Radhima ka përjetuar çaste paniku.
Kjo, pasi policia është përplasur me armë me një të shpallur në kërkim.
Ky i fundit ka hapur zjarr në drejtim të policisë, për t’i shpëtuar arrestimit.
Forcat blu janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe kanë rethuar zonën.
Raportohet se personi i shpallur në kërkim, Jorgaq Gjini, ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë
Policia shkoi ta arrestonte 38-vjeçarin, i cili ishte shpallur në kërkim, por Gjini ka hapur zjarr në drejtim të policisë.
Kjo e fundit i është kundërpërgjigjur me zjarr duke e plagosur.(TemA)