Pas përfundimit të dispozitës kalimtare të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH, procesi i pranimit të studentëve të Shkollës së Magjistraturës është futur në ngërç.
Pavarësisht ligjit të propozuar nga deputetë të maxhorancës për të shtyrë afatin e pranimit edhe këtë vit, në parlament nuk u arrit konsensusi për votim duke vënë në rrezik fillimin e vitit akademik.
Ora News ka pyetur zyrtarisht se cili është qëndrimi i delegacionit të BE për këtë ngërç të formuar mbi shkollën e Magjistraturës.
Në përgjigje të pyetjes, delegacioni i BE në vendin tonë shprehet se:
“Formimi i gjykatësve dhe prokurorëve të rinj është më i rëndësishëm se kurrë, kur marrim parasysh se si pasojë e procesit të vettingut, një numër i caktuar gjykatësish dhe prokurorësh po shkarkohen nga detyra dhe duhet të zëvendësohen. Shprehim keqardhje që partitë politike në Shqipëri nuk arrijnë marrëveshje lidhur me ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me rekrutimin e kandidatëve për formimin fillestar gjatë vitit akademik 2018-19. “
Në lidhje me pyetjen se cila mund të jetë zgjidhja që duhet të gjëjnë partitë politikë në Shqiperi për të kaluar këtë situatë, delegacioni shprehet se:
“BE-ja i bën thirrje partive politike të tejkalojnë bllokimet dhe të amendojnë Ligjin, ose në një seancë të jashtëzakonshme, ose me përparësi kur Kuvendi të mblidhet përsëri në shtator.”
E te keqen jo! Ka cecua bicak. Ne radh per nje do ven
BE e përdor problemin tonë për të shëruar depresionin 79 vjeçar të tyre
Do shkojne te votojne duke kercyer, te gjithe dore per dore, keni per ta pare
O Europa mos u merrni me partit shqiptare! Nje parti tek bregu i Lanes, zor se mund te quhet e tille.
Aty jane mbledhur nje ekip mafioz i rrezikshem, hajdut, mashtrues, pa moral, rrugac e plote te tjera. Nga i pari tek i fundit! Pergjegjes dhe fajtor per 97, per gerdecin, per vjedhjen skandaloze 230 milonshe ne rrugen Durres-Kukes, vrasjen e 4 veteve ne blv pa gjyq, nje kryetar qe dekosperon aksionin per kapjen e pese milion euro dhe nje nder lidhjet e ketij grupi del ne fotografi me kryetarin, lidhje me ruset, shiten detin, etj! E plote e plote te tjera. Si mundet ti kerkohet vote ketyre plehrave. Nuk eshte vote e ndershme, nuk perfaqeson vullnetin e popullit!
Europe ju nuk e dini qe ajo ne breg te Lanes nuk eshte me parti. Une ndjehem keq qe tashme keta horra te votojne jo kete te magjistratures, por edhe te cdo ligji tjeter. Me duket se vota e tyre i bene pis dhe shtrembron. Prandaj, mos kerkoni votim te ligjit nga keta horra, pasi ne besojme se jane te paret qe do te ballfaqohen me drejtesine e re.
Hapni vete nje shkolle magjistrature europeane. Dhe mbylleni kete histori te shpifur.
Kjo ushte superndihme per Shqiperine!