Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçare e cila grabiste pika karburanti dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e saj.
Në pranga ka rënë Anna Malaj, banuese në Visokë të Mallakastrës, ndërsa po punohet për kapjen e 22-vjeçarit me iniciale E.G., banues në Belinë të Patosit.
Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.
Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.
Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Automjeti me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.
1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.
1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal. (TemA)
Anna Malaj, gruaja që kryente grabitjet