Dhuna ndaj Ilia Ilias: Avokatët e Durrësit në proteste, bojkotojnë gjykatat për 2 ditë

24 Korrik 2018, 10:53Kronika TEMA

Dhoma e avokatisë në Durrës bën me dije se do të bllokojnë gjykatat për 2 ditë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Ilia Ilia.  

Përmes një deklarate për mediat avokatët e Durrësit teksa kërkojnë zbardhjen e kësaj ngjarje avokatët bëjnë me dije se kanë kanë vendosur që me datë 26 dhe 27 korrik të ndërpresin të gjitha proceset gjyqësore në gjykatat e Durrësit dhe Kavajës.  

“Dhoma e avokatisë Durres denon dhunen e perdorur ndaj avokatit Ilia Ilia, me date 19.07.2018, si dhe cdo akt dhune te ushtruar ndaj cdo personi per te ushtrimit te detyres se tij. 

 Zbardhja e kesaj ngjarje i mbetet organeve kopetente te policise dhe prokurorisë, por nga ana jone si dhome avokatie per ngjarjen e mesiperme shprehim indinjaten tone, duke reaguar si me poshte 

Me date 26 dhe 27.07.2018 te gjithe avokatet e dhomes ne shenje proteste nuk do te marrin pjese ne gjykimin e ceshtjeve penale, civile dhe administrative qe do te zhvillohen ne gjykaten e e rrethit gjyqësor Durres, ne gjykaten administrative Durres, ne gjykaten e rrethit gjyqësor Kavaje, si dhe ne gjykaten e Apelit, duke marr pjese vetem ne ceshtjet penale qe lidhen me masat e sigurimit personal.  

Kete vendim dhoma e avokatise Durres e mori ne mbledhjen e saj te dates 23.07.2018.”- thuhet në deklaratën e tyre. (TemA) 

2 komente në “Dhuna ndaj Ilia Ilias: Avokatët e Durrësit në proteste, bojkotojnë gjykatat për 2 ditë”

  1. Avo says:

    Shume shpejt u kujtuat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje