FOTOT: IKMT prish dy objekte masive nё Fushё-Arrёz

23 Korrik 2018, 13:01Kronika TEMA
FOTOT: IKMT prish dy objekte masive nё Fushё-Arrёz

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur të hënën prishjen e disa objekteve në Fushë-Arrëz.

Operacioni i IKMT realizohet me kërkesën e Bashkisë Fushë-Arrëz në kuadër të projektit “Rehabilitimi i qendrës së qytetit Fushë-Arrëz”.

“Objektet e planifikuara për t’u prishur janë një dhe dy katëshe, por me sipërfaqe të madhe dhe përdoreshin për shërbime të ndryshme. Pronarët e objekteve janë trajtuar sipas ligjit të shpronësimit për interes publik”, thuhet në njoftimi për shtyp i IKMT-së. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje