Ekstradohet nga Kosova atentatori i Lul Berishës, u pagua 80 mijë euro për të bërë ekzekutimin

20 Korrik 2018, 10:41Kronika TEMA

Interpot Tirana ka ekstraduar  një shtetas kosovar pasi rezulton  i dënuar me 20 vjet burg  për “Vrasje me paramendim”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.

Ahmet Ajeti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles e Adriatik Colit, dhe është paguar me 80 mijë euro në vitin 2005 për të vrarë Lulzim Berishën.

Më datën 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B..

Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B.,  shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetëplagosur.

Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe  “Armëmbajtje pa leje” .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.(TemA)

3 komente në “Ekstradohet nga Kosova atentatori i Lul Berishës, u pagua 80 mijë euro për të bërë ekzekutimin”

  1. eh, ç'me gjeti! says:

    Po mire edhe Ben Blushi eshte kriminel?!

  2. Zigur Qarri says:

    Cilesojeni,atentatori i kriminelit Lul Berisha(vrases i disa personave)qe Banda e”Rilindjes” e la te lire.I njejti cilesim
    duhej bere edhe Zylfie Haklajn,krminelja Zylfie Haklaj,vrasesja e disa personave,qe ishpetoi dejteise.Duhej patjeter foto
    e kriminelit Lul Berisha me Ben Blushin,kur gjenden me dhjetra foto te tij pa problem?Ishte lapsus qe nuk e keni shkruar
    Zoti Luzim Berisha?!Jo per gje,por ai e meriton,prandaj edhe e nxorren nga burgu,sepse ka merita qe PS erdhi ne pushtet,
    sepse ka merita qe Vangjush Dako eshte akoma Kryetare Bashkie ne Durres,per ti dhene shkatrrimin perfundimtare ne
    historine e saj te perçudnimit arkitekturor.Patjeter qe do te dekorohet,sepse rama i ka pike te dobet kriminelat,prandaj
    edhe i solli ne politiken shqiptatre,per te qene rasti i vetem ne historine botrore,qe beri qeverine me llumin e nje kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje