Bledar Abdullai është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vetingut.
Seanca dëgjimore me gjyqtarin Abdullai do të zhvillohet paraditen e së enjtes, ndërkohë që trupi gjykues drejtohet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Bledar Abdullai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Prej më shumë se 15 vitesh, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bledar Abdullai nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit Bledar Abdullai për vitet 2003-2017.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bledar Abdullai deklaronte vetëm ¼ e pjesës takuese në tokë bujqësore dhe një apartamenti 2+1 në Kutalli të Beratit, që për shkak të përfitimit nga ligji 7501 apo ai i privatizimeve nuk ka vlerë të shënuar në lekë.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar nga gjyqtari Abdullai kap vlerën e 18.8 milionë lekëve-pasuri e cila zotërohet në pjesën më të madhe nga bashkëjetuesja e tij. Analiza e deklaratave të pasurisë tregon se bashkëjetuesja e gjyqtarit me aktivitet Noterie zotëron një apartament 118 metra katrorë dhe një garazh 20 metra katrorë në Tiranë si dhe një apartament të dytë me sipërfaqe 98 metra katrorë në Golem, të cilat kapin së bashku vlerën e 16.5 milionë lekëve.
Ajo zotëron gjithashtu një automjet “Toyota” me vlerë 1.4 milionë lekë si dhe kapital me vlerë 100 lekë në një kompani në likujdim e sipër. Likujditetet familjare në bankë kapin vlerën e 910 mijë lekëve.
Të ardhurat e bashkëjetueses ndër vite zënë gjithashtu zërin kryesor të të ardhurave me 67 për qind të vlerës totale prej 42.8 milionë lekësh në periudhën deklaruese 2003-2017. Të ardhurat e gjyqtarit Abdullai nga paga dhe mësimdhënia zënë 33 për qind të të ardhurave.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.
BIRN ka evidentuar megjithatë si “flamur të kuq” faktin që gjyqtari Bledar Abdullai nuk ka deklaruar asnjë llogari bankare dhe as kursime për një periudhë të gjatë. Ai ka deklaruar për herë të parë llogari rrjedhëse në deklaratën periodike të vitit 2016.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
pershendetje.
kjo eshte per ONM. nqs keni mundesi kalojani atyre. bledar abdullai me kerkoi ne nje ceshtje gjyqesore “zgjidhje marredhenie pune” ne vitin 2010 5 paga nga 12 qe duhet te perfitoja. kur i thashe pse kaq shume me tha qe kam paguar 150 mije euro bamir topin dhe kreshnik spahiun ne ate kohe ne KLD per te me transferuar nga elbasani (a ku ishte) ne tirane dhe duhet te nxjerr leket.
ju lutem mos e konfirmoni
Futja pordhes o “Nardi”. Pse genjen per t’i bere keq tjetrit? Ti nuk mban mend as gjykatesin qe ke pasur dhe ia fut kot. B. Abdullai nuk te ka kerkuar keto qe thua se ai nuk ka ardhur as nga Elbasani dhe as nga ndonje vend tjeter. Si Bamir Topi ashtu edhe Kreshnik Spahiu e gjeten dhe e lane ne Gjykate e Tiranes. Turp me keto mashtrime. Shife mire se e kishte emrin ai i rrogave …
Ai vetem nga emri duket qe eshte hajdut. Nuk duhet vetting per mbiemer abdullah allah allah.
Po, vetem me mbiemrin Karapatakis, ose Karipidhis mund te jesh gjyqtar dhe s’te kap vettingu.
Eshte Ervin Pollozhani ai ka ardhur nga Elbasani. Gjithashtu ta verifikoje se ka linje prodhimi ne Canada
Shqipëria nuk ka pastruar akoma gjykatat nga hajdutët, imagjinoni sa shekuj duhen të pastrojë shoqërinë nga hajdutët.
keta me emra e mbiemra si abdulla mulla osman etj sduhen te jene gjyqtare eshte turp i kombit