhnjevën ka mbetur në fuqi vendimi i KPK.

Njoftimi i plotë:

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ardian Hajdari, relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, sot, më datë 26.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 gërma “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit N14 datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva. 

Ky vendim është përfundimtar, i formës se prerë dhe hyn në fuqi menjëherë. 

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

U shpall sot, në Tiranë më datë 26.07.2018.

1 komente në “Gjyqtari Besim Trezhnjeva largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, tani i mbetet vetëm…Strasburgu”

  1. ben says:

    Edhe nje tjeter legen Berishian me pak ne Drejtesine Shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje