Zjarret në Greqi/ Ambasada thirrje shqiptarëve që jetojnë në zonën e prekur: Për çdo nevojë drejtohuni këtij numri

24 Korrik 2018, 10:18Kronika TEMA

Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje më situatën e krijuar nga zjarret në Greqi 

Në një njoftim për mediat ambasada bën me dije se është vënë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, teksa ka vënë në dispozicion edhe një numër për çdo nevojë të tyre. 

“Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj autoriteteve greke.  

Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në faqen në Facebook të Ambasadës.(TemA) 

3 komente në “Zjarret në Greqi/ Ambasada thirrje shqiptarëve që jetojnë në zonën e prekur: Për çdo nevojë drejtohuni këtij numri”

  1. ME EMER says:

    kam 28 vjet qe jetoj ne greqi dhe nuk e njoh funksionin e ambasades apo konsullatave si dhe ndihmen qe ato japin , megjithese kam qene ne mes te halleve dhe kontributi i fisit tim ne shqiperi , pervec ketyre 30 vjet “poshteruese” ka qene mjaft i madh, me “shkalle korrupsioni ” zero ..!

  2. eh, ç'me gjeti! says:

    Degjoj gjithe keto lajme ne tv, por nuk mesova sakte se ku ka rene zjarri se Athina eshte e madhe. Shikoj po gazetat onlin dhe perseri ashtu. me duket çudi qe nuk percaktohet vendi i renies se zjarrit ; ne nje vend, ne dy , ne pese, ne Palini, ne Maratona, ne Kifisa, e Glifada apo Nea Makri e ku ta di une sipas hartes qe nxora nga google

  3. Alban says:

    Ka 15 vatra te ndryshme. Nje djale kishte vdekur ne Mati afer Athines.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje