Sherr masiv mes dhjetra të rinjve në Vlorë, ndërhyn policia

20 Korrik 2018, 16:52Kronika TEMA

Një sherr masiv ka ndodhur mesditën e së premtes në bulevardin Vlorë-Skelë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, disa të rinj janë konfliktuar me njërit-tjetrin ku për pasojë janë lënduar 2 persona.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, të rinjtë janë konfliktuar në trotuar, por askush nuk e ka kuptuar se si nisi përleshja.

Ndërkohë, policia e cila është gjendur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar disa persona në polici për arsyen e ngjarjes.

Sipas burimeve, në sherrin masiv janë përdorur edhe sendet e forta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje